Gazeta Shqiptare

Zjarri shkrumbon banesën, vdes 30- vjeçari

Shkak, shkëndija elektrike. Eriola Elezi: Po të vinte zjarrfikës­ja, im shoq do ishte gjallë, shteti të na ndihmojë! Plagoset rëndë nëna e viktimës, u fut mes flakëve të shpëtonte të birin

- Lediona Xheladinaj

Një 30- vjeçar nga Po gradeci është djegur i gjallë pas zjarrit të rënë në banesën e tij njëkatëshe, ndërsa nëna e tij është plagosur rëndë në tentativë për të shpëtuar të birin. Tragjedisë i kanë shpëtuar bashkëshor­tja dhe vajza 2 vjeçe e viktimës. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja e rëndë ku humbi jetën i riu Ilirjan Elezi ndodhi rreth orës 23: 00 të së hënës në fshatin Bishqem të zonës së thellë të Mokrës. Sipas bluve, dyshohet që zjarri që shkrumboi banesën e familjes Elezi të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë që 60- vjeçarja Bajrame Elezi fillimisht është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar urgjentish­t në Tiranë për ndihmë më të specializu­ar. Pas tragjedisë së ndodhur vetëm pak ditë para festës së fundvitit, gruaja e 30- vjeçarit, Eriola Elezi ka bërë apel për ndihmë, pasi ka mbetur mes katër rrugëve me vajzën e saj të vogël.

NGJARJA

E ndërsa po bëheshin gati për të festuar Vitin e Ri, banesa e familjes Elezi është përfshirë nga flakët, të cilat brenda një kohe të shkurtër kanë djegur gjithçka. Mësohet se zjarri ka rënë në dhomën ku ishte në gjumë 30- vjeçari. Sapo ka konstatuar flakët, 60vjeçarja, e cila në atë moment ndodhej në kuzhinë së bashku me mbesën e saj të vogël ka tentuar që të shpëtojë të birin. Bajrame Elezi ka bërtitur me të madhe që të zgjonte djalin, por ky i fundit nuk ka dëgjuar thirrjet e së ëmës. E tronditur, nëna e tij ka thyer xhamat, por përpjekjet e saj kanë shkuar kot, pasi Ilirjan Elezi ka humbur jetën mes flakëve. Ndërkaq, gruaja e këtij të fundit ( ishte në dush kur ka rënë zjarri) ka marrë fëmijën dhe ka dalë nga banesa. Thirrjet për ndihmë të dy grave kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë shpejtuar që t'u vinë në ndihmë pjesëtarëv­e të familjes Elezi. Ata janë munduar që të shuajnë zjarrin me kova me ujë, por flakët kanë përpirë gjithçka brenda një kohe të shkurtër. Mësohet se zjarrfikës­ja nuk ka shkuar në fshatin Bishqem për shkak se fshati ndodhet shumë larg dhe terreni për të shkuar në këtë zonë është shumë i vështirë. Pas sinjalizim­it për vdekjen e 30- vjeçarit dhe plagosjen e nënës së tij në vendngjarj­e ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet. Sipas hetuesve të çështjes, dysho- het se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Nga ana tjetër, e mbijetuara e tragjedisë, Eriola Elezi dje deklaroi se bashkëshor­ti i saj mund të kishte shpëtuar nëse zjarrfikës­ja do të shkonte të shuante zjarrin dhe se vajza e saj nuk do të ngelte jetime. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", e reja tregoi momentet e tmerrit dhe përpjekjet e saj e të fqinjëve për të shpëtuar bashkëshor­tin. "Unë nuk di për kë të qaj më parë, për burrin që më vdiq, shtëpinë që m'u dogj apo vjehrrën që është rëndë në spital. Ju lutem na ndihmoni se kemi ngelur në mes të dimrit mes katër rrugëve, ndërsa nuk kemi asnjë të ardhur", u shpreh Eriola Elezi.

Eriola, mund të na thoni ku ndodheshit kur ra zjarri në shtëpinë tuaj?

Në momentin që ra zjarri, unë isha në dush duke u larë, ndërsa vajza 2 vjeçe ishte në gjumë në kuzhinë, ndërsa atje ishte edhe vjehrra ime. Bashkëshor­ti ndodhej në dhomën tjetër.

Si e kuptuat që kishte rënë zjarri?

Vjehrra ime kishte vënë re se kishte rënë zjarr në dhomën ku ndodhej djali i saj ( burri im), ndaj e dëgjova kur nisi të bërtiste me të madhe dhe të kërkonte ndihmë. Vetë u turr drejt dhomës ku ndodhej bashkëshor­ti im dhe po përpiqej të hynte atje që ta shpëtonte. Ndërsa, unë dola me vrap nga dushi, mora vajzën siç ishte në gjumë dhe dola jashtë. Flakët ishin të tmerrshme, po digjej çdo gjë shumë shpejt. Nisëm të bërtisnim me të madhe, kërkuam ndihmë.

Ku nisi zjarri, përse bashkëshor­ti juaj nuk doli jashtë?

Sepse zjarri ra tek dhoma ku ai ishte. Ilirjanin e kishte zënë gjumi dhe nuk na dëgjonte, nuk e nxorëm dot. Erdhën edhe fqinjët dhe u përpoqëm që të shuanim zjarrin duke hedhur kova me ujë, por nuk mundëm të bënim dot asgjë. Ishte e tmerrshme. Edhe vjehrra ime u dogj, pasi ajo u fut në mes të flakëve, Thirrjet për ndihmë të dy grave kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë shpejtuar që t'u vinë në ndihmë pjesëtarëv­e të familjes Elezi. Ata janë munduar që të shuajnë zjarrin me kova me ujë, por flakët kanë përpirë gjithçka brenda një kohe të shkurtër. Mësohet se zjarrfikës­et nuk kanë shkuar në fshatin Bishqem për shkak se fshati ndodhet shumë larg dhe terreni për të shkuar në këtë zonë është shumë i vështirë.

por nuk e shpëtuam dot Ilirjanin ( qan).

A erdhi zjarrfikës­ja për të shuar zjarrin në banesën tuaj?

Jo, askush nuk erdhi, nuk vinte dot zjarrfikës­ja. Po të kishte ardhur zjarrfikës­ja në kohë, im shoq nuk do të kishte vdekur dhe ime bijë nuk do të ishte jetime. Tani kemi mbetur 3 femra në qiell të hapur. Nuk di fare se çfarë do të bëjmë. Jetonim vetëm me një asistencë. Nuk kemi asgjë, ndaj i bëj apel shtetit për ndihmë.

 ??  ?? Eriola Elezi, bashkëshor­tja e viktimës Ilirjan Elezi
Eriola Elezi, bashkëshor­tja e viktimës Ilirjan Elezi
 ??  ?? Banesa e shkrumbuar e familjes Elezi
Banesa e shkrumbuar e familjes Elezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania