Gazeta Shqiptare

Burri i viktimës: Ne shkonim shumë mirë, nuk e di si dhe pse ndodhi ngjarja

-

LEZHË - "Martesa jonë shkonte mirë dhe nuk kemi pasur grindje. Kemi pasur marrëdhëni­e normale. S'e di se si ndodhi kjo punë". Ky ka qenë rrëfimi i bashkëshor­tit të Etleva Ndokës, parukieres së vrarë nga 31- vjeçari Alfred Nikolli. Në një lidhje telefonike në emisionin "Me zemër të hapur", Bardhok Ndoka pohoi për herë të parë në media se nuk ka qenë në dijeni të asnjë lloj kërcënimi ndaj gruas së tij nga ana e Nikollit. Ndër të tjera, burri i së ndjerës theksoi se në media u thanë gjëra që nuk mund të thuheshin.

Si është gjendja e djalit tuaj?

Ai arrin ta kuptojë pak dhe rri e dëgjon se çfarë flasim ne.

Kush ju njoftoi për ngjarjen?

Unë nuk di asgjë nga kjo ngjarje. Më morën në telefon dhe më thanë se Etleva ishte sëmurë. Unë nuk dija asnjë lloj gjejë. Nuk di asgjë. E shihja ndonjëherë të mërzitur, por më thoshte se "më dhemb koka". Si ka qenë martesa juaj? Kemi pasur marrëdhëni­e normale. S'e di se si ndodhi kjo punë.

Si e ngriti parukerinë Etleva, ku i gjeti paratë?

Si fillim ka pasur një parukeri të parë dhe më pas e ndërruam. Pajisjet i kemi blerë vetë, ndërsa paratë i kemi shlyer avash- avash.

A jeni kureshtar të dini motivet e ekzekutimi­t? Jo, nuk jam kurioz. Kur të rritet djali juaj, çfarë do i thoni për nënën e tij?

Kur të rritet, do e kuptojë. Unë do ia them si larg e larg. Nuk e di për Zotin.

Ju keni një arsye se pse është ekzekutuar gruaja juaj?

Nuk e di se çfarë ka bërë. Nuk e di. Ai e ka bërë atë punë. Të veprojë shteti. Mediat kanë folur gjëra që s'kanë qenë për t'u folur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania