Gazeta Shqiptare

"Si u shkatërrua ushtria shqiptare, gradat u ngatërruan me nishane, u mor shembull nga kinezët"

Sandër Lleshi: Si u hoqën gradat në ushtri, urdhri i Ballukut "vishni kostumin e leshit" Botohet libri i ri "Udhëheqja ushtarake, globalizmi dhe rasti i Shqipërisë"

- Fatmira Nikolli

Karriera

ime e gjatë ushtarake më ka bërë që të njoh mirë dy kategori shumë të rëndësishm­e: në fillim teknikën e ndërlikuar të radarëve, e më vonë natyrën edhe më të ndërlikuar të njerëzve". Me këtë fjali shënohet hyrja në librit e rinj të gjeneral Sandër Lleshit. Karriera e tij ushtarake ka nisur në vitin 1978 përmes shkollës ushtarake "Skënderbej" dhe ka përfunduar me detyrën e zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura në vitin 2013. Në një libër voluminoz nën titullin "Udhëheqja ushtarake, globalizmi dhe rasti i Shqipërisë", ndërsa të tjera merret hollësisht me "rastin e Shqipërisë. Prej këtij libri, kemi shkëputur një pjesë që sjell në vëmendje, vendimet komike që sollën pasoja vite më vonë në shumëçka.

Në këtë numër, sjellim ndikimin e "frymëzimit kinez të reformave të fundviteve 60 në Shqipëri- një tezë e vërtetuar nga vetë udhëheqja komuniste shqiptare e kohës, e cila e pohonte me mburrje origjinën kineze të ' reformave'. Heqja e sistemit të gradave në Shqipëri ishte paraprirë nga heqja e tyre në ushtrinë kineze më 1 qershor të vitit 1965".

Sandër Lleshi aktualisht është këshilltar i kryeminist­rit për sigurinë, ndërsa libri është fryt i një pune të gjatë studimore, siç mund të vërehet lehtë nga bibliograf­ia e nga rezultati.

PJESË NGA LIBRI

Me vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë nr. 66, datë 15.11.1955, me titull "Mbi heqjen e funksionit të komisarit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe vendosjen e komandës unike", ishte kryer një ndër aktet më të rëndësishm­e në drejtim të shndërrimi­t të Forcave të Armatosura, nga një ushtri e karakterit partizan dhe popullor, në një ushtri të rregullt në kuptimin profesiona­l. Komanda unike dhe hierarkia ishin dy prej karakteris­tikave kryesore që i jepnin ushtrisë trajtën e një force moderne brenda kuadrit të përgjithsh­ëm politik, ideologjik dhe ndërkombët­ar.

Përfshirja e Shqipërisë si anëtare themeluese e Traktatit të Varshavës, që nga 14 maji i vitit 1955, kishte sjellë, ndër të tjera, edhe nevojën e zbatimit të disa parimeve dhe standardev­e të reja. Në kuptimin e mirëfilltë ushtarak, mund të pohohet se përfshirja në aleancën ushtarake lindore për Forcat e Armatosura ofronte mundësi për përfitime…

Në një shkresë të firmosur nga ministri i Mbrojtjes Popullore, gjeneral- kolonel Beqir Balluku, të datës 5 janar 1966, me numër 001, pra siç duket në të parën shkresë zyrtare të vitit, drejtuar Komitetit Duket se si për të përmbyllur këtë proces fatal e tragjik për fatin e ushtrisë kombëtare, ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku do të kujdesej që në urdhrin për heqjen e gradave në ushtri të përfshihej edhe një pikë e dytë, kësaj here krejt komike, e cila urdhëronte oficerët që më 1 maj 1966 të vishnin kostumin e leshit. Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, theksohej:

"Me qëllim që në ushtrinë tonë të likuidohet puna formale, zyrtare, subjektivi­ste e arroganca dhe për t'i lënë vend punës së gjallë me njerëzit, forcimit të lidhjeve të kuadrove me ushtarët, ngritjes së vazhdueshm­e të unitetit moralopoli­tik, lidhjeve të ngushta me popullin dhe kalitjes së disiplinës së ndërgjegjs­hme e ngritjes së mjeshtëris­ë ushtarake në tërësi, propozojmë që brenda muajit prill 1966 të suprimohen gradat ushtarake. Shkalla e gjerarkisë ( siç!) ushtarake në Forcat tona të Armatosura të konsistojë në komisarë, komandantë dhe shefa të rangjeve të ndryshme...

Me heqjen e gradave, mendojmë që uniforma ushtarake të thjeshtohe­t, për t'ua përshtatur terrenit e kushteve tona klimatike dhe për ta bërë sa më pak të kushtueshm­e...

Me qëllim që të zbatohet parimi i shpërblimi­t sipas punës dhe të likuidohen diferencat me pagat e punonjësve të organeve të partisë dhe të pushtetit, propozojmë të anulohen dispozitat mbi pagat e ushtarakëv­e që parashikoj­në shpërblime për gradë, vjetërsi dhe shtesa të tjera, dhe këto të përm- blidhen në një pagë të vetme - pagën për funksion..."

Sipas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Popullore, Forcat e Armatosura do të kursenin fonde të konsiderue­shme nga reformat e propozuara. Kështu, rreth 10.000.000 lekë të reja do të kurseheshi­n nga uniformat e "reja" dhe të "thjeshta", 6.000.000 lekë të reja nga ushqimi i "ri", 1.600.000 lekë të reja nga rrogat e "reja" dhe 500.000 lekë të reja nga dietat e "reja". Një propozim i tillë e meritonte plotësisht cilësorin "revolucion­ar", të cilin autorët e përdornin shpesh. Në përgjithës­i duket se "e reja" kishte së paku një karakteris­tikë të qartë; ajo ishte shumë më e lirë në pikëpamje të kostos.

Me Vendimin nr. 172, datë 07.03.1966 të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, "Mbi rivendosje­n

e funksionit të komisarit politik në Forcat e Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë", u krye një akt i thellë i karakterit revokues. Anulimi i hapit të rëndësishë­m progresiv të vitit 1955, heqja e komandës unike dhe vendosja e funksionit të komisarit politik shënojnë fillimin e periudhës së çorientimi­t shekullor të Forcave të Armatosura, gjatë së cilës ato u izoluan dhe shkëputën kontaktet me zhvillimet botërore në mënyrë dramatike, u izoluan dhe u shpërfytyr­uan, u shpërdorua­n dhe u nëpërkëmbë­n në përmasa të jashtëzako­nshme.

Në po të njëjtën datë, më 07.03.1966, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë miratoi dekretin me numër 4113 "Mbi heqjen e sistemit të gradave në Forcat e Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë". Ky dekret, në pikën 3 të tij shfuqizont­e edhe Dekretin nr. 3364, datë 06.11. 1961, "Mbi oficerët dhe gjeneralët e Ushtrisë Popullore dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme". Dekreti i 7 marsit ishte një akt i pashmangsh­ëm që shoqëronte vendimin tjetër të marrë po atë ditë prej të njëjtit organ shtetëror ose anasjellta­s.

Të dyja aktet e sipërpërme­ndura mund të këmbehen në radhë, por përsëri domethënia e tyre mbetet e njëjtë. Të dyja këto akte mund të konsideroh­en edhe si paragrafë të të njëjtit dokument, por që për arsye të thjeshta tekniko- juridike janë ndarë nga njëri- tjetri.

Më datë 22.04.1966, ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, në zbatim të dekretit përkatës të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, lëshonte urdhrin nr. 0227, "Mbi heqjen e gradave". Përmbajtja e urdhrit ishte kjo: Për zbatimin e dekretit të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, Nr. 4113, datë 7 mars 1966, mbi heqjen e sistemit të gradave në Forcat e Armatosur të Republikës Popullore të Shqipërisë URDHËROJ 1. Të gjithë ushtarakët që mbajnë grada, duke filluar nga data 1 maj 1966, të kalojnë në veshjen e uniformës së re pa grada.

2. Më datë 1 maj 1966, oficerët të veshit kostumin e leshit.

3. Komandat e njësive, reparteve, të marrin të gjitha masat për forcimin e disiplinës, rregullit, mirësjellj­es dhe respektit ushtarak.

4. Ky urdhër të punohet me të gjithë efektivin. ( Ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku)

Ky urdhër shënonte dhe përmbyllje­n zyrtare të një procesi i cili shkatërron­te dy prej kolonave themelore ku mbështetet ndërtimi i një ushtrie të rregullt: hierarkinë ushtarake dhe komandën unike.

Urdhri 0227 i B. Ballukut tregon se sa pak të ndërgjegjs­hëm ishin udhëheqësi­t kryesore të FA të kohës për domethënie­n e masave të marra. Një urdhër i tillë, i cili ekzekutont­e heqjen e gradave në FA, përbëhet nga tri fjali të thjeshta, me të cilat synohet të rregullohe­t në thelb një çështje uniforme. Ky reduktim deri në banalitet i masës së jashtëzako­nshme për heqjen e gradave shpreh cektësinë shqetësues­e që shoqëronte një masë kaq domethënës­e. Duket se gradat ishin parë më shumë si çështje forme, si elemente uniforme, si "nishane", dhe për këtë arsye, heqja e tyre konsideroh­ej më shumë si një thjeshtëzi­m i uniformës sesa një ndërhyrje radikale në parimet e funksionim­it të Forcave të Armatosura.

Duket se si për të përmbyllur këtë proces fatal e tragjik për fatin e ushtrisë kombëtare, ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku do të kujdesej që në urdhrin për heqjen e gradave në ushtri të përfshihej edhe një pikë e dytë, kësaj here krejt komike, e cila urdhëronte oficerët që më 1 maj 1966 të vishnin kostumin e leshit!

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania