Gazeta Shqiptare

Hetimi, Klement Balili rezulton i “varfër”

Kompleksi në Sarandë, pronë e vëllait të “Eskobarit”, hetim pasuror edhe për familjarët e personat e lidhur me të Në pronësi të tij është regjistrua­r vetëm një banesë

- Xhensila Kodra

Klement Balili nuk di sponon prona dhe pasuri të paluajtshm­e, apo llogari bankare në shuma të mëdha parash. Ky është rezultati i hetimeve të deritanish­me që janë kryer ndaj tij përsa i përket hetimit pasuror. Mësohet se ky hetim nga rreth dy javë që ka nisur, ndërsa nga hetimet paraprake të zhvilluara nga ana e prokuroris­ë ka rezultuar se Klement Balili, i cilësuar me nofkën “Eskobari i Ballkanit” në emrin e tij disponon pasuri modeste. Kështu, në emër të tij figuron e regjistrua­r vetëm një banesë. Ish- kreu i Transporte­ve të Sarandës është shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi akuzohet nga autoritete­t greke se është kreu i një organizate kriminale, që trafikon drogë nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. Pikërisht që nga ky moment, hetuesit e vendit tonë kanë nisur edhe hetimin pasuror ndaj të shumëkërku­arit. Hetimi pasuror ka nisur edhe ndaj familjarëv­e të tij, ndërsa ligji “Antimafia” lejon që të sekuestroh­en edhe pronat e familjarëv­e apo të të afërmve të personit që është nën hetim.

HETIMI

Burime pranë prokuroris­ë bënë me dije se në sitën e hetuesve nuk kanë kaluar vetëm llogaritë bankare të Klement Balilit, por se hetimi pasuror është shtrirë edhe mbi familjarët e tij si dhe mbi të gjithë ata persona që kanë lidhje me të. Kështu, në sajë të këtij hetimi, është provuar se një kompleks luksoz në qytetin e Sarandës, për të cilin përflitej se ishte pronë e Balilit, nuk rezulton në pronësi të tij. Mësohet se pikërisht ky kompleks është pronë e të vëllait të Klement Balilit. Burime e sipërpërme­ndura thanë më tej se për shkak se ligji “Antimafia” lejon që të sekuestroh­en edhe pronat e familjarëv­e apo të personave të tjerë që janë të lidhur me personin që po hetohet, hetuesit mund të kërkojnë edhe sekuestrim­in e kompleksit në fjalë, që rezul-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania