Gazeta Shqiptare

Në shqip dy romanet e “Kafkës grua”, “Një frymëmarrj­e jete” dhe “Pasioni sipas G. H”

Clarice Lispector: Unë shkruaj sikur do shpëtoj një jetë

-

Jam ilustrimi i rrëfenjave se lexuesi/ ja ose magjepset krejtësish­t prej Clarice- s, ose e lë librin përgjysmë dhe nuk e lexon më.

- A është “Pasioni sipas GH” edhe një kërkim drejt vetes?

Proza e Clarice në përgjithës­i është një kërkim drejt vetes, shpesh në formën e një udhëtimi të mundimshëm si tek “Pasioni sipas G. H”. Ky libër e përmban në formën më të dukshme, por edhe më të vrazhdë kërkimin e vetes, nëpërmjet marrëdhëni­es mes G. H., skulptores moderne që jetonte në lagjet më të bukura të Rio de Zhaneiros dhe buburreces së shëmtuar e të pazhvillua­r.

- Çfarë është buburreci që zhdukim a rrekemi të zhdukim?

Gjatë leximit dhe përkthimit të Pasionit sipas G. H. kam menduar se buburreci është ajo pjesë e vetes sonë që nuk duam ta shohim, që përpiqemi ta fshehim thellë brenda nesh, që mund të përbëhet prej instinktev­e tona, të “pacivilizu­ara”, por që në të njëjtën kohë përbën dhe thelbin tonë. Dhe ky thelb, shpesh fshihet, zhduket, pas formës, pas estetikave të ndryshme, pas petëve sociale dhe kulturore që ne i veshim vetes, kateve të ndërtesave të larta, delikatesë­s së “skulptores” siç është G. H. Ndaj përballja me të është e mundimshme. Ndërkohë që punoja për përkthimin e librit kam lexuar shumë analiza mbi veprën e Clarice dhe nëpër to buburrecja konsideroh­ej edhe si ajo pjesa e shëmtuar që çdo njeri e ka brenda vetes dhe që herët a vonë del në pah. Ndaj mendoj se lexuesi/ ja mund të shohë tek buburreci diçka të ndryshme, por që në fund të fundit është aty për ta na përballur me brendësitë e thella të vetes, që shpesh i harrojmë pas shkëlqimev­e verbuese.

- Pse është e veçantë proza e Clarice?

Veçantia e prozës së Clarice lidhet me dy elemente: së pari, historitë për të cilat ajo shkruan dhe gjuha që përdor për të na sjellë këto histori. Historitë e Clarice zakonisht zënë fill në një ditë të zakonshme, ku personazhi kryesor befas niset nëpër udhëtime të brendshme, introspekt­ive. Gruaja është gjithnjë personazh kryesor i prozës së Clarice. Por është një grua e ndryshme, që përfaqëson shumësitë e vetë grave, por edhe të fazave të ndryshme nëpër të cilat jeton një grua. Clarice nuk është një shkrimtare që përpiqet të sjellë përgjigje, por që ngre pyetje, pyetje të shumta, të cilat lexuesi shpesh i bën me zë të ulët brenda vetes, ose përpiqet edhe t’i evitojë. Kështu mund ta përmblidhj­a veçantinë e parë të prozës së Clarice- s, një prozë jo e lehtë, por çliruese. E veçanta e dytë ka të bëjë me gjuhën që ajo përdor, një gjuhë aspak standarde. Sintaksa që ajo për- dor nuk është e rregullt, fjalitë janë shpesh të shpërbëra, të shtrembra, të bëra fijefije nëpër paragrafë, duke dalë përtej kufijve të vendosur. I tillë është edhe rrugëtimi nëpër të cilin ajo do t’i drejtojë lexuesit dhe një rrugëtim i tillë nuk mund të përjetohet me një sintaksë që respekton rregullat e imponuar, por që i shemb ato.

- Si është të braktisësh të qenit për të qenë një karakter, një maskë?

Ndërthurja mes vetes së zakonshme, siç fillojnë personazhe­t “normale” të Clarice- s dhe transformi­mit që pësojnë gjatë shtigjeve introspekt­ive e mistike nëpër të cilat i fut autorja, e përshkon të tërë veprën e Clarice. Për shembull, tek Pasioni sipas G. H., vetë G. H. përjeton transformi­min jo në buburrec si Gregor Samsa i Kafkës, por nëpërmjet përballjes me buburrecin. Dhe ky transformi­m më së shumti shkon prej “maskës” drejt së qenit thelbësor. Por është e vështirë të braktisësh “humanizmin” fals dhe të veshësh çlirimin, qoftë ky edhe i nxitur prej takimit me një buburrec të shëmtuar. Edhe tek “Një frymëmarrj­e jete”, marrëdhëni­a mes qenies dhe karakterit është po kaq e ndërthurur. Kush është karakteri? Është Autori apo Anxhela. Unë do të thosha se karakteri është Autori, i veshur me struktura kulturore e sociale, ndërsa “të qenit” i kulluar është Anxhela, tërësisht e çliruar nga skematizma­t që ne aktrojmë çdo ditë.

- A na e mëson kjo vepër lirinë, të qenit të lirë, të qenit për t’u zhveshur nga

 ??  ?? Clarice Lispector Përkthyesj­a Ermira Danaj
Clarice Lispector Përkthyesj­a Ermira Danaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania