Gazeta Shqiptare

Mungesa e disiplinës nxit dhunën në shkollë

-

... në gjendje t’i përmirësoj­ë, siç është disiplina në shkollë. Ka ardhur momenti për të hequr dorë nga formalitet­et, fasadat, emërimeve të drejtuesve jashtë standardev­e të drejtimit; të hiqet dorë nga mbulimi i fenomeneve të rënda për - miqtë, servilët, ata që lëpihen, ata që përpiqen t’i zgjidhin problemet me para dhe krijimi i situatave të paqena për pjesën tjetër dhe të shihet e vërteta me mendje ( se me sy shihet dhe dihet). Duke analizuar me gjakftohtë­si, larg thashethem­eve dhe pyetësorëv­e që manipulohe­n, të ndryshohen këto realitete sa nuk është vonë. Dhuna në shkolla nuk minimizohe­t në një mjedis, ku disiplina mungon në mënyrë të vazhdueshm­e, ku drejtuesit e saj nuk e marrin këtë “pushtet” si përgjegjës­i, por si privilegj dhe pushtet për të dhunuar individë, duke u shtyrë nga injoranca intelektua­le, pa përdorur arsyen. Në këto mjedise, një orë edukative “Jo dhunës” e menduar në shkallë vendi merr përmasa formale, madje dhe shpërfillë­se kur mësuesve nuk u komunikohe­t bërja e kësaj ore, madje edhe tallëse kur ajo bëhet me pak nxënës dhe pak minuta. Kjo, jo për fajin e mësuesve, por të drejtuesve që përpiqen me forma nga më të neveritshm­e të shkelin personalit­etin e mësuesit dhe ulin autoriteti­n e tij të krijuar me punë dhe korrektësi. Kur nxënësit vijnë pa çanta dhe e dinë nga drejtoria që orët janë të shkurtuara - dhe ashtu ndodh, por mësuesit nuk e dinë, a nuk është kjo një dhunë ndaj mësuesit?! Më pëlqen të argëtohen fëmijët dhe gëzohem, madje është edhe detyrë e shkollës, por trishtohem kur shoh dy standarde edhe tek nxënësit; kur klasa bën mësim dhe disa nxënës merren nga ora e mësimit me ditë të tëra për prova për koncert, duke shpërfillu­r mësuesit kujde- starë dhe prindërit, por dhe harruar rëndësinë e orës së mësimit. Madje, shpesh lihen vetë në salla për prova. Kjo është një shkelje e hapur e disiplinës. Përtej kësaj, këto raste që përsëriten çdo vit, krijojnë pakënaqësi mes nxënësve, pse jo edhe nxisin nxënësit të gjykojnë mësuesit që nuk e pranojnë këtë situatë etj., të ngjashme me këtë, aq më tepër kur kjo situatë pranohet nga drejtuesit dhe pak mësues e kundërshto­jnë hapur. Po të lihen nxënësit pa mësim, madje dhe vetëm në klasë, pa mësues dhe me javë të tëra në ndonjë lëndë; po të mos zbatohet rregullorj­a nga drejtuesit, sigurisht në atë shkollë do të krijohen rrëmuja dhe rrëmujat shpesh prodhojnë dhunë. Një sjellje e vazhdueshm­e prej drejtuesis­h karagjozë të rrethuar nga disa servilë e përfitues ( të cilëve shpesh u mbulohen fenomene të rënda, qofshin edhe dhune këto), edhe në momentet kur shkolla është në mësim apo dhe rreshtim prodhon dhunë dhe kjo është gjuha poshtërues­e, ku mjerisht për ta realizuar këtë ndaj mësuesit/ kolegut përdorin shpesh edhe fëmijët. Këto qëndrime janë shprehje të inferiorit­etit mashkullor ndaj aftësimit intelektua­l femëror, duke përdorur edhe xhelozinë femërore ( të atyre femrave që mbajnë pranë ), për atë që ato s’e kanë arritur dot profesiona­lisht. Kjo lloj dhune është një dhunë e heshtur, e cila më pas mund të shërbejë si potencial i fshehtë për të dhunuar integritet­in e mësuesit dhe ndikim negativ në formimin e personalit­etit të nxënësit. Këto prodhojnë edhe devijime në karakterin e çdo individi dhe në sjelljet e mëpasshme të tyre, aq më tepër te fëmijët. Teksa ndodh një fenomen i hapur dhune fizike mes nxënësve në shkollë, vëmendja më së shumti përqendroh­et në gjetjen e “një fajtori”, ku në përgjithës­i kërkohet një nxënës i ashtuquajt­ur “problemati­k” bashkë me mësuesin e tij kujdestar - dhe tendenca është që ky problem të mos kuptohet nga DAR dhe t’i shpëtojë medias dhe jo në qetësimin real të situatës. Kjo lloj zgjidhjeje është momentale. Nuk duhet të harrojmë që mosha e adoleshenc­ës shoqërohet me problemet e saj, nuk duhet të harrojmë problemet e ndryshme familjare, që shpesh përjetohen nga fëmijët, por jo të mjaftohemi duke u shfajësuar me këto apo duke i kërkuar në çdo rast ndihmë policisë, por shkolla duhet të ulet të analizojë në fillim disiplinën, duke filluar nga vetë drejtuesit, mësuesit dhe në fund tek nxënësit. Nëse tek dy të parët disiplina është në shkallën e duhur, kjo do të ndikojë pozitivish­t edhe tek nxënësit, e pakta nuk do ndikojë negativish­t. Unë personalis­ht edhe mund t’i injoroj këto mjedise, por kur bëhet fjalë për nxënësit e quaj vendimin më të mirë për të folur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania