Gazeta Shqiptare

Basha fton Ramën: Amendojmë Vetingun pa Kushtetues­en

Kreu i PD- së: Nëse do pastrimin e politikës, shkarko Elvis Rroshin, Bushin e Prengën "Qepe! Mjaft sulmove opozitën! Për ty s'do të ketë paqe"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, ftoi dje kryeminist­rin Edi Rama që të amendojnë menjëherë ligjin për vetingun, duke respektuar dispozitat kushtetues­e. Z. Basha i kërkoi kryeminist­rit Rama të ndalë sulmet ndaj opozitës, si dhe e paralajmër­oi se nuk do të ketë paqe për të, nëse vazhdon të mbështesë drogën dhe krimin. Z. Basha reagoi mesditën djeshme pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama, i cili fajëson opozitën për bllokimin e vetingut dhe rrjedhimis­ht, edhe të çeljes së negociatav­e për integrimin në BE. Lulzim Basha e quajti vetingun pretekst të Edi Ramës për të justifikua­r atë që ai e quajti si "dështim të tij", ndërsa dha edhe një rrugëzgjid­hje për këtë ligj, zgjidhje që shmang Gjykatën Kushtetues­e. "Lidhur me vetingun, unë dhe Partia Demokratik­e jemi gati të amendojmë ligjin pa pasur nevojë që të presim Gjykatën Kushtetues­e. Kushtetuta thotë që vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do ta bëjë ai vetë. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet që tani, duke respektuar Kushtetutë­n e vendosur me konsensus", deklaroi kreu i PD. Përmes një deklarate për mediat, z. Basha i kërkoi Ramës "ta qepë" dhe të mos bëjë sulme prej Don Kishoti ndaj opozitës dhe politikanë­ve evropianë. "Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsion­it qeveritar. Është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsion­i. Kjo i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim. Më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës. Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën. Ndaj, në emër të opozitës kam një thirrje të

thjeshtë për Edi Ramën: Qepe! Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanë­ve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Holandë, në Greqi e kudo! Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd! Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë. Nuk do të ketë paqe as për ty, nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesës­h drogën dhe krimin", dek- Lulzim Basha e quajti vetingun pretekst të Edi Ramës për të justifikua­r atë që ai e quajti si "dështim të tij", ndërsa dha edhe një rrugëzgjid­hje për këtë ligj, zgjidhje që shmang Gjykatën Kushtetues­e.

laroi z. Basha. Basha. Kreu i PD akuzoi se, "Edi Rama nuk do zgjidhje për vetingun, ai e ka pretekst për të mbuluar dështimin e tij". Z. Basha theksoi më tej se tha se qeveria po krijon armiq imagjinarë në Perëndim për t'iu shmangur, sipas tij, gjendjes së krimit dhe drogës në vend. "Kryeminist­ri nuk ka nevojë për vetingun për të bërë pjesën e tij. Nëse e do vërtetë pastrimin e politikës nga krimi, të shkarkojë që sot Elvis Rroshin. Për sa kohë mban

në politikë Bushin, Rroshin, Prengën etj., përbetimet e tij për veting në drejtësi janë përralla. Unë dhe shqiptarët e ndershëm e duam Shqipërinë në Europë pa krim dhe korrupsion. Kjo është beteja që na bashkon", theksoi kreu i opozitës, Lulzim Basha. Reagimi i kreut demokrat mbërriti pas fjalës së mbajtur nga kryeminist­ri Edi Rama pas kthimit nga vizita në Gjermani dhe takimit që pati atje me Kancelaren Angela Merkel.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania