Gazeta Shqiptare

Mandatet, KQZ i kërkon Prokuroris­ë dokumente shtesë

Beteja për tri mandatet, nuk mjafton informacio­ni për Selamin, Tahirin e Rroshin Korrigjimi i vetëdeklar­imit, Tahiri shkresë Komisionit

- Valentina Madani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve as pas dy orë diskutimes­h nuk mundi dje të marrë një vendim për mandatet e deputetëve Selami, Tahiri dhe kryebashki­akut Rroshi, por kërkoi sërish kohë dhe dokumente shtesë nga Prokuroria. Njëherësh KQZ kërkon të ketë edhe të gjitha vendimet e dënimeve që kanë marrë dy deputetët dhe kryebashki­aku, për të cilët Prokuroria e Përgjithsh­me kërkon heqjen e mandatit. Anëtarët e këtij komisioni duan të dinë nga organi i akuzës bazën e dokumentev­e mbi të cilat ka arritur në kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Të tilla janë dokumentet që tregojnë për veprën për të cilën akuzohet i zgjedhuri, numri dhe data e marrjes së vendimit, data kur ai ka hyrë në fuqi. KQZ vetëm me 4 votat e mazhorancë­s vendosi që Prokuroria t’u vërë në dispozicio­n minimalish­t numrin dhe datën e vendimeve përkatëse të gjykatave të subjekteve që do të verifikohe­n, kërkesë e cila nuk u pa e nevojshme nga përfaqësue­sit e opozitës, të cilët votuan kundër. Po ashtu, të 7 anëtarët e KQZ- së ranë dakord me votë unanime që mbledhjen e djeshme ta vijojnë në datën 29 dhjetor. “E gjej korrekte propozimin e kolegut për t’i kërkuar Prokuroris­ë, unë nuk do të sugjeroja vendimet, minimalish­t të dhënat mbi këto vendime”, deklaroi kreu i KQZ- së, Denar Biba. Gjatë seancës së djeshme u dëgjuan tre të e zgjedhur si palë në proces. Deputeti Shkëlqim Selami ishte i pranishëm personalis­ht në këtë mbledhje, ndërsa Dashamir Tahiri dhe Elvis Roshi përfaqësoh­eshin nga avokatët e tyre, Fatmir Braka dhe Theodhor Sollaku. Opozita kërkoi që KQZ vetëm të vendoste mbi përfundime­t e Prokuroris­ë, ndërsa përfaqësue­si i mazhorancë­s bëri thir- rje për kujdes në vendimmarr­je, sepse ky vendim do të caktojë edhe precedenti­n për këto raste. “Nga fakti nëse subjekti është apo jo brenda fushës së ndalimit të parashikua­r nga ligji është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Përgjithsh­ëm”, deklaroi përfaqësue­si i PD- së, Gazmend Bardhi. Kurse përfaqësue­si i PS- së, Genc Gjonçaj theksoi: “Kujdes i nderuar kryetar dhe anëtarë, është vendimmarr­ja e parë! Kjo vendimmarr­je duhet të jetë serioze, pasi do të duhet të vendosë rregulla”. Kurse avokati i kryebashki­akut të Kavajës, z. Theodhori Sollaku bëri të ditur se KQZ- ja nuk mund të marrë vendim mbi mandatin e tij, pasi kjo është kompetencë e Këshillit të Ministrave. “Detyra e këtij Komisioni është vetëm ajo e konstatimi­t, sepse ne kemi një dispozitë kushtetues­e, që parashikon se kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave”, deklaroi z. Sollaku. Ndërsa avokati i deputetit Dashamir Tahiri, Fatmir Braka u shpreh se klienti i tij akuzohet për kryerjen e një vepre penale që nuk përfshihet në veprat penale të specifikua­ra tek ligji i dekriminal­izimit. Ai i kërkoi KQZ- së të mos marrë parasysh kërkesën e Prokuroris­ë për ndërprerje­n e mandatit të deputetit Tahiri. Kurse avokati Genci Fiko, që përfaqëson­te deputetin e LSI, Shkëlqim Selami tha se gjykata italiane e ka pushuar çështjen ndaj klientit të tij. Sipas avokatit, masa e sigurimit është marrë në 1994, është shuar në 2002 dhe ndalimi i Selamit në vitin 2006 ka qenë masë verifikimi. KQZ ka afat 10 ditë për të marrë një vendim lidhur me mandatet e funksionar­ëve. Nëse KQZ nuk e bën këtë, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejtë dhe t’ia kalojë Kushtetues­es. Avokati i deputetit të LSI- së, Shkëlqim Selamit, z. Genci Fiko tha: “Gjykata italiane e ka pushuar çështjen. Klienti im nuk ndodhet në asnjë rast përpara nenit 2. Masa e sigurimit është marrë në 1994, është shuar në 2002 dhe në 2006 ndalimi i tij ka qenë masë verifikimi”.

KQZ ka afat 10 ditë për të marrë një vendim lidhur me mandatet e funksionar­ëve. Nëse KQZ nuk e bën këtë, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejtë dhe t’ia kalojë Kushtetues­es.

 ??  ?? Seanca Parlamenta­re
Seanca Parlamenta­re
 ??  ?? Mbledhje e KQZ
Mbledhje e KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania