Gazeta Shqiptare

Taksat e makinave, sa do paguhet në 2017

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor zbardh formulën për mjetet e luksit Nga janari, konsideroh­en mjete luksi ato që kushtojnë mbi 5 milionë lekë

- Ornela Manjani

Përcaktohe­n kriteret e reja për pagesën e taksave për makinat e luksit. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që një mjet të konsideroh­et luksi zbret në çmimin e blerjes 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është këtë vit. Taksa e luksit paguhet nga autovetura­t me numrin e vendeve 4+ 1, me cilindrat 3000 kubikë dhe çmim blerjeje 5 milionë lekë. Taksa e luksit paguhet nga rreth 5400 mjete, ose 1,5 për qind e totalit të makinave. Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor janë përcaktuar gjithë procedurat për pagesën e taksave vjetore dhe një shembull që tregon se si do të llogariten detyrimet për mjetet gjatë vitit të ardhshëm. Taksa e luksit llogaritet në dy faza. Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrim­i për herë të parë në masën 70.000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa prej 70 mijë lekësh është taksa vetëm për regjistrim për herë të parë, dhe kjo taksë nuk e shoqëron mjetin pas regjistrim­it për herë të parë, pra në vitin pasardhës drejtuesi i mjetit do të paguajë vetëm 21 mijë lekë. Sipas ligjit në fuqi, taksa e luksit paguhet nga makinat me cilindrat motorikë mbi 3 mijë kubikë dhe çmimi i mjetit të jetë mbi 7 milionë lekë. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të ndiqet e njëjta praktikë, por kufiri do të jetë 5 milionë lekë çmimi i blerjes.

Në rast se mjeti ka cilindrat 3 mijë kubikë, por nuk ka çmimin e blerjes 7 milionë lekë, ky mjet do të paguajë taksën e luksit. Mund të plotësohen të dyja kriteret, ose mund të jetë vetëm njëri prej tyre. Pra mjeti që ka cilindrat 3 mijë kubikë taksohet me taksën e luksit. Në rast se mjeti është me cilindrat më pak se 3 mijë kubikë, por vlerën e tij e ka mbi 7 milionë lekë, atëherë do të taksohet si mjet luksi.

MJETET

Kategoria e mjeteve të luksit është autovetura me numrin e vendeve 4+ 1. Ne kemi të regjistrua­r edhe kamionë që kanë cilindrat 12 mijë kubikë, por kategorizo­hen si mjete pune dhe janë të përjashtua­ra nga taksa e luksit. Të gjitha kategoritë e mjeteve që tejkalojnë numrin e vendeve 4+ 1 nuk quhen mjete luksi, por mjete pune që përdoren si për transport pasagjerës­h, apo edhe mallrash. Makinë luksi është autovetura 4+ 1 që i shërben personit, nuk ka rëndësi marka apo modeli, por është mjet luksi për efekt të dy kritereve që janë përcaktuar në ligj, kubikët dhe çmimi i makinës.

PAGESA E TAKSËS

Sipas ligjit në fuqi, taksa e regjistrim­i fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficient­i fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburanti­t. Taksa fikse për llojin e karburanti­t është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficient­i sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidh­ur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0- 3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, drejtoritë rajo- nale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshë­m të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. Pavarësish­t nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrim­i në masën 70.000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, Drejtoritë Rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura.

Tarifat e pajisjes me leje drejtimi të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, të cilat janë si më poshtë:

- Për leje drejtimi të kategorisë A 3.000 ( tre mijë) lekë;

- Për leje drejtimi të kategorisë B 4.500 ( katërmijë e pesëqind) lekë;

- Për leje drejtimi të kategorisë C 2.000 ( dy mijë) lekë;

- Për leje drejtimi të kategorisë D 3.000 ( tre mijë) lekë;

- Për leje drejtimi të kategorisë BE, CE dhe DE 3.000 ( tre mijë) lekë. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania