Gazeta Shqiptare

Leskaj: Ja rekomandim­et që dhamë për buxhetin

Kryetari i KLSH takon ambasadore­n e Gjermanisë

-

Kryetari

i KLSH- së, Bujar Leskaj takoi Susanne Schütz, ambasadore­n e re të Gjermanisë në Shqipëri. Z. Leskaj i shprehu ambasadore­s gjermane mirënjohje­n për rolin dhe kontributi­n e vendit të saj në progresin e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe veçanërish­t për përkrahjen e veçantë të kancelares Merkel për reformën në drejtësi dhe për mbështetje­n e Gjermanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai i paraqiti ambasadore­s Schütz arritjet e KLSH- së gjatë pesë viteve të fundit 2012- 2016, të përqendrua­ra në zbatimin e mandatit kushtetues të KLSH dhe të standardev­e ndërkombët­are të fushës ISSAI, si dhe në hapjen e transparen­cën e plotë të institucio­nit ndaj qytetarëve, duke shërbyer si institucio­n “watchdog” për taksapague­sit dhe Kuvendin. Leskaj përmendi disa nga rekomandim­et kryesore të KLSH- së për shëndoshje­n e financave publike dhe përmirësim­in e administri­mit të Buxhetit të Shtetit, si vendosjen në Kushtetutë të një tavani për borxhin publik, kërkesa për shlyerjen e borxheve të akumuluara të qeverisë ndaj biznesit, rekomandim­et për kryerjen e reformës administra­tive e territoria­le, hartimin e ligjit për përgjegjës­inë materiale, dëmshpërbl­imin e të përndjekur­ve politikë, etj. Kryetari Leskaj theksoi në paraqitjen e tij rritjen me disa herë të treguesit të dobishmëri­së së institucio­nit në raport me vitin 2010 ( i cili shprehet në raportin një lek i harxhuar nga KLSH me sa lekë janë kërkuar për rimbursim të dëmit ekonomik në Buxhetin e Shtetit nga institucio­ni, si rezultat i gjetjeve në auditim, nga 10.4 lekë në vitin 2010, në 180.1 lekë në vitin 2015), si dhe rritjen me mbi katër herë të numrit të kallëzimev­e penale të KLSH për periudhën 2012- 2016, në krahasim me periudhën 2008- 2011. “Për ne e rëndësishm­e është të luftohet antikultur­a e pandëshkue­shmërisë, e cila për fat të keq është instaluar në vend. Nëse niveli i zbatimit të rekomandim­eve tona për largimin nga puna të nëpunësve të mesëm të administra­tës sonë publike, të cilët kanë abuzuar me pronën dhe fondet publike është relativish­t i kënaqshëm, 60 për qind; ai për largimin nga puna të zyrtarëve të lartë është shumë i ulët, 20- 25 për qind. Kjo step edhe Prokurorin­ë në ndjekjen e rasteve të denoncuara nga ne për këtë kategori drejtuesis­h të lartë”, vijoi kryetari i KLSH- së. “Pavarësish­t se ne si Institucio­n në çdo shtatë ditë firmosim një kallëzim penal, jemi të ndërgjegjs­hëm që duhet të bëjmë më shumë për të luftuar korrupsion­in, me qëllim përmirësim­in e qeverisjes. Qytetarët shqiptarë presin shumë nga ne si institucio­n në këtë drejtim dhe ne do të bëjmë maksimumin për të përligjur besimin e tyre”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania