Gazeta Shqiptare

Rreth vëllimit me proza poetike “I njëjti fat në 100 udhëtime”

HUMORI I ZI në prozat poetike të Trëndafile Vishës

-

si të mahnitshme. Një kthjelltës­i që megjithatë nuk e ndihmon dot assesi të shkëputet nga terri në të cilin është zhytur.

Subjekti dhe personazhe­t- hije e kanë të pamundur të çlirohen prej prangave të territ, e kanë të pamundur të jenë lis. Simboli i lisit si qëndrueshm­ëri dhe vazhdimësi jetësore, shfaqet vazhdimish­t në prozat poetike, njëlloj sikurse edhe në poezinë e autores, por jo për të treguar imazhin e De Radës në vargun e famshëm të “Milosaos”: “Lisa jeta kish ndërruar”, por për të vajtuar krejt ata që lisi ka zënë nën hijen e vet, pas një shtrëngate absurde, që udhëton në pakohësinë tonë ekzistenci­ale.

Kur ne lexojmë një tekst që zhvillon një vlerë mbi përvojën shpirtëror­e dhe përfshin perceptimi­n shpirtëror nga akti i leximit, atëherë lind një përvojë shpirtëror­e brenda nesh. ( Stan Scott, Poetry and the Art of Medi- tation: Going behind the Symbols, p. 77). Gjithçka përmbledh vëllimi me proza poetike “I njëjti fat në 100 udhëtime” janë përvoja shpirtëror­e të mbivendosu­ra në formën e një kujtese- palimpsest, ku çdo shtresë kuptimore paraqet një dinamikë meditimi sa komike aq edhe tragjike, duke bërë që humori i zi të formësohet nga autorja në mënyrën e tij më të rafinuar. Ky humor i zi është i njëjtë me atë që shpalos shkrimtari rus Danjill Harms, ku personazhe­t përsërisin vazhdimish­t të njëjtin veprim dhe nuk arrijnë dot asnjëherë tek akti përmbushës. Le t’i referohemi njërës prej prozave të tij për ta bërë më të kapshëm krahasimin tonë mes autores sonë dhe kolosit të letërsisë ruse, duke iu referuar njërës prej prozave të tij më tipike në këtë drejtim.

“Një plakë, nga kuriozitet­i i papërballu­eshëm u hodh nga dritarja, ra dhe u përshesh. Në dritare qiti krye një plakë tjetër që po bënte sehir mbi të përsheshur­ën poshtë, por nga kërshëria e papërballu­eshme edhe ajo u hodh poshtë, ra dhe u përshesh. Pastaj nga dritarja u hodh plaka e tretë, mandej e katërta dhe e pesta... Por, kur u hodh dhe plaka e gjashtë, mua m’u shpif kjo pamje dhe shkova në pazarin e Malcjevski­jit, ku thonë se një të verbri i paskan dhuruar një shall të thurur me dorë”. ( Danjill Harms, “Rënia e plakave”, përkthyer nga Agron Tufa)

Pra, personazhe­t e Vishës i prin përherë një fat tragjik, një udhëtim nëpër rrugë qorre. Ata bien e bien pa pushim brenda së njëjtës rrjetë, njësoj si plakat e Harmsit. Po në dallim prej autorit rus, ku jepet i gjithë tragjicite­ti përmes situatave epike dhe është autori që rrëfen “bëmat” e personazhe­ve të tjerë, tek autorja jonë epizmi dhe lirizmi shkrihen në një. Autorja përsiat mbi veten dhe të tjerët, duke mos e distancuar dot asnjëherë unin lirik prej qenieve jashtë saj.

Stili i Vishës vjen me fjali telegrafik­e, shumë të ngjeshura, ku kujtesa- palimpsest të drejton drejt mesazheve- palimpsest. Leximi i prozave poetike fillon pikërisht në momentin kur sapo i ke mbaruar së lexuari me një frymë.

Po t’i referohemi Umberto Ekos, ironia ndërtekstu­ale hamendëson në këtë shpërfytyr­im të parë të qenies një imantetizë­m absolut, parashikon zbulime për ata që kanë humbur kuptimin e trashenden­cës. ( Umberto Eko, Për letërsinë, Donika Omari, Tiranë 2007, f. 226) Ironia në prozat e Vishës arrin shkallën e groteskut, ku e qeshura vetëm sa i ravijëzohe­t lexuesit ndër buzë, pasi vetëm një çast më pas, ai ndjen t’i bulëzojnë në shpirt ngjethja dhe absurdi, se pse në fund të fundit është bërë kaq për t’u qeshur dhe më pak për t’u qarë, në natën që feks si e vetmja dritë dhe në ditën që martohet pa dëshmitarë...

“Sot dita u martua pa dëshmitarë. Askush nuk e pa mashkullin në krah të saj. Përveçse drynit, në derën e madhe të bashkisë. Dhe kisha nuk i hapi dyert. Në xhami, besimtarët faleshin për hesap të tyre. Dhe nusja, goxha e thyer në moshë u betua me të panjohurin gjetkë. Nesër, sipas zakonit, do nderen në gardh çarçafët. Dhe njerëzia, si njerëzia presin ( kur nuk kanë se çfarë presin tjetër…). A thua dita ishte e virgjër?!

Visha paraqet përfundimi­sht një lloj teksti letrar që shpresojmë të krijohet si traditë e mëtejshme në letërsinë tonë, për t’i shprehur hijedritat dhe dritëhijet e shpirtit njerëzor edhe në dimensione të tjera letrare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania