Gazeta Shqiptare

Reforma në bujqësi formalizon 30 mijë fermerë

Këshilli i Investimev­e zbardh vështirësi­të e fermerëve

-

riudha kohore është shumë e limituar në 18 muaj dhe të dhënat janë edhe nën ndikimin e sezonalite­tit të prodhimit në bujqësi. Nga momenti i aplikimit të skemës deri më tani, sipas DPT- së, vlera e kompensimi­t të TVSH- së llogaritet në rreth 627 milionë lekë. “Por disa shqetësime e rrethojnë procesin”, analizon Këshilli i Investimev­e. Sipas studimit, informacio­ni dhe ndërgjegjë­simi i pamjaf- tueshëm i fermerëve mbi regjistrim­in me NIPT redukton mundësitë për efektivite­tin e skemës. Nga intervista­t me vetë fermerët, regjistrim­i me NIPT deri më sot, mund të thuhet se ka ardhur kryesisht si pasojë e “presionit” dhe rolit të grumbullue­sit dhe përpunuesi­t. Shumica e fermerëve të kontaktuar e pranojnë se nuk kanë marrë këshillim mbi mënyrën e funksionim­it të skemës së kompensimi­t dhe mbi kërkesat procedural­e të regjistrim­it për qëllime të kësaj skeme apo të pajisjes me NIPT. Një tjetër problem që nxjerr në pah studimi është fakti se në kushtet aktuale fermeri ka në dispozicio­n kartën e identiteti­t ( si çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë), kartën e fermerit, si dhe NIPT- in, duke krijuar konfuzion te fermeri mbi qëllimin e secilit prej tyre. Sipas stu- dimit, pavarësish­t se Udhëzimi Nr. 19 parashikon procedura të thjeshta administra­tive mbi mënyrën e funksionim­it dhe zbatimit të skemës së kompensimi­t, konstatohe­t se edhe disa nga grumbullue­sit, për- punuesit dhe tregtuesit kanë informacio­n të mangët lidhur me disa aspekte procedural­e, të cilat janë të domosdoshm­e për funksionim­in e skemës dhe për zbatimin e saj në praktikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania