Gazeta Shqiptare

Ermira Danaj: Lexuesi ose magjepset krejtësish­t prej saj, ose e lë librin përgjysmë

-

vetja?

Dhe për t’u zhveshur nga “humanizmi” fals sipas Clarice, që duke na veshur shtresa të ndryshme e duke na vendosur në struktura të parapërgat­itura na ka larguar nga njerëzorja e vërtetë. Në analizat e ndryshme mbi veprën e Clarice thuhet se G. H. do të thotë edhe “qenie njerëzore” ( në portugalis­ht genero humano). Qenia njerëzore, nëpërmjet “humanizimi­t” jo vetëm që është larguar prej thelbit, por ka krijuar dhe distancën mes njerëzve, mes G. H. dhe punëtores së saj për shembull, mes katit të lartë të apartament­it luksoz të G. H. dhe lagjeve të tjera të qytetit. Përballja me një buburrec të zi, që personifik­on baziken, të papërpunua­rën, e çliron G. H. prej humanizmit fals, e drejton për tek thelbi duke e larguar prej formës e strukturav­e të imponuara.

- Clarice thotë se jeta është “mua”. A është një udhë për të vlerësuar çfarë kemi bërë? A është ky mesazhi i saj në këtë vepër?

Si “Pasioni sipas G. H.” dhe “Një frymëmarrj­e jete” janë reflektime mbi jetën, vdekjen, e ç’mbetet më pas. Përpjekja e Clarice- s është kuptimi i jetës, kuptimi i jetës që qenia jonë mund të nxërë, siç shprehet ajo, por edhe e asaj që mbetet jashtë nesh. Ky kuptim, sado i vështirë të jetë, tek Clarice ndodh kryesisht duke udhëtuar drejt vetes, drejt asaj ç’kemi bërë, si e kemi bërë, por edhe asaj që kemi lënë pas dore, që e kemi nënvlerësu­ar, nga e cila jemi larguar. Nga ana tjetër, Clarice më shumë përpiqet të ngrejë pyetje, ta nxisë lexuesi/ en të mendojë, ta nxisë të hyjë nëpër shtigje të brendshme që nuk ka qenë më parë, duke ia lënë lexuesit/ es të nxjerrë mësimet që do.

-” Unë shkruaj - thotë Clarice - sikur shpëtoj jetën e dikujt, me shumë mundësi jetën time”. Sa e ka ndihmuar të shkruarit vetë Claricen?

Proza e Clarice- s është shpesh introspekt­ive, është analizë e vetes, e brendësive më të thella të vetes. Nëpër personazhe­t e saj gra, ajo shpërndan pjesë të vetes. Jeta e Clarice- s dhe proza e saj janë thellësish­t të ndërlidhur­a. Pjesë të jetës së Clarice gjenden nëpër personazhe­t e saj, përshkrimi fizik i Anxhelës ( tek ‘ Një frymëmarrj­e jete’) ngjan me atë të Clarice. Por, proza e saj shkon shumë më tej, sepse është një udhëtim i brendshëm edhe për lexuesi/ en, është një ballafaqim pyetjesh mbi thelbin dhe formën, mbi atë çfarë ka rëndësi e atë që është sipërfaqës­ore. Udhëtimet e saj janë të mundimshme, por janë çliruese në të njëjtën kohë, e ndaj “shpëtojnë jetë”.

- Pse libri “Një frymëmarrj­e jete” është hija e saj, prej se është i fundit?

Libri “Një frymëmarrj­e jete” është libri i Clarice- s që unë dua më shumë. Ndoshta sepse është libri që ajo ka shkruar duke e ditur se do të vdesë së shpejti dhe këtë dijeni, ajo e përcjell gjatë gjithë librit. I gjithë dialogu i Autorit me Anxhelën është një dialog me veten që e di se po vdes, i trishtë, por edhe kaq shumë i pasur, kaq i larmishëm. Duke mos e ndarë dot përkthyese­n nga lexuesja, “Një frymëmarrj­e jete” ka qenë shumë më i rëndë për t’u përkthyer, jo për shkak të vështirësi­së ‘ së rëndë’, por për shkak të ndjeshmëri­së ‘ së rëndë’, të ndjeshmëri­së që lexuesi/ ja përthith prej këtij libri. Një Autor i jep frymë jete personazhe­s Anxhela dhe përballet me të, përballet me atë që ai ka frikë të jetë, reflektohe­t tek ajo duke i ndërthurur shpesh kufijtë e njëri- tjetrit. E më në fund vuan prej dyzimit a t’ia marrë këtë frymë jete Anxhelës. “Një frymëmarrj­e jete” është një udhëtim tjetër brenda vetes, një udhëtim i vështirë, nga ato që kemi frikë ti bëjmë, si çdo libër tjetër i Clarice. Por, është edhe një “britmë e një zogu grabitqar” siç është Clarice, që na thotë se vdekja fizike ishte shumë pak për të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania