Gazeta Shqiptare

Invalidët ' diskrimino­hen' edhe te Komisioner­i Antidiskri­minim

"Mangësi në infrastruk­turë në të gjitha institucio­net e edukimit, ato qendrore e vendore" Ismailaj: Ndryshimet ligjore, regres në jetën e PAK

-

Personat me paaftësi fizike e kanë shumë të vështirë ose të pamundur për të pasur akses në shërbime. Vështirësi­të e këtyre personave nisin që në pragun e derës, pasi shpeshherë e kanë të pamundur të hyjnë e të dalin edhe nga banesat e tyre. Një ndër problemet që ata kanë është diskrimini­mi, por edhe nëse do të duan të ankohen te Komisioner­i për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi, e kanë të pamundur. Në këtë institucio­n ata nuk kanë akses në shërbim, pasi nuk ka rampa dhe as ashensor, pasi institucio­ni është në kat të dytë. Komisioner­ët në këtë institucio­n tregojnë se ata kanë bërë disa herë kërkesë për fonde shtesë për të ndërtuar një ashensor, por nga Ministria e Financave çdo vit u ka ardhur përgjigje negative. Po ashtu, edhe për të shkuar te mjeku ata kanë problem, pasi shumë qendra shëndetëso­re kanë vetëm shkallë dhe jo ashensor ku të mund të ngjiten. Për të marrë një certifikat­ë apo vërtetim banor lagjeje sërish duhet të vuajnë mungesën e aksesit në shërbim, dhe më të rëndë e kanë situatën ata që janë pjesë e njësisë nr. 8 dhe 9, nr. 2, por edhe te njësia nr. 11. Sipas Ndrek Ismailajt, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Paraplegji­këve "Shpresë dhe Dashuri", në të gjitha objektet e edukimit, institucio­neve qendrore e vendore dhe të atyre ku merren shërbimet primare, kanë mungesë të theksuar të infrastruk­turës dhe përshtatsh­mërisë mjedisore për personat me aftësi të kufizuar.

INFRASTRUK­TURA

Diskrimini­m, edhe aty ku ti shkon për të të mbrojtur nga diskrimini­mi! Absurditet­et në Shqipëri shpeshherë shkojnë drejt infinitit, pasi nuk kanë limite. E tillë është edhe situata e personave me paaftësi fizike, të cilët diskrimino­hen edhe në institucio­nin që duhet t'i mbrojë, për arsye se është i paaksesues­hëm për ta. "Një kategori që vuan më shumë nga diskrimini­mi janë personat me aftësi të kufizuar, por ata e kanë të pamundur të ngjiten për shkak se nuk ka ashensor. Shkallët kanë elemente ndihmëse vetëm për të verbrit. Personat e tjerë me paaftësi fizike që vijnë të ankohen, ne detyrohemi t'i presim te hyrja, pasi nuk kanë mundësi të ngjiten. Pothuajse çdo vit është bërë kërkesë për fond për ndërtimin e një ashensori, por nuk është bërë ende asgjë", - sqaron specialist­ja e sektorit të Marrëdhëni­eve me Publikun, pranë Komisioner­it për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi. Invalidët e kanë të pamundur të jenë të pavarur, sepse as një certifikat­ë nuk e marrin dot pa kujdestar apo ndihmës. Shkallët në njësinë nr. 8 dhe nr. 9 janë ' vrastare' për ta dhe për nënat me karroca me fëmijë. Pa garantimin e përshtatsh­mërisë, personat me aftësi të kufizuara e kanë shumë të vështirë jetesën e tyre të pavarur, ndaj përshtatsh­mëria nuk është vetëm një e drejtë, por një parakusht për gëzimin e të drejtave të tjera.

PROBLEMET

Veç mungesës së theksuar të infrastruk­turës dhe përshtatsh­mërisë mjedisore në të gjitha institucio­net e edukimit, atyre të institucio­neve qendrore dhe të atyre ku merren shërbimet primare, sipas Ismailajt ka mungesë përshtatsh­mërie edhe në transporti­n publik.

Por sipas tij problemet më të mëdha ata i kanë nga ana financiare, pasi me ndryshimin e ligjit në 2013ën, jetesa e PAK ( persona me aftësi të kufizuar) ka bërë regres. Më tej, ai liston disa nga problemet më të mëdha që vuajnë sot mijëra persona me aftësi të kufizuara, duke e nisur me ndryshimet ligjore. "Legjislaci­oni është një shqetësim i paevituar dhe që lë shumë për të dëshiruar. Që në vitin 2013, legjislaci­oni ka sjell regres në jetën e PAK. Shfuqizimi i neneve të veçanta të ligjeve të të verbërve dhe para e tetraplegj­ikëve që rimbursoni­n energjinë elektrike. Rishikimi i ligjit mbi sigurimet shoqërore që sjell heqjen e pagesës së aftësisë së kufizuar për PAK në rast se ky punësohet( ndërkohë që për grupin e parë nuk kishte kufizime). Shtrëngime­t e pajustifik­uara të rishikimev­e të komisionev­e mjekoligjo­re, gjë që ka sjellë humbjen e mundësive të shumë personave të përfitojnë nga këto komisione. Gjithashtu përfshirje­n e pagesës së paaftësisë në të ardhura familjare, gjë që ka sjellë varfëri tek ato familje që kanë fëmijë për të rritur, pra këto familje nuk marrin kompensim financiar dhe ndihmë ekonomike, pasi prindi i tyre merr pagesë paaftësie. Por kjo pagesë nuk mund të konsideroh­et e ardhur kur është mbulim i paaftësisë së personit që ka këtë paaftësi", - thekson Ndrek Ismailaj. Shqetësime të tjera që ai ngre janë, indeksimi i pagesës së paaftësisë si dhe mungesa e ofrimit të shërbimeve sociale në gjithë territorin e Republikës. "Shërbimet sociale që ofrohen janë kaq të dobëta, sa as karroca për paraplegji­kët nuk na ofrojnë", - thekson ai.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ?? Institucio­ni i Komisioner­it për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi
Institucio­ni i Komisioner­it për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi
 ??  ?? Disa institucio­ne ku invalidët nuk kanë akses
Disa institucio­ne ku invalidët nuk kanë akses
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania