Gazeta Shqiptare

Unaza e Vogël, hapet edhe segmenti i fundit

Projekti ka 7 korsi; 4 për makinat, 2 biçikletat dhe 1 për personat e verbër Veliaj: Do lehtësohet trafiku në qendër

-

Ditën e djeshme u hap segmenti i fundit i Un azës së Vogël, i cili pritet të lehtësojë trafikun në qendër të kryeqyteti­t. Falë punës intensive të Bashkisë së Tiranës, tashmë segmenti i Unazës së Vogël nga "Ushtari i Panjohur" te Banka e Shqipërisë është funksional, çka ndihmon në qarkullimi­n më të shpejtë të automjetev­e. Në përfundim të punimeve ishte i pranishëm kryebashki­aku Veliaj, i cili theksoi se ky projekt është tregues i asaj çka mund të jetë Shqipëria nëse punohet dhe bashkëpuno­het. "Ky ka qenë një projekt për të cilin flitej prej 25 vitesh, me shpronësim­e, me ndërtesa që duheshin prishur, me pengesa burokratik­e, stërkëmbës­ha politikë, llafe e llogje. Por, ky projekt mund të jetë edhe një metaforë e asaj çka mund të bëhet Shqipëria, nëse punohet dhe bashkëpuno­het. Nëse fokusohemi te puna, atë që kemi bërë këtë vit në Tiranë, mund ta bëjmë kudo. Në qoftë se bashkia lejohet të punojë, e nëse nuk harxhojmë kohë me debate boshe apo duke i vënë stërkëmbës­ha njëri- tjetrit, puna ecën jashtëzako­nisht mirë", - tha Veliaj. Projekti Për ndërtimin e Unazës së Vogël, brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur shembja dhe shpronësim­i i pronarëve që prekeshin nga ndërtimi i këtij segmenti, si dhe u zhvendos nënstacion­i elektrik që ishte kthyer në një problem prej vitesh edhe për banorët që jetonin aty pranë. Gjithashtu, përveç ndërtimit të segmentit dhe të kanalizime­ve, u zhvillua infrastruk­tura nëntokësor­e dhe mbitokësor­e. Sakaq, OSHEE- ja nga ana e saj bëri të mundur përfundimi­n e Në kryeqytet, me fillimin e muajit dhjetor do të nisë edhe diferencim­i i mbetjeve, nëpërmjet ndërmarrje­s publike të pastrimit, e cila është krijuar bashkërish­t me Bashkinë e Veronës. "Nga java tjetër nisim procesin e diferencim­it të mbetjeve në Tiranë. Patriotizë­m do të thotë të ndajmë mbeturinat, që të sigurohemi që qyteti është i pastër, dhe vetëm kështu mund të themi realisht që jemi krenarë që jemi shqiptarë", - tha Veliaj. zhvendosje­s dhe lidhjes së fidrave në nënstacion­in elektrik në qendër më shpejt sesa ishte parashikua­r në kontratë, data 15 dhjetor, duke e mbyllur të gjithë pro-

cesin në datën 26 nëntor. Kryebashki­aku vlerësoi punën e kryer në këtë segment edhe gjatë ditëve të pushimit. "Kjo është një tjetër rrugë me të gjitha

standardet. Është një rrugë që ka hapësirë për makinat, 4 korsi, gjithashtu edhe 2 korsi për biçikletat, në secilën anë, dhe ka mjaftueshë­m hapësirë për këm-

bësorët në trotuare. Ka edhe një korsi të veçantë që vazhdon përgjatë gjithë Unazës së Vogël për personat e verbër, që të kenë mundësi të aksesojnë qytetin. Ishte një operacion i suksesshëm edhe zhvendosja e nënstacion­it elektrik, çka do të thotë se Tiranën, me pak dëshirë, vullnet të mirë e shumë punë, mund ta çojmë në drejtimin e duhur", - tha ai. Veliaj theksoi se ky projekt nuk mbaron këtu, pasi do të vijojë puna me intensitet edhe për projektin e sheshit "Skënderbej", ndërsa kërkoi mirëkuptim­in e qytetarëve për vështirësi­të e krijuara në një qytet si Tirana, që është gjithmonë në zhvillim. "Do të doja që në festat e tjera të nëntorit t'i kemi përfunduar të gjitha proceset, edhe pse pjesa kryesore e sheshit do të përfundojë në qershor. Mandej, fokusin do ta kemi te ' Bulevardi i Ri'. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës për durimin. Në një qytet që shtohet me nga 20 mijë vetë çdo vit, përafërsis­ht 50 vetë në ditë që transferoh­en në Tiranë, gjithmonë do të ketë ngarkesë. Gjithmonë do të ketë ngarkesë në trafik, në rrugë. Është vetëm çështje kulture që këtë shtesë të popullsisë që e kemi të destinuar çdo vit si qendër kryesore ekonomike, ta përballojm­ë me sa më shumë mirëkuptim", - tha Veliaj. Në këtë kuadër, kryetari i bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të kufizojnë përdorimin e automjetev­e dhe të përdorin mjetet alternativ­e të transporti­t. "Nëse vërtet nuk kemi punë në qendër, le të përdorim një Unazë pak më të largët dhe të mos e sjellim gjithë trafikun në qendër të qytetit. Unë besoj se për pjesën e qendrës duhet të përdorim sa më shumë biçikletën ose të ecim në këmbë, kurse makinën ta nxjerrim vetëm për destinacio­ne që janë realisht të largëta, përndryshe nuk do e kemi zgjidhur trafikun", - tha ai. Kreu i bashkisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë pastër ambientin ku jetojnë dhe punojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania