Gazeta Shqiptare

Vrasja e parukieres, babai: Vajza më vdiq në duar

Preng Doda në emisionin "Me zemër të hapur": Shteti ta dënojë me vdekje Alfred Nikollin "Familjarët ta kryqëzojnë vetë autorin e krimit, të mos më presin mua"

-

Isha duke pirë kafe me vjehrrin e Etlevës kur më dhanë lajmin e kobshëm se e kishin qëlluar për vdekje. Vajza dha shpirt para syve të mi në spital. Vrasësit nuk ia kisha dëgjuar emrin më parë dhe as nuk e njoh. Familjarët e tij ta kryqëzojnë vetë dhe të mos më presin mua. I bëj apel shtetit që ta dënojë me vdekje ekzekutori­n e vajzës sime". Kështu deklaroi dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24", babai i 28- vjeçares Etleva Ndokaj, e cila më 11 nëntor të këtij viti u vra me plumb në kokë në qendër të qytetit të Lezhës nga 31vjeçari Alfred Nikolli. Dy javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, babai i viktimës, Preng Doda, tregoi me detaje se i e mësoi lajmin për vrasjen e vajzës së tij, nënë e një djali 3- vjeçar. Doda mohoi kategoriki­sht se e bija kishte lidhje jashtëmart­esore me autorin e krimit.

Çfarë të bëri të thyesh heshtjen ditën e sotme ( djeshme)?

S'ma kishte marrë mendja se do të vija në studio, por do të flas qoftë edhe me zor për vajzën time. Si ndodhi ngjarja? Që të mos flas gënjeshtra, atë ditë takova vjehrrin e Etlevës. Kishte dhe ditëlindje­n e djalit një ditë pas, ndaj do të merrja dy gjela. Do e bënim për qejf këtë drekë, por çfarë mendon nuk del. Ishim duke diskutuar dhe bërë muhabet me krushqit, kur ra zilja e telefonit tim dy herë. Më mori vajza, Etleva, e cila më tregoi për vdekjen e dy vëllezërve të një të njohurit tonë. Pas pak, ra sërish zilja e telefonit të krushkut. E mori e reja e vet, e cila ndodhej bashkë me vajzën time në parukeri dhe i tha se kishin vrarë Etlevën. I tronditur shkova menjëherë në spital. Iu afrova dhe e pyeta: ' O babë çfarë të ndodhi'? Ajo hapi sytë, më pa dhe ma bëri me dorë. Dy apo pesë minuta më pas ime bijë dha shpirt. Çfarë bëre më pas? Dola jashtë dhe shihja njerëzit. I dhashë kurajë vetes. Kërkoj që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të dënojë maksimalis­ht autorin.

Ju ka ardhur policia pas ngjarjes?

Përveç mediave, asnjë tjetër s'na ka ardhur.

Sa vite kishte Etleva e martuar?

8 vite e martuar, ndërsa djalin e ka 3 vjeç.

Si është njohur me bashkëshor­tin e saj?

Ka qenë në shkollë 8vjeçare e më pyeti se a kemi lidhje fisnore me djalin ( burrin e saj). Djali e donte shumë dhe vendosa që të mos ia prish. Ata duheshin dhe u njohën vetë. Nuk ua prisha qejfin.

E njihni Alfred Nikollin, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës suaj?

Nuk e njoh. Për herë të parë ia kam dëgjuar emrin në televizion.

Dyshohet se ata mund të kenë pasur marrëdhëni­e bashkë?

Jo, kurrë! Nuk është asgjë e vërtetë. Unë i kam dhënë time bije tërë kohës këshilla për jetën. Jo vetëm asaj, të tre fëmijëve.

Djali ka qenë i pranishëm aty?

Po, ka qenë i pranishëm. Më pyeste ' çfarë ka ndodhur o babë?'.

Ju thoni se me burrin kanë pasur 8 vite martesë dhe s'kanë pasur asnjë problem të vogël?

Jo, s'kanë pasur asnjë problem.

Cili është reagimi juaj pas ngjarjes?

Unë po pres reagimin e familjarëv­e të autorit.

Nëse ata do trokisnin në dyert tuaja, si do të reagonit? Atëherë ndryshon puna. Do i pranonit të hynin në banesë?

Nëse do vinin në varrim dhe do dënonin veprimin e djalit të tyre, do i pranoja.

Mbase ata e kanë pasur shumë të vështirë?

Ta vrasin vetë, me dorën e vet, dhe të mos më presim mua. Ata t'ia japin vetë dënimin me vdekje. Jemi shkatërrua­r dy familje. Miku dhe unë. Më mirë thuaj tre...

Alfred Nikolli ka pretenduar se parukerinë e ka ngritur me paratë e tij...

Nuk është e vërtetë ajo që thotë.

Keni qenë në dijeni të shqetësime­ve të Etlevës?

Ta dinim, ne nuk do t'i linim që gjërat të shkonin deri këtu.

 ??  ?? Babai i viktimës, Preng Doda, duke folur për “GSH”
Babai i viktimës, Preng Doda, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Viktima Etleva Ndokaj
Viktima Etleva Ndokaj
 ??  ?? I arrestuari, Alfred Nikolli
I arrestuari, Alfred Nikolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania