Gazeta Shqiptare

Berisha: Pas bllokimit të negociatav­e, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat

Ish- kryeminist­ri: “Shqiptarët zënë vendin e parë për kërkesat për azil”

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha u shpreh dje se Shqipëria rrezikohet që t’i rikthehet regjimit të vizave. Në një status në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shkroi dje: “Një lajm vërtetë i hidhur: Shqipëria, kandidati më kryesor për rivendosje­n e vizave! Të dashur miq, pas bllokimit të hapjes së negociatav­e nga Edvin Kristaq Rama, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshëm, pasi ajo tani plotëson kushtet kryesore për rikthimin e tyre. Në vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave. Në 8 dhjetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një me- kanizëm për rikthimin e vizave, i cili do aktivizohe­t në disa rrethana. Së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderue­shme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve iu është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE- së. Se, dyti kur ka rritje të konsiderue­shme të kërkesave të pabaza për azil dhe së treti, mungesë të bashkëpuni­mit në marrëveshj­et e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëv­e”, sqaroi ish- kryeminist­ri. “Nga 60 shtete me të cilat BE ka firmosur lëvizjen e lirë, pra pa viza, Shqipëria zë vendin e parë me distancë nga çdo vend tjetër për kërkesat për azil politik të pamotivuar dhe për numrin e personave që hyjnë

PDIU

Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda u takuan dje me përfaqësue­s nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Idrizi u shpreh se është detyrë funksional­e e Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët janë jashtë atdheut. “Ne nuk duam që historia të përsëritet për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e Çamërisë”, tha Idrizi.

dhe kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE. Kështu, Shqipëria me Edi Ramën është kandidati numër një për rikthimin e vizave me BE”, përfundoi Berisha.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania