Gazeta Shqiptare

Krijimi i Unionit të Komunave Shqiptare, Vuçiç: Lojëra të rrezikshme fëmijësh

Kryeminist­ri serb: Kjo nuk kontribuon për rajonin

-

Kryeminist­ri

serb, Ale ksandar Vuçiç e ka cilësuar si lojë fëmijësh krijimin e Unionit të Komunave Shqiptare. Dy ditë pas krijimit të tij, Vuçiç tha se Unioni i Komunave ishte një përrallë për votuesit. “Çfarë komunash shqiptare? Këto janë lojëra për fëmijë të vegjël që kujtojnë se janë shumë të rrezikshëm”, - ka deklaruar Vuçiç, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve “Mondo”. Sipas tij, “kjo është një përrallë për votuesit”. “Kur s’kanë çfarë t’i ofrojnë popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojnë përralla fëmijësh. Ndërsa unë ju pyes: Çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? Mos e kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të thosha. Ndaj le të argëtohen fëmijët nëse kështu e kanë më lehtë, unë nuk mërzitem”, - ka thënë Vuçiç. Por, sipas tij, në aspektin psikologji­k kjo pjesërisht mund të jetë diçka e rrezikshme. “Sepse nga njëra anë disa njerëzve mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe dhe, në anën tjetër, kjo nuk u kon- “Ky nuk është një projekt nacionalis­t, por është një projekt praktik, një mënyrë fantastike që 5 bashkitë kryesore të mblidhen në Tiranë. Fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj besoj se është shumë e rëndësishm­e që të mësojmë nga njëri- tjetri”, - sqaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

tribuon marrëdhëni­eve më të mira në Ballkanin Perëndimor”, - ka shtuar Vuçiç. Unioni i Komunave Shqiptare u formua të hënën mes Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës. Unioni i Komunave Shqiptare ka si synim krijimin e mekanizmav­e të duhur të bashkëpuni­mit

ndërmjet qyteteve shqiptare. Këto qytete kanë firmosur platformë bashkëpuni­mi në fusha të ndryshme, si mjedisi, arti e inovacioni. Për t’u paraprirë kritikave, vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky nuk ishte një bashkim nacionalis­t.

 ??  ?? Kryeminist­ri serb, Aleksandar Vuçiç
Kryeminist­ri serb, Aleksandar Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania