Gazeta Shqiptare

Vetingu, zbardhen "gabimet" në përkthimin e EURALIUS

"Drejtësia", ndryshon përmbajtja dhe ndryshimet kushtetues­e të 21 korrikut EURALIUS/ Dyshime se e përktheu gabim ligjin e vetingut

- Valentina Madani

EURALIUS, hartuesi dhe mbështetës­i i fortë i ligjit për vetingun, përmes variantit të ri të përkthyer për herë të dytë në anglisht përveç përmbajtje­s, ka modifikuar edhe ndryshimet kushtetues­e të 21 korrikut. Sipas TV "Klan", bëhet fjalë për ndryshimin e dy varianteve, që u konstatuan nga Partia Demokratik­e. Në nenin B të Kushtetutë­s, në variantin shqip thuhet: "Operacioni ndërkombët­ar e monitorimi­t i jep rekomandim­e Kuvendit lidhur me kualifikim­in dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisioner­it Publik". Në variantin anglisht të EURALIUS i shtohet pjesa, "sipas atyre që parashikon ligji". Por kjo shtesë e shtuar në Kushtetutë­n në anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, sipas opozitës i jep kuptim tjetër nenit. Në nenin C, në variantin shqip thuhet se Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacio­n tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Në versionin anglisht thuhet se informacio­net e nevojshme të marra nga publiku mund të merren në konsiderat­ë. Në ligjin e shumëdisku­tuar të vetingut, në nenin 8, në variantin shqip thuhet: "Lista për votim përmban kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret formale, përveç atyre që nuk janë rekomandua­r nga operacioni ndërkombët­ar i monitorimi­t. Në variantin anglisht të EURALIUS thuhet, "përveç atyre që janë rekomandua­r". Pra, është hequr fjala "Nuk", çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni. Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet: "ILDKPKI mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithsh­me të Parandalim­it të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë, dokumente që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësim­it dhe personat e lidhur me ta"… Në variantin anglisht, kjo fjali është hequr. Në

nenin 33 në shqip thuhet se, "kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta". Në anglisht thuhet ' sipas provave më të sakta', duke e relativizu­ar saktësinë e provës. Në nenin 49, procesi penal shndërrohe­t në proces rivlerësim­i, përsa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti. Në 14 nene të ventingut dhe tri nene

të Kushtetutë­s, sipas opozitës ka ndryshime thelbësore, që tjetërsojn­ë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Për këtë arsye, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetues­e për ta ripërkthye­r ligjin dhe për t'ia dërguar sërish Komisionit të Venecias. Gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamenta­r të PD- së, kreu i opozitës, Lulzim Basha

deklaroi: "Kemi informuar Gjykatën Kushtetues­e dhe parlamenti­n se përkthimi i Kushtetutë­s së re dhe vetingut ka gabime të mëdha. I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetues­e të ripërsëris­ë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias. Do informojmë zyrtarisht edhe Komisionin e Venecias për këtë problem".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania