Gazeta Shqiptare

Punësimi në Gjermani, ja kriter që duhen përmbushur

Me e kërkuara fusha e mjekësisë, në spitale mungojnë 10.000 punonjës Si mund të bëni një bashkim familjar

-

Me qëllim zvogëlimin e numrit të të ardhurve ilegalë, Gjermania dhe Shqipëria kanë nisur disa projekte të përbashkët­a. Ndër to është edhe ai i Qendrës për Ndërmjetës­im në Punësime Ndërkombët­are i Agjencisë për Punë. "Kur flasim për Shqipërinë, prej disa vitesh kemi një bashkëpuni­m të mirë në fushën e ashtuquajt­ur ' kalimi i njohurive', respektivi­sht përparimin e administra­tës së shtetit. Ne kemi shkolluar këtu në Gjermani për shembull, disa nga personat që punojnë në administra­tën e Shqipërisë", thotë Kea Decker, shefe për bashkëpuni­m ndërkombët­ar në Agjenci. Gjermania në fund të tetorit të vitit të kaluar e ka ashpërsuar regjimin e marrjes së azilit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasve të këtyre vendeve u është lehtësuar ardhja legale dhe futja në tregun e punës në Gjermani. Ai që në Shqipëri mund të dëshmojë se ka gjetur një punë në Gjermani, më lehtë mund të marrë një vizë pune. Ardhja e shumë shqiptarëv­e në Gjermani ka filluar në fillim të viteve 90- të. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës është shtuar dukshëm numri i shqiptarëv­e të strehuar në Gjermani në radhë të parë, të atyre me origjinë nga Kosova. Në fund të viteve 90- të numri i shqiptarëv­e nga Kosova në Gjermani kishte arritur shifrën prej rreth 400.000. Deri në vitin 2008, gati 100.000 janë kthyer vullnetari­sht. Por më pas sërish është shtuar numri i shqiptarëv­e në këtë vend.

Nga fundi i vitit 2014 dhe në veçanti në fillim të vitit 2015, Gjermania është vërshuar nga një valë e re e shqiptarëv­e, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria. Vetëm nga Shqipëria në Gjermani gjatë Në klinikat në Gjermani mungojnë rreth 10.000 punonjës. Në Shqipëri çdo vit kryen shkollën e mesme të mjekësisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjekësisë. Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë.

Marisa Kacori nga Enti për punësim në Tiranë thotë se ata "në Tiranë u ofrojnë personave të kthyer nga Gjermania këshilla për punësim në Shqipëri dhe për një rifillim". "Në kuadër të projekteve të përbashkët­a me institucio­net gjermane atyre u jepen njëkohësis­ht informacio­ne për punësim legal në Gjermani". Shumë shqiptarë, në radhë të parë ata të fushës së medicinës, kanë ardhur

të mjekësisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjekësisë. Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë. Dëfrim Rifaj, drejtor i departamen­tit për punë në Kosovë, thotë se ata "u ofrojnë qytetarëve mu- ndësinë e ardhjes legale në Gjermani. Nuk duam që shtetasit tanë të vijnë në Gjermani si azilkërkue­s", pohon Rifaj. "Nga rajoni ynë vjen në Gjermani forca e shkolluar punëtore. Por shumë prej tyre nuk punësohen në profesione­t që kanë mbaruar. Pavarësish­t se çfarë shkolle kanë kryer në Shqipëri, ata shpesh në Gjermani punojnë vetëm në asistencë. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Duam që forca e kualifikua­r nga Shqipëria të punojë punët për të cilat ka kryer shkollë", thotë Kea Decker.

KUSHTE TË SHUMTA PËR BASHKIM FAMILJAR

"Të gjithë ata që planifikoj­në të punojnë në Gjermani, duhet të informohen mirë me kohë, sepse në fund mund të dëshpërohe­n shumë. Në veçanti sa i përket bashkimit të familjes", thotë Ditmar Bandke, i cili në Düren të Gjermanisë ofron informacio­ne për punësim në Gjermani. Një prej problemeve më të shpeshta është bashkimi i familjeve. "Kjo temë është shumë e komplikuar dhe kërkon njohuri të mirë. Të gjitha duhet të bëhen në bashkëpuni­m me Zyrën për të huajt, ambasadën gjermane dhe personat e kualifikua­r për këtë punë", thotë ai. Bandke shpjegon se për një familje më të madhe duhet të mjaftojnë të ardhurat financiare dhe hapësira e banimit. Personat duhet të kenë para të mjaftueshm­e për qira, ujë, rrymë, siguracion­e, veshmbathj­e. Personat duhet të japin dëshmi konkrete për të ardhurat e tyre. Në veçanti problemati­ke është për ata që kanë të ardhura më të vogla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania