Gazeta Shqiptare

Dita e Çlirimit, nxënësit e shkollave profesiona­le pastrojnë lapidarët

Ministri Klosi: Të nderojmë duke u përkujdesu­r

-

nderojmë duke u përkujdesu­r" ishte aktiviteti i organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në këtë 29 Nëntor, ditën e Çlirimit të atdheut. Qindra nxënës të arsimit profesiona­l në vend, këtë 29 Nëntor e kanë përkujtuar në mënyrë krejt të veçantë. Ata kanë zhvilluar aksione vullnetare për pastrimin dhe mirëmbajtj­en e lapidarëve, pjesë e kujtesës kombëtare. Ministri i MMSR- së, Blendi Klosi mori pjesë në një prej tyre, nga ku deklaroi se përkujtimi i kësaj dite në këtë mënyrë nga të rinjtë i shkon drejtpërdr­ejt nderimit të përpjekjev­e të kombit shqiptar për liri. "Në datën 29 Nëntor, të rinjtë e Shkollave të Arsimit Profesiona­l zgjodhën një mënyrë krejtësish­t të veçantë për të përkujtuar Ditën e Çlirimit të Atdheut. Në gjithë Shqipërinë, nxënësit e arsimit profesiona­l po pastrojnë lap- idarët për të kujtuar në një mënyrë krejt të veçantë përpjekjet e një kombi të tërë", - tha ministri Klosi. Aktiviteti ishte pjesë e nismës së Në datën 29 Nëntor, të rinjtë e shkollave të arsimit profesiona­l zgjodhën një mënyrë krejtësish­t të veçantë për të përkujtuar Ditën e Çlirimit të Atdheut, duke pastruar lapidarët.

MMSR- së "Arsimi Profesiona­l në shërbim të komuniteti­t". Në lidhje me arsimin profesiona­l, Klosi tha se sfida e radhës është shër- bimi në komunitet. "Arsimi profesiona­l në shërbim të komuniteti­t është sfida jonë e radhës. Kudo në Shqipëri do të shërbejmë për më shumë prosperite­t, për njerëzit në nevojë. Kudo në Shqipëri do të shërbejmë që të kemi një pakt të mirëqenies sociale", - sqaroi Klosi.

 ??  ?? Ministri i MMSR- së, Blendi Klosi, duke përkujtuar Ditën e Çlirimit të Atdheut
Ministri i MMSR- së, Blendi Klosi, duke përkujtuar Ditën e Çlirimit të Atdheut
 ??  ?? Nxënës të shkollave profesiona­le duke pastruar lapidarët
Nxënës të shkollave profesiona­le duke pastruar lapidarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania