Gazeta Shqiptare

PD, Boçi: Mësuesit pa shpërblim, u jepni dreka partie

Festat, ironia e Tahirit: Arsimtarët kërcejnë me zor

-

Partia

Demokratik­e aku zoi dje kryeminist­rin se po përdor politikish­t mësuesit e vendit. Duke iu referuar drekës së dy ditëve më parë në Kombinat, kreu i Departamen­tit për Arsimin në PD, Luçiano Boçi, deklaroi se edhe sot me urdhër partie, mësuesit e Kamzës po rreshtohen me pjata para për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap. “Në vend që Rama t’u japë mësuesve shpërblimi­n e fundvitit, siç u takon dhe e kërkon Kodi i Punës e kontrata kolektive, u imponon atyre një lëmoshë- drekë me ministrin e Brendshëm, sipas kodeve partiake. Në vend që t’i lënë pak rehat, të shijojnë së paku pushimet e Krishtlind­jes dhe Vitit të Ri, mësuesit i rreshtojnë me zor, me pjata para, për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap, sipas kodeve të arrogancës. Dhe jo vetëm kaq. Ministri i Brendshëm nuk heziton të pozojë para të gjithë më- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu përgjigj z. Boçi: “Live me mësueset dhe mësuesit e Kamzës. Gëzuar festat! Sigurisht, sipas SHQUP- it, jo vetëm janë mbledhur me zor, por edhe po kërcejnë me zor…”.

suesve, me njerëz të arrestuar vetëm para një viti, sipas kodeve të mafies. Të arrestuar, pikërisht për krim ndaj vetë Policisë së Shtetit e tani të emëruar nga Rama mësues, siç është rasti i fotos me Ermal Myrton. Rama me ministrin e tij të Brendshëm, hapur përqafojnë krimin, promovojnë krimin dhe mbështesin

krimin. Rama dhe ministri i tij janë përkrah Roshit, Prengës e Myrtos”, tha z. Boçi. Por, këtyre akuzave ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu përgjigj: “Live me mësueset dhe mësuesit e Kamzës. Gëzuar festat! Sigurisht, sipas SHQUP- it, jo vetëm janë mbledhur me zor, por edhe po kërcejnë me zor…”.

 ??  ?? Kreu i Departamen­tit për Arsimin në PD, Luçiano Boçi
Kreu i Departamen­tit për Arsimin në PD, Luçiano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania