Gazeta Shqiptare

Digjet e gjallë 35- vjeçarja me djalin 6 muajsh, Policia: Shkak i zjarrit në banesë, rrjedhja e gazit

Tragjedia, gruaja u gjet sipër të birit. Bashkia anulon koncertin

-

TEPELENË - Flakët e zjarrit kanë shënuar një tjetër tragjedi në qytetin e Tepelenës. 35- vjeçarja Elona Shehu është shkrumbuar bashkë me djalin e saj 6 muajsh brenda apartament­it të saj. Ndërsa, policia dyshon se shkak i rënies së zjarrit në katin e parë të një pallati në lagjen "15 Shtatori" është bërë rrjedhja e gazit. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e shtetasit Genci Shehu. Sipas bluve, viktima Elona Shehu ishte nënë e dy djemve 8 vjeç dhe 6 muajsh. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, bashkëshor­ti dhe djali i saj i madh nuk ndodheshin në banesë. Ndërkohë që ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur të afërmit e viktimave dhe banorët e qytetit të Tepelenës. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, mendohet se 35- vjeçarja mund të ketë qenë e përgjumur gjatë kohës që ka pasur rrjedhje gazi dhe nuk ka mundur të largohet nga banesa, e cila është përfshirë e gjitha nga flakët. Në vendngjarj­e kanë mbërritur forcat zjarrfikës­e të Tepelenës. Në ndihmë të këtyre të fundit kanë shkuar edhe efektivat zjarrfikës të Gjirokastr­ës, por ka qenë e pamundur që ata të shpëtojnë nënën dhe foshnjën, të cilët janë shkrumbuar nga flakët. Sipas burimeve të mësipërme, 35- vjeçarja është gjetur mbi të birin 6 muajsh. Fqinjë të familjes Shehu thanë mbrëmë për "Gazeta Shqiptare" se ka qenë djali 8 vjeç i viktimës, ai që ka parë zjarrin në shtëpi dhe ka bërtitur me të madhe: "Po digjet shtëpia!". Sipas fqinjëve, djali kishte dalë bashkë me të atin për të ndjekur një koncert që do të jepej nga bashkia për festat e fundvitit. Mesa duket, i mituri ka qenë duke u kthyer për në banesë kur ka vënë re flakët dhe ka kërkuar ndihmë. Burimet e mësipërme pohuan se çifti Shehu jetonte në një banesë me qira në qytetin e Tepelenës dhe se kryefamilj­ari Genci Shehu kishte vetëm një muaj që kishte filluar punë në një lloto sporti. Tragjedia në familjen Shehu ka bërë që bashkia e qytetit të anulojë koncertin festiv të fundvitit.

 ??  ?? Banesa ku ndodhi ngjarja
Banesa ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania