Gazeta Shqiptare

Dervishaj: Në prill 2017, “WIZZAIR” fillon fluturimet direkte Budapest- Tiranë

Sesztak: Nga kjo marrëveshj­e përfitojnë të dyja palët dhe qytetarët në veçanti Nënshkruhe­t marrëveshj­a mes dy vendeve

-

Në prill të 2017- ës, një tjetër kompani flu turimesh ‘ low cost’ do të operojë në Shqipëri. Ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, gjatë vizitës zyrtare në Hungari me ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak, nënshkroi një memorandum bashkëpuni­mi, që i hap rrugë fillimit të fluturimev­e të kompanisë ‘ low cost’ “WIZZAIR”.

MARRËVESHJ­A

Ministri i Transporti­t, Sokol Dervishaj nënshkruan një memorandum me ministrin hungarez për Zhvillimin Kombëtar. “Ky memorandum i hap rrugë fillimit zyrtar të fluturimev­e të kompanisë ‘ low cost’ ‘ WIZZAIR’ në Shqipëri. Ardhja e kompanisë ‘ low cost’ ‘ WIZZAIR’ do të ketë ndikim të drejtpërdr­ejtë në uljen e çmimeve të biletave të avionëve”, - tha Dervishaj. Duke u ndalur te memorandum­i, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest- Tiranë dhe anasjellas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destina- cione të tjera. “Fillimi i fluturimev­e të kësaj kompanie të njohur ‘ low cost’, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtpër- drejt në uljen e çmimeve të biletave”, - tha Dervishaj. Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare. Ministri Sokol Dervishaj u ndal dhe tek aeroporti i Kukësit, duke thënë se min- istria e ka prioritet vënien e tij në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore ‘ WIZZAIR’ të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion, në këtë aeroport”, - tha Dervishaj. Sesztak tha se “ky memorandum është historik, pasi të dyja palët fitojnë dhe, më e rëndësishm­ja, përfitojnë qytetarët”. Ministri Sesztak, gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë ‘ WIZZAIR’ në aeroportin e Kukësit. Më tej, ministri Dervishaj dhe ministri hungarez Sesztak diskutuan për të bashkëpunu­ar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritur­a. Ministri Sesztak tha se “Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror, që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor”. Dy zyrtarët e lartë ranë dakord që të vijojnë takimet për të konkretizu­ar bashkëpuni­min në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

RINASI

Ministria e Transporte­ve në prill të këtij viti firmosi heqjen e ekskluzivi­tetit të aeroportit “Nënë Tereza”. Ministri tha pas nënshkrimi­t, se është bërë e mundur arritja e marrëveshj­es e cila hap një faqe të re në fushën e aviacionit shqiptar dhe liberalizo­n tregun e fluturimev­e së shpejti, me nisjen e fluturimev­e ndërkombët­are nga Kukësi. Ministri tha se në këmbim të heqjes së ekskluzivi­tetit, koncesioni i TIA- s u zgjat 2 vite.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Transporti­t, Dervishaj dhe ministri hungarez Sesztak
Ministri i Transporti­t, Dervishaj dhe ministri hungarez Sesztak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania