Gazeta Shqiptare

"U blenë dhe u dërguan në reparte 680 copë tekste të Historisë së Partisë dhe 9.065 copë vepra të shokut Enver Hoxha" Mehmet Shehu: Bashkëpunë­torët e Ballukut janë me akademi italiane. ' Mama mia!

"1974, 130 tonë libra bëhen karton, biblioteka­t mbushen me veprat e Hoxhës"

-

ushtarake dhe që u ishte dërguar akademive ushtarake si referencë e rëndësishm­e, mbështetej vetëm në këtë bibliograf­i:

1. D. O. Smith, "Doktrina ushtarake e SHBA- së", botim rusisht, 1956

2." Strategjia ushtarake" ( sovjetike), botim rusisht, 1963,

3. "Mbi shkencën ushtarake sovjetike", botim rusisht, 1964, 4. "Taktika", botim rusisht, viti 1966,

5. "Kurs i filozofisë m- I", botim rusisht, 1974.

Shembulli i mësipërm evidenton se cili ishte niveli njohjes së strategjiv­e të kundërshta­reve me të cilët planëzohej ballafaqim­i ushtarak nga udhëheqja më e lartë e vendit. Referenca më e "re" ushtarake ishte e viteve ' 60, në një kohë që në realitet, siç mund të verifikohe­t edhe nga ky studim, SHBA edhe Bashkimi Sovjetik i kishin modernizua­r në vijimësi mendimin strategjik, teknikën, taktikën, teknologji­në etj. Do të mjaftonte vetëm shembulli i mësipërm për të mbyllur argumentin e shkëputjes dhe izolimit total të mendimit strategjik shqiptar nga rrjedhat botërore. Të gjitha zgjidhjet që lindnin në kushtet e izolimit total, fizik dhe mendor nga bota, ishin të mirëfillta autentike, e kësisoj të "dënuara" për dështim. Vaniteti i lindur në një mjedis të izoluar e çonte, për shembull, Mehmet Shehun deri aty sa të pohonte se "Jugosllavi­a ka vjedhur tezat tona për luftën popullore dhe duke u bërë disa korrigjime, sipas kushteve të terrenit të saj të gjerë ka organizuar një mbrojtje të mirë".

SPASTRIMI I BIBLIOTEKA­VE

"Spastrimi" i udhëheqjes poli- tike dhe ushtarake të Forcave të Armatosura në vitin 1974, ndër të tjera, ishte pasuar edhe nga një "spastrim" radikal i biblioteka­ve nga fondet e literaturë­s së huaj. Izolimi përherë në rritje, paranoja ideologjik­e dhe dogmatizmi ekstrem kishin inkurajuar bindjen se vendi nuk kishte më nevojë për diturinë dhe përvojën që vinte nga bota. Dukej se mesi i viteve ' 70 ishte edhe viti i shkëputjes edhe për fijet e vetme që kishin mbetur. Tashmë dukej se edhe për librat apo revistat profesiona­le të huaja nuk kishte më vend në Shqipëri.

Në zbatim të orientimev­e politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe të urdhrit përkatës të ministrit të Mbrojtjes Popullore në vitin 1974, zhvilloi veprimtari­në e tij një "komision qendror" dhe disa komisione të tjera të ngritura pranë strukturav­e të FA. Pas një pune të gjatë dhe shumë voluminoze, literatura e seleksionu­ar u dërgua për asgjësim "pranë Fabrikës së Kartonit në Tiranë dhe asaj të Letrës në Lushnjë".

Sipas një dokumenti të kohës, ushtria shqiptare kishte kthyer në karton rreth 130 tonë libra e revista që përfaqëson­in 133 tituj, ose 123.256 ekzemplarë. Nga e gjithë literatura ishin ruajtur vetëm nga 2 kopje për Arkivin Qendror të Ushtrisë.

Duket si ironi fakti se këtë aksion të pashembull­t asgjësimi e shoqëronte procesi i "pasurimit" të biblioteka­ve me literaturë vendase. Në një dokument të Drejtorisë Politike, i cili i drejtohej ministrit të Mbrojtjes Popullore më 04.12.1974 shkruhej:

"Për të shtuar fondin e biblioteka­ve të ushtrisë me Historinë e Partisë dhe veprat e shokut Enver, me fondet e Drejtorisë Politike, kohët e fundit, u blenë dhe u dërguan në njësi e reparte 680 copë tekste të Historisë së Partisë dhe 9.065 copë vepra të shokut Enver Hoxha. Gjithashtu iu dhanë fonde plotësuese të gjitha njësive të ushtrisë për të blerë të tilla vepra në libraritë e rretheve".

Procesi i izolimit total, jo vetëm në fushën e politikës, të ekonomisë, të ushtrisë etj., por edhe në fushën e mendimit, ishte me pasoja të jashtëzako­nshme për të gjitha zhvillimet që do të pasonin edhe në fushën e mbrojtjes.

Në kushte të një izolimi të plotë dhe të mungesës së një zbulimi të mirëfilltë strategjik, mendimi ushtarak kishte gjetur gatishmëri­në e përhershme si "zgjidhje" për përballimi­n e befasisë së sulmit të kundërshta­rit.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania