Gazeta Shqiptare

Bursa e shtetit, kriteret që duhet të plotësojnë studentët

Si do shpërndahe­n 1800 bursa për studentët në universite­tet publike Afati i dorëzimit të dokumentev­e, 30 dhjetor

- Ermelinda Hoxhaj

Studentët në universite tet publike kanë afat deri më datë 30 dhjetor 2016 për të dorëzuar dokumentac­ionin që duhet për të përfituar bursë shteti. Për vitin akademik 2016- 2017 qeveria ka miratuar 1800 bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh. Fakultetet e universite­tit të Tiranë kanë njoftuar studentët se afati i fundit i është data 30 dhjetor 2016, ndërsa afati i fundit i miratimi të tyre është data 31 janar 2017. Në tabelën bashkëngji­tur janë kriteret dhe dokumentit që duhet të dorëzojnë studentët. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimev­e për bursat si dhe numri i bursave për studentët administro­hen nga universite­tet publike. Bursa përllogari­tet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë ( lekë/ ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.

KRITERET

Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesiona­l dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucio­net publike të arsimit të lartë. Notë mesatare maksimale do të konsideroh­et nota , e përllogari­tur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Me bursë mbështetet edhe studentët që kanë mbaruar vitin e parë të studimeve me notë maksimale. Po ashtu, këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikua­ra për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimi­t të vitit akademik paraardhës. Sipas vendimit të qeverisë bursë përfitojnë edhe ata studentë të regjistrua­r në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesiona­l dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucio­net e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t'u konsiderua­r si studentë në nevojë. Në tabelën bashkëngji­tur shkrimit janë edhe dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët. Masa e përfitimit të bursës është në varësi të të ardhurave familjare, 4000- 4600 lekë në muaj.

Sipas pikës 5 të VKM- ës, studentë në nevojë konsideroh­en: Sipas kriterit ekonomik: Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore; secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshor­t me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komi- Studentët nuk përfitojnë bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se: janë ndarë nga trungu familjar; familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private; vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi; shpallen mbetës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultatev­e jokaluese; nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatj­es normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

sioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar. Jashtë kriterit ekonomik: studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjës­inë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifiku­ar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania