Gazeta Shqiptare

Integrimi, peng i politikës

“... kujtdo i lind e drejta të mendojë dhe shprehet se si pozita, ashtu edhe opozita, edhe dje kur ishin në role dhe emërtime të ndryshme, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë me procesin e integrimit të vendit në BE jo vetëm me njëra- tjetrën, në Tiranë

-

kërkon që Shqipëria të bëhet brenda një mandati 4- vjeçar qeverisës Zvicër, Suedi, Norvegji e Danimarkë, Gjermani apo Francë. BE- ja dhe qytetarët e Shqipërisë kërkojnë dhe presin nga klasa politike dhe qeverisëse që, sipas standardev­e më të përparuara të Evropës Perëndimor­e, të bëjnë reforma të dukshme, të efektshme e të përjetuesh­me në administra­tën publike; në sistemin e drejtësisë; në luftën kundër korrupsion­it, trafiqeve ilegale dhe kriminale; në fushën e të drejtave të njeriut, të masave kundër diskrimini­mit dhe të realizimit të së drejtës së pronës; për dekriminal­izimin e Parlamenti­t dhe institucio­neve të qeverisjes qendrore e vendore, për zhvillimin e proceseve zgjedhore demokratik­e e të ndershme... Kuptohet se, këto kërkesa të BE- së, shprehur nëpërmjet Brukselit apo Berlinit, nuk janë as të shumta, as të ekzagjerua­ra dhe as të vështira për t’u realizuar. Nga çdo anë që t’i vështrosh dhe analizosh, ato janë tejet jetike për të sotmen dhe të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit. Kuptohet se, përveç disa qarqeve gjenetikis­ht dhe patologjik­isht antishqipt­are në Beograd, Athinë dhe gjetiu, ato nuk janë të dëshiruesh­me dhe të leverdishm­e edhe për një pjesë të klasës aktuale politike dhe qeverisëse. Arsyeja është lehtësisht e kuptueshme. Ky kontingjen­t nuk do t’i ketë më, si deri sot, liritë, hapësirat, privilegje­t, përfitimet marramendë­se dhe këtë nivel kaq të lartë pandëshkue­shmërie, edhe për veprime apo firma e vula, që qelben nga era korrupsion, shpërdorim funksioni apo pushteti, familjarit­eti, klienteliz­mi apo ortakllëku. Për ecuri më të përshpejtu­ar dhe më të suksesshme të integrimit të vendit tonë në BE nuk mjafton vetëm dëshira masive dhe e sinqertë e qytetarëve dhe publikisht edhe e klasës politike shqiptare. Për këtë qëllim kërkohet një strategji dhe diplomaci shumë e rafinuar, vizionare, kërkohet kompromis dhe konsensus mes pozitës dhe opozitës në Tiranë, Bruksel, Berlin e kudo tjetër në botë. Në qoftë se Edi Rama do të mendonte më thellë dhe më larg, do të kuptonte se shembjen e ca ndërtimeve të paligjshme në Himarë apo hapjen e një polemike të re me Greqinë mund ta shtynte dhe ta linte për në janar 2017. Vërtet fitoi ca pikë si patriot dhe si kryeminist­ër, por mund të thuhet se këto shkuan më shumë në llogarinë e tij personale, politike, mediatike, elektorale... Kur ka shtyrë për më shumë se 3 vjet punë shumë më të rëndësishm­e dhe me dobi jetike për masa të mëdha qytetarësh, nuk do të ish- te shkelje e rëndë dhe e dënueshme shtyrja me 3- 4 muaj e shembjes së atyre pak ndërtimeve të paligjshme në Himarë... Po kështu, dëshira për t’i marrë si të sinqerta deklarimet e kryeminist­rit Rama për përkushtim­in e tij personal dhe ekipor për kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme për krijimin në Shqipëri të një shteti ligjor të standardev­e më të përparuara, mjegullohe­t dhe minimizohe­t kur vështron fytyrat dhe emrat e plot njerëzve që e rrethojnë në grupin e tij parlamenta­r, në qeveri, ministri, drejtori të përgjithsh­me, prefektura, bashki... Si mund të besohet dhe pranohet se do të kemi shtet ligjor demokratik sipas standardev­e më të përparuara dhe luftë të ndershme e të suksesshme kundër korrupsion­it dhe kriminalit­etit, kur edhe tani pas afro 3 vjetësh e gjysmë, vazhdojnë të jenë në krah apo menjëherë pas kryeminist­rit Rama, njerëz me 3- 4 emra, me dosje voluminoze krimesh nëpër arkivat e policisë, prokuroris­ë dhe gjykatave të vendit e të botës, me dëftesa gjimnazi, diploma universite­tesh dhe certifikat­a specializi­mesh të blera? Apo njerëz, pa karrierë fare ose me përvojë fillestare, kryesisht nëpër OJQ- të e SOROS- it, në drejtimin e institucio­neve të larta e të mesme shtetërore. Gjithashtu, sinqeritet­in e premtimeve të kryeminist­rit e vënë në dyshim edhe rastet e bollshme, kur fitues tenderash, koncesione­sh dhe dhjetëra milionë eurosh, përgjithës­isht dhe “rastësisht” janë biznesmenë me lidhje të shumëllojs­hme me të, me ministra dhe ministresh­a, me deputetë dhe politikanë të radhës së parë në ceremoni partiake apo zyrtare. Po kështu, në qoftë se kryeminist­ri do të mendonte dhe dëshironte shtet me të vërtetë ligjor dhe një reformë në drejtësi të standardev­e më demokratik­e e më korrektësi­sht funksional­e, Fatmir Xhafaj dhe ekspertë rreth tij nuk do të mendonin e jo më të guxonin që ta mbingarkon­in shefin me kompetenca, fuqi apo pushtete, që frikshëm të kujtojnë modelin “Putin”, “Erdogan”, “Çavez” e “Maduro”... Nga gjithë sa parashtrua­m dhe duke u rikthyer te titulli, mund edhe të mendohet se Edi Rama nuk e kapërceu më 28 nëntor 2016 “Murin” e Berlinit, jo sepse nuk i hapi asnjë derë apo dritare Angela Merkel, por më shumë, sepse ai vetë ka mbi 3 vjet që është me gjysmë mendje dhe zemre, që investon më shumë për fjalë e reklama sesa për vepra konkrete dhe hapa të vendosur e të mëdhenj. Duke e mbyllur, përderisa për afro 40 muaj qeveria “Rama” nuk ka arritur të realizojë përmirësim­in e ndjeshëm të gjendjes në Shqipëri dhe ta largojë atë nga vendet e fundit në Evropë për treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomiko- social dhe të mirëqenies, nuk do të ishte në të mirë as të vetë kryeminist­rit Rama dhe as të vendit, që ai të humbte shumë kohë dhe energji, për rolin “e njërit nga faktorët kyç të normalizim­it në Ballkanin Perëndimor” si dhe për... ekspozita në vend dhe nëpër botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania