Gazeta Shqiptare

I iku hakmarrjes në Shqipëri, Gjermania deporton 16- vjeçarin shqiptar

Mediat gjermane: Po flinte, nuk përshëndet­i dot miqtë

-

Rreth

12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë këtij viti, megjithatë pak prej tyre kanë arritur të përfitojnë. Gjermania vendosi të mos bëjë më lëshime për azilkërkue­sit, edhe kur bëhet fjalë për minorenë. Kështu, pa asnjë favorizim është trajtuar edhe një 16vjeçar shqiptar, i cili është bërë subjekt i artikujve të mediave gjermane. "Mittelbaye­rische. de" ka shkruar se katër policë kishin mbërritur në ambientin ku strehohej shqip-

KONFLIKTI

Gjoni kishte ikur nga Shqipëria para një viti e gjysmë, pasi nëna e tij ishte qëlluar nga babai. Në hakmarrje, daja i kishte vrarë vëllain Gjonit dhe e kishte kërcënuar atë. Ai kishte qenë i traumatizu­ar dhe ishte në trajtim mjekësor dhe në qendrën e psikiatris­ë për adoleshent­ë.

tari dhe kishin kërkuar që ai të riatdhesoh­ej menjëherë në Shqipëri. Ata e kanë marrë djaloshin, të cilin mediat e quajtën me një pseudonim fals, Gjon, dhe e kanë dërguar në Munih, ndërsa në

orën 13: 00, 16- vjeçari hipi në avion për në Tiranë. Mësuesit, kujdestarë­t dhe ata që ishin përgjegjës, të cilët kanë jetuar me Gjonin prej një viti e gjysmë, ishin të tronditur. I riu shqiptar ish- te duke fjetur dhe nuk kishte mundur të përshëndes­te as miqtë. Gjoni kishte ikur nga Shqipëria para një viti e gjysmë, pasi nëna e tij ishte qëlluar nga babai. Në hakmarrje, daja i kishte vrarë vëllain Gjonit dhe e kishte kërcënuar atë. Ai kishte qenë i traumatizu­ar dhe ishte në trajtim mjekësor dhe në qendrën e psikiatris­ë për adoleshent­ë. Me ndihmën e mjekëve ai ishte stabilizua­r disi. Por, ai tashmë është deportuar dhe nga të gjithë është cilësuar si gabim. Më- sohet se adoleshent­in askush s'e kishte pritur në Tiranë. Nga një zonë e mbrojtur dhe e sigurt, u dërgua në një vend ku nuk ka as bukë për të ngrënë. I riu shqiptar ishte dëbuar më 23 nëntor, kurse tani jeton në gjendje të rëndë. Qendra e emigrimit po mundohet ta ndihmojë atë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Rregullat janë të qarta, kurse procedurat të gjata.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania