Gazeta Shqiptare

Tragjedia, shuhet skuadra e Çapekoense­s

Fisnikëria e rivalit, Atletiko Nacional: COMNEBOL t'i dorëzojë trofeun e Copa Sudamerica­na- s Rrëzohet avioni që kthehej nga Kolumbia

-

Tragjedia e klubit bra zilian të Çapekoense­s ka prekur të gjithë botën e sportit. Mes mijëra mesazheve ngushëllue­se për familjarët e 75 viktimave që humbën jetën në aksidentin ajror që ndodhi në rajonin e Antioquias në Kolumbi, ka edhe një iniciativë që vjen nga klubi i Atletiko Nacional, skuadra të cilën Çapekoense do të sfidonte në finalen e Copa Sudamerica­na. Drejtuesit dhe të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit kolumbian të Atletiko Nacional i kanë kërkuar konfederat­ës amerikano- jugore të futbollit COMNEBOL ( Federata e Amerikës Latine), t'ia dorëzojë trofeun e Copa Sudamerica­na skuadrës së Çapekoense­s. Përballë një tragjedie të tillë, drejtuesit e Atletiko Nacional kanë lënë në plan të dytë ambiciet e klubit të futbollist­ëve dhe të stafit teknik, vetëm e vetëm për të bërë këtë gjest fisnik. Tashmë topi kalon te COMNEBOL, që nëse vendos të pranojë kërkesën e Atletiko Nacional, duhet t'i dorëzojë trofeun e Copa Sudamerica­na skuadrës braziliane, një kupë në emër të asaj që do të kujtohet gjithmonë si "Përralla Chape", një përrallë që, në vend të një fundi të lumtur, përfundoi në mënyrë tragjike. Atletiko Nacional pas suksesit në Copa Libertador­es kishte mundësinë të realizonte një arritje historike duke fituar edhe Copa Sudamerica­na, por të ndodhur përballë një tragjedie të të tilla përmasave, klubi kolumbian është tërhequr duke bërë një hap mbrapa.

Ndërkohë, një sugjerim interesant është edhe ai i konfederat­ës braziliane të futbollit, që pasi ka shtyrë javën e fundit të kampionati­t, i ka kërkuar COMNEBOL- it t'ua dorëzojë trofeun të dyja skuadrave, si Atletiko Nacionalit, ashtu edhe Çapekoense­s, në mënyrë që të dyja ekipet të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Copa Lib- ertadores. Nga 6 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik, tre janë futbollist­ë, dhe bëhet fjalë për lojtarët Alan Rushel, Xhekson Fol- man dhe Helio Zampier, ndërsa shpëtuan edhe njëra prej stjuardesa­ve, një teknik dhe një gazetar. Një tragjedi e tillë ishte e shkruar sepse, siç raportojnë mediat amerikano- jugore, klubi duhej të udhëtonte drejt Medelinit me një avion charter, por pak minuta përpara nisjes, stafi teknik dhe futbollist­ët e Çapekoense­s ndërruan avion me urdhër të autoritete­ve braziliane. Kjo fatkeqësi i mori jetën ish- lojtarit të Atletikos së Madridit, Kleber Santana, por edhe portierit Danilo, njeriut që me atë pritje fantastike me këmbë në minutat e fundit të sfidës gjysmëfina­le ndaj San Lorencos bëri të mundur realizimin e një ëndrre për Çapekoense­n, një ëndërr që më pas u kthye në një tragjedi të vërtetë. Ky i fundit, edhe pse fillimisht u deklarua si një nga personat që i kishte mbijetuar aksidentit, humbi jetën në spital. Është shumë prekëse historia e Danilos, me 31- vjeçarin që humbi jetën në spital vetëm pak çaste pasi telefonoi bashkëshor­ten e tij për t'i thënë se ishte mirë.

Këtij aksidenti i mbijetuan edhe 8 futbollist­ë të tjerë të Çapekoense­s, të cilët për arsye të ndryshme nuk ishin grumbullua­r nga trajneri Kaio Zhunior, mes tyre edhe sulmuesi argjentina­s Alehandro Martinuço. Përveç 8 futbollist­ëve që nuk u grumbullua­n për finalen e parë ndaj Atletiko Nacional, pati fatin t'i shpëtonte këtij aksidenti tragjik edhe djali i trajnerit Kaio Zhunior, talenti Mateus Saroli, i cili kishte harruar pasaportën dhe nuk mundi të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës. Pamjet e marra në vendngjarj­e tregojnë avionin e shkatërrua­r dhe logon e skuadrës në një prej sendeve të gjetura në vendin e aksidentit. Nuk ka pasur asnjë shenjë karburanti në vendin e aksidentit dhe për momentin nuk përjashtoh­et asnjë hipotezë e mundshme për shkaqet e aksidentit. Merr fund në mënyrën më tragjike të mundshme ëndrra e një klubi si Çapekoense, që vinte nga një qytet i vogël si Çapeko në shtetin e Santa Katarinas dhe që në vitin 2009 militonte në kategorinë e 4- rt të futbollit brazilian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania