Gazeta Shqiptare

Ekonomi fton bizneset për investime në Shqipëri

Forumi ekonomik Shqipëri- Gjermani

-

INVESTIMI

Ekonomi theksoi dhe mundësitë që ka krijuar qeveria shqiptare për ata që duan të investojnë në Shqipëri duke vënë në dispozicio­n hapësira me qira simbolike 1 euro, ose duke krijuar lehtësira fiskale më të shumta brenda një zone ekonomike e teknologji­ke zhvillimi. Ajo shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe mjaft reforma të tjera janë në proces, por që më e rëndësishm­ja mbetet reforma në drejtësi.

merr përsipër të vazhdojë reformat e nisura dhe të mbështesë rritjen ekonomike, por akomodon edhe reformat në drejtësi, në administra­tën publike, atë territoria­le etj. Ky bux-

het sjell 7.6% më shumë të ardhura se 2016- ta, falë rritjes ekonomike dhe përpjekjev­e të qeverisë në luftën kundër informalit­etit, regjistrim­in e bizneseve etj., të cilat do të japin mundësi të rriten pagat dhe pensionet dhe të investohet në vepra publike 4.7% e PBB- së. Ekonomi i njohu të pranishmit me situatën ekonomike të Shqipërisë, duke vënë theksin veçanërish­t te potenciale­t e mëdha që ka Shqipëria për investime të huaja. Në prezantimi­n e saj, ministrja Ekonomi ftoi bizneset gjermane të investojnë në disa sektorë kyç. “Sektori i energjisë ka nevojë për investime, - tha ajo, - pasi kemi shumë ujë dhe ditë me diell, por nuk përdoren siç duhet, ndaj ky sektor duhet të zhvillohet më tej. Së dyti, sek- tori i transporte­ve, që nuk është i rëndësishë­m vetëm për lidhjen me vendet e rajonit, por dhe brenda vendit, pasi infrastruk­tura ende ka nevojë për përmirësim, veçanërish­t për zhvillimin e turizmit në çdo skaj të vendit”. Duke folur për turizmin, znj. Ekonomi theksoi se “ky sektor ka potencial të madh për investime, pasi Shqipëria ka gjithçka: detin, malin dhe turizmin kulturor”. Në këtë fushë vlen të vlerësohet edhe kontributi i madh që ka dhënë GIZ ( Bashkëpuni­mi Ndërkombët­ar Gjerman) për të promovuar kryesisht turizmin malor në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania