Gazeta Shqiptare

Aksidenti tragjik në Vlorë, prokuroria kërkon “Arrest me burg” për dy punonjësit e firmës

Shkak, mungesa e shenjave të sinjalisti­kës rrugore në vende e madhësi të ndryshme

-

Prokuroria

e Vlorës do të kërkojë “Arrest me burg” për dy punonjësit e firmës “Xh & M Sh. p. k”, që kryen punimet në rrugën Skelë- Ujë i Ftohtë, ku humbi jetën në aksidentin tragjik 17- vjeçari Kristi Panajoti si dhe u plagos kushëriri i tij, Petraq Beja, 21 vjeç. Kjo masë sigurie do të kërkohet sot në seancën gjyqësore ndaj Ilirian Tahmazit, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik si dhe To- morr Cenës, me detyrë inxhinier zbatues i projektit. Dy të arrestuari­t akuzohen se janë autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Po ashtu, ditën e aksidentit policia lokale njoftoi se u arrestua edhe drejtuesi i mjetit, Petraq Beja, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor”. Ndërkaq, nga deklarimet e marra në vijim të hetimit rezulton se një ditë më parë, në datë 26.11.2016 janë kryer pun- ime në këtë aks rrugor dhe konkretish­t është hapur kanali i ujërave me një thellësi 2.5 m, duke u vendosur nga ana e përgjegjës­ve teknikë dhe teknikëve zbatues përkatës vetëm një tabelë për devijim rruge si dhe një rrethim me rrjetë plastike dhe po kështu një tabelë për ngushtim dhe kufizim shpejtësie. Ndërkaq, ka rezultuar se pas punimeve të kryera në këtë aks, ndodhi edhe aksidenti i rëndë. Nga aktet e administru­ara, si dhe nga hetimet e këtij procedimi penal, rezulton se ka mungesë të theksuar të shenjave të sinjalisti­kës rrugore, të cilat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe në madhësi të dallueshme, referuar veçanërish­t vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe kantierit të punimeve të firmës zbatuese. Po ashtu, nga hetimet rezulton se nga ana e përgjegjës­it direkt të sigurimit teknik për sinjalisti­kën, shtetasi Ilirian Tahmazi dhe inxhinieri­t zbatues të projektit Tomorr Cena nuk janë marrë ma- sat e nevojshme për sigurinë në kantierin ku kryhen punime duke mos vendosur as sinjalisti­kën përkatëse të nevojshme, me qëllim shmangien e aksidentev­e dhe mbrojtjen në punë. Nga aktet e dosjes rezulton se ka pasur komu- nikim për ngjarje të mëparshme ndërmjet inxhinieri­t të sigurimit teknik për sinjalisti­kën me përgjegjës­in e punimeve Tomorr Cena në lidhje me kërkesën për pajisje me tabela sinjalizue­se rrugore.

 ??  ?? Viktima, 17- vjeçari Kristi Panajoti
Viktima, 17- vjeçari Kristi Panajoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania