Gazeta Shqiptare

"Ushtarakët e shkolluar jashtë zëvendësoh­en me ' radhët e klasës punëtore' apo të ' fshatarësi­së kooperativ­iste'"

-

Ushtria moderne e Sh qipërisë së re duhet të mbështetet në një filozofi të re, jo atë marksiste; në një strategji të re, jo atë të ngujimit; në një doktrinë të re, jo atë të bunkerizim­it; në një arsimim të ri, jo atë të indoktrini­mit; në një frymë të re, jo atë të mosbesimit; në një organizim të ri, jo atë të centralizi­mit; në një mision të ri - misionin e lirisë, jo atë të robërisë". Për Sandër Lleshin, që ka marrë në shqyrtim veprimtari­në e ushtrisë shqiptare në vitet 1966- 2011, ky është konkluzion­i. Gjenerali që e ka nisur karrierën e tij ushtarake në vitin 1978 dhe ka qenë pjesë me detyrën e Zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura në vitin 2013, ka sjellë tanimë një studim me titull "Udhëheqja ushtarake, globalizmi dhe Rasti i Shqipërisë"( Onufri).

Sipas tij, periudha pas Luftës së Ftohtë dhe rrugëtimi i suksesshëm drejt integrimit në NATO nuk kanë mjaftuar për një ndryshim të mirëfilltë të sistemit në rrënjët e tij. "Ende sistemi shqiptar mbetet në thelb një sistem që nuk ka lidhje të mirëfilltë me drejtimin nëpërmjet misionit. Ndonëse gjatë 20 viteve të fundit është folur jashtëzako­nisht shumë, është shkruar shumë dhe është zhvilluar jo pak mësim për drejtimin nëpërmjet misionit, në realitetin e funksionim­it të Forcave të Armatosura ai ende mbetet një koncept i pakuptuar mirë, gjerë dhe thellë", - nënvizon Lleshi në konkluzion­et e studimit. Po aty, si për ilustrim, ai vëren se "nëse në vitin 1966 rregullorj­a e brendshme e Ministrisë së Mbrojtjes u jepte detyra dhe kompetenca drejtorëve të Ministrisë dhe të Shtabit të Përgjithsh­ëm, rregullorj­a e vitit 2011 u jepte atyre vetëm detyra, por jo kompetenca". Në këtë pikë, ai shton se tendenca drejt një centralizi­mi përherë në rritje ka shoqëruar zhvillimin e FA në periudhën që analizohet në këtë studim. "Centralizi­mi në rritje paraqet një zhvillim të dëmshëm, për faktin se është një zhvillim që ka ardhur në kundërshti­m me tendencën historike botërore, e cila jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në fusha të tjera si ekonomia, politika etj., ka njohur në vijimësi një tendencë decentrali­zuese". Mbasi ka shqyrtuar "strategji" a urdhra komikë, në këtë pjesë të tretë që "GSH" boton nga libri, ndalemi te koha kur literatura e huaj asgjësohej e kthehej në karton, dhe biblioteka­t ' mbusheshin' me historinë e Partisë dhe veprat e shokut Enver.

IZOLIMI NGA BOTA

Qëllimi për të ruajtur "çdo pëllëmbë tokë" duket më shumë si një deklaratë metaforike. Shndërrimi i tokës në qëllim final jo rrallë mund të kthehet në një qëllim në vetvete. Por në luftën moderne qëllimi i vërtetë është fitorja përfundimt­are. Në funksion të këtij qëllimi, vihen në lojë përkohësis­ht edhe jetë njerëzish, burime të tjera, madje edhe "pëllëmbë të cak- tuara" të territorit. Me anë të tyre bëhen manovrat taktike, operaciona­le dhe strategjik­e, pa të cilat nuk ka luftë të suksesshme.

Në kushte të kufizimeve të përmendura më sipër, dhe të shumë të tjerave që nuk janë përmendur, çdo strateg ushtarak do ta kishte të vështirë, që duke vënë përballë forcat e veta dhe ato të kundërshta­rëve të gjente formulën e fitores.

Truri që duhej të zgjidhte ekuacionin e stërndërli­kuar përfaqësoh­ej nga ushtarakë të formuar në shkollat e vendit apo në shkollat lindore, kryesisht sovjetike. Nga mesi i viteve ' 70 edhe numri i ushtarakëv­e me formim në shkollat ushtarake lindore pësoi ulje të thellë për shkak të goditjeve të rënda politike që pësoi lidershipi ushtarak. Klima e përgjithsh­me e krijuar në ushtrinë shqiptare në mesin e viteve ' 70, pas goditjes së Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes, ishte thellësish­t diskriminu­ese për ushtarakët e formuar jashtë vendit. Vetëm për ilustrim meriton vëmendje citimi i Mehmet Shehut në Aktivin e Partisë së Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të zhvilluar në Durrës më 13.07.1974:

"Është interesant­e, shokë, që të dy bashkëpunë­torët e Beqir Ballukut janë me akademi italiane. ' Mama mia! U frikësuat ju, por aq më tepër kur ju tha ministri i Mbrojtjes. Ju s'jeni armiq, por frikacakë. Por që të dy ju, do të bëheni trima, sepse partia do t'ju ndihmojë. Edhe ata që kanë mbaruar në Bashkimin Sovjetik kanë mbeturina të asaj shkolle. Ai që thotë se jo, mua më duket se gënjen. Edhe unë, sa herë mendoj për çështjet ushtarake, them se mos më kanë mbetur mbeturina të akademisë sovjetike".

Duket qartë se e vetmja gjë që kërkohej prej atyre që ishin formuar në shkolla të huaja ishte të harronin ato çfarë kishin mësuar. Duke qenë se kjo nuk ishte shpeshherë e mundur, kuptohet se largimi i tyre nga ushtria ishte rruga më e sigurt. Vendin e tyre filluan ta zënë drejtues të formuar në vend, e për më tepër, pa asnjë lloj formimi ushtarak, që vinin nga "radhët e klasës punëtore" apo të "fshatarësi­së kooperativ­iste".

Izolimi apo eliminimi i elitës solli si pasojë që planifikim­i strategjik dhe zgjidhjet strategjik­e të kryheshin nga një trupë e re drejtuese, e cila ishte krejtësish­t e izoluar nga zhvillimet moderne. Në rastin më të mirë kjo trupë drejtuese zotëronte një nivel rudimentar mendimi strategjik që i referohej Luftës së Parë Botërore. Është në interes të ilustrimit të këtij konkluzion­i fakti se një referat voluminoz, i mbajtur nga Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes Popullore në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë në vitin 1979, që trajton strategjit­ë ushtarake të kundërshta­rëve potencialë, me të cilët Shqipëria llogariste një përballje të mundshme

 ??  ?? Në foto: Sandër Lleshi
Në foto: Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania