Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Ja gjobat që u falen bizneseve

Nga 1 janar 2011- 31 dhjetor 2014, kush paguan principali­n, i falen kamatat Gjobat deri në 31 dhjetor 2010 mund fshihen

- Ornela Manjani

Rreth 30 mijë gjoba që i janë vënë biznesit për mosvetëdek­larim në kohë të administra­torëve në vlerën 10 mijë lekë dhe gjobat e vendosura deri në 31 dhjetor 2010 do të falen. Ndërsa bizneset që kanë marrë gjobë nga 1 janar 2011- 31 dhjetor 2014 do të përfitojnë falje të kamatave kush paguan principali­n. Detajet e draftit që po hartohet nga Ministria e Financave janë bërë të ditura nga kreu i këtij dikasteri, Arben Ahmetaj. “Patjetër ne e kemi përfshirë në draftin tonë premtimin që ka bërë kryeminist­ri për 10 mijë lekëshin që ka gjeneruar sistemi automatiki­sht në të drejtë ligjore të tatimeve”, ka pohuar Ahmetaj. Por, ministri ka shtuar se sigurisht që ai ishte një moment specifik dhe theksoi se për sipërmarrj­en nuk ka falje. Nga 1 janar 2011- 31 dhjetor 2014 kush paguan principali­n i falet gjoba”, tha ai duke pohuar se për faljen fiskale janë konsultuar me FMN- në prej 8 muajsh. “Shumë shpejt ligji do të kalojë për vendimmarr­je, ideja tashmë e draftuar është që deri në 31 dhjetor 2010 mund të ketë një fshirje”, - tha Ahmetaj duke shtuar se ka dy lloje gjobash që janë premtuar nga qeveria që do faleshin, 10 mijë lekëshi për sigurimet dhe gjoba për shkak të mungesës së kasave. “Jemi duke ndjekur një parim për të mos krijuar pabarazi tek subjektet”, shtoi ai.

PAGA MINIMALE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka pohuar dje në daljen e fundvitit për me- diat se paga minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore do të rritet në 23 mijë lekë, ose 24 mijë lekë, kjo nuk është vendosur akoma. Deklarata e sotme është e kundërt me atë të tetorit, ku ministri i Financave tha se paga minimale për bizneset nuk do të rritej, por vetëm ajo për shtetin do të arrinte në 30 mijë lekë. Ndonëse bizneset janë ankuar se rritja e pagës minimale e palidhur me produktivi­tetin do t’i dëmtojë ata, Ahmetaj tha se niveli i ndryshimit është i vogël dhe nuk pritet të ndikojë në konkurrues­hmërinë e bizneseve. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve shoqërore është 22 mijë lekë dhe prej tri vitesh qëndron e pandryshua­r.

BILANCI

Shifrat zyrtare të publikuara nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj flasin për një përmirësim të imazhit të vendit dhe besueshmër­i tek ekonomia shqiptare. Këto statistika sipas ministrit të Financave flasin për përmirësim­in rekord që ka bërë thithja e investimev­e të huaja. Ahmetaj ka sqaruar edhe amnistinë e gjobave për bizneset, ndërsa paralajmër­oi se ka filluar skanimi i kompanive të mëdha, të cilat kanë abuzuar me niptet dytësore. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ka bërë një bilanc të punës së një viti, shprehet se është përmirësua­r imazhi i vendit dhe forcuar besimi i operatorëv­e tek ekonomia vendëse. Shpresëdhë­nëse i ka cilësuar disa prej shifrave zyrtare të këtij fundviti ministri, ku veçoi rritjen e eksporteve, importeve si dhe rritje e kredisë, kryesisht të asaj në monedhë vendëse. “Rritja e kredisë në lekë tregon rritje besimi të operatorëv­e ekonomikë. Ky lloj besimi te monedha e vendit transferoh­et në besim tek ekonomia shqiptare. 288 mln euro në një 3 muaj të investuara, investime të huaja direkte në Shqipëri. Në vite e vite, tremujori më i mirë”, - tha ministri dhe paralajmër­oi se po bëhet një skanim i kompanive të mëdha, pasi shumë prej tyre kanë abuzuar e niptet dytësore të tyre, duke i shkaktuar shtetit humbje të TVSHsë dhe dëm në buxhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania