Gazeta Shqiptare

"Himera", mes të arrestuarv­e zbulohet vrasësi i Dervishit

Policia: Kreu i bandës nuk ka shkelur kurrë në Greqi, ende s'e dimë identiteti­n Informoi "Gentin" me telefon se ngatërroi objektivin

-

Detaje të reja dalin nga mega- operacioni i pol icisë greke të koduar "Himera". Sipas burimeve policore, mes të arrestuarv­e në kuadër të organizatë­s së drogës është edhe vrasësi i 32- vjeçarit Rigert Dervishi. Sipas policisë greke, 36vjeçarit iu bë atentat për shkak të një borxhi që grupi u kishte furnitorëv­e të drogës nga Shqipëria. Hetimet pas ngjarjes së 13 nëntorit treguan se Rigert Dervishi nuk kishte dosje policore dhe nuk kishte konflikte të mëhershme. Ai punonte në ndërtim, kishte 3 fëmijë dhe ishte familjar e miqësor. Ndërsa 36- vjeçari, i cili udhëtonte me të, kishte precedentë për trafik droge. Ai është zbuluar nga një bisedë telefonike kur pas ngjarjes ka komunikuar me kreun e organizatë­s në Shqipëri, të cilit policia i di vetëm pseudonimi­n, "Genti". Vrasësi e ka informuar se gaboi shënjestër dhe vrau personin e gabuar, ndërkohë që menjëherë merr urdhër nga "Genti" që të vrasin 36vjeçarin, i cili ishte shënjestra e vërtetë. Organizata e këtij të fundit ishte detyruar të vriste një person, vetëm sepse këtë e kishte kërkuar një furnitor droge nga Shqipëria të cilit organizata i kishte borxh. Biseda e zbardhur nga policia greke zbulon gjithçka. Ajo është realizuar ndërmjet një vartësi të "Gentit" dhe një furnizuesi me drogë të organizatë­s, me banim në Shqipëri. Furnitori: "Më ke borxh para" ( diku tek 30.000 - 40.000 euro). X: "Nuk kam të të jap". Furnitori: "Që të lahemi, dua të vrasësh... Do të të dërgoj një njeriun tim ta bëni bashkë". Genti mësohet se kishte informacio­n të plotë mbi lëvizjet ekonomike të organizatë­s. Ai është përgjuar në një komunikim me një pjesëtar, ku ky i fundit i thotë: "Marr pesëmbëdhj­etë, i sjell te ti, ku i jap letrat unë?", dhe "Genti" i përgjigjet: "Jo, jo, mos më fol kështu". Policia greke ende nuk e ka identifiku­ar plotësisht kreun e organizatë­s dhe as nuk di se në çfarë qyteti të Shqipërisë banon, por mendohet se ai nuk ka shkelur ndonjëherë në Greqi. Në organizatë­n e tij prej 146 anëtarësh, 39 ishin shqiptarë, ndërsa të tjerët, grekë, shumica afrikanë, ndërkohë që ishte edhe një amerikan në rolin e shpërndarë­sit. Gjatë shpërndarj­es, anëtarët e grupit kujdeseshi­n që te blerësi të mblidheshi­n rreth 10 persona, me qëllim që mos të dalloheshi­n nga qytetarët e tjerë. Madje një nga anëtarët punonte si pastrues në një spital publik, ku rezulton të ketë vjedhur dhjetëra kuti me ilaçe për të sëmurët me kancer. Dosja, e cila përmban 276 faqe, shpjegon gjithashtu se paratë e fituara transferoh­eshin në Shqipëri me kompani të njohura transferta­sh. Grupi kontrollon­te 35% të tregut të shpërndarj­es së drogës në Athinë dhe ishte i ndarë në 7 nivele hierarkike, në varësi të detyrave që kryenin. Një tjetër detaj nga mënyra se si vepronte ky grup është se, në pakot e drogës që vinin nga Shqipëria vendosnin Biseda e zbardhur nga policia greke zbulon gjithçka. Ajo është realizuar ndërmjet një vartësi të "Gentit" dhe një furnizuesi me drogë të organizatë­s, me banim në Shqipëri. Furnitori: "Më ke borxh para" ( diku te 30.000 - 40.000 euro). X: "Nuk kam të të jap". Furnitori: "Që të lahemi, dua të vrasësh..."

nga një kartë bixhozi. Hetimet zgjatën 8 muaj, nga 6 oficerë që filmuan çdo

lëvizje të grupit. Kodet e grupit ishin ( majtas fjaladjath­tas kodi i përdorur nga grupi): Para - Letra; Kokainë - Qumësht, Kos, Miell, Pulë; Marijuanë - Ndriçues, Zabon; Burg - Shkollë; Armë - Makineri; Peshore - Vegël; Shteti - Policia. Pritet që pas goditjes së këtij grupi të ulet me 40% niveli i shpërndarj­es së drogës në Athinë. Mësohet se çmimi i një kilogrami marijuanë shkonte nga 1.200- 2.300 euro.

 ??  ?? Skema si funksionon­te grupi
Skema si funksionon­te grupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania