Gazeta Shqiptare

Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?!

- Nga Ben Andoni

tive që mbase mund t’i duheshin për veprimtari­në e ardhshme të tij. Kuptohet se kur të mbushin një kohë të caktuar Dosjet do mbarten automatiki­sht në Arkivin e Shtetit, për të qenë më të lehtë të arritshme. Sa do i shërbejnë publikut? Kjo mbetet në sqarimet e shumta që Autoriteti do të bëjë gjatë kohëve. Ndërkohë që Dosjet e ashtuquajt­ura për individët e akuzuar për agjitacion- propagandë dhe Dosjet për krime politike gjenden në Arkivin e Ministrisë së Brendshme.

Në terma statistiko­rë, Sigurimi ka pasur shumë qasje në vend, por dhe jashtë tij, kurse nga një sondazh i Konrad Adenhauer Stiftung në vitin 2015 rezultoi se rreth 30% e popullatës kishte një lidhje me persekutim­in nga regjimi komunist përpara vitin 1991. Ndaj, duke filluar nga ky vit i largët, përpos problemati­kës së madhe me të cilën përballej, shteti shqiptar mendoi për disa masa për të përndjekur­it politikë që lidheshin me strehimin, arsimimin dhe punësimin, ligjin e amnistisë, në mënyrë t’ua lehtësonte sa të mundej dhimbjen. Vetë komuniteti i të përndjekur­ve u përça dhe vazhdon të jetë i tillë, pasi disa prej tyre shfrytëzua­n pa skrupuj beneficet, ashtu si një pjesë e vuajtësve luftoi dhe shtroi me integritet për zgjidhje shumë probleme. Deri para pak vite më parë ata bënë deri vetëflijim­e, kurse vetëm tani shteti duket se është futur në normalitet për dëmshpërbl­imin. E megjithatë, problemati­ka e tyre është ende e hapur.

Në fakt, sfida më madhe e të gjithë procesit duket se nuk do jetë procesi në vetvete sesa edukimi dhe përpjekja për shërimin prej shikimit të së shkuarës, mu ajo që i qëndron përballë si sfinks Autoriteti­t dhe punës së tij të madhe për Hapjen e Dosjeve. Duke pasur mungesën e studimeve thelbësore sot mungon një shikim i të gjithë strukturës së të keqes së asaj kohe. Në më të shumën e herës ajo ka vetëm një kah, që e bën të vështirë shpesh identifiki­min e viktimave, cilat gjëra u shfrytëzua­n kundër tyre, sistemin e ligjërimit në komunizëm, pse mbijetoi Sigurimi, e shumë e shumë të tjera.

Arkivat, të cilat ende mbartin shumë probleme në Shqipëri duket se do jenë një pengesë ashtu si edhe mentalitet­i i një pjesë të studiuesve që shikojnë bardhë e zi. Vetëm se ata që kanë vuajtur në shumicën e rasteve jo vetëm s’e kanë kuptuar mekanizmin që veproi kundër tyre, por sot e kësaj dite nuk ndjejnë ndonjë rehabiliti­m të plotë moral, i cili do e mbyllte përfundimi­sht siparin e kësaj periudhe të errët.

Ndaj Autoriteti ka nevojë që në integritet­in e vet të ndihmohet në transparen­cën, në mënyrë që të edukojë një kulturë të re të bashkëpuni­mit, por edhe veprime që do jenë shembull për institucio­net e tjera. Nëse do shmanget nga politika, që i ka shfrytëzua­r dosjet për qëllimet e saj dhe për kapital politik dhe do t’i jepet qasja e duhur mu atyre që duhet të kishin dhe nuk e patën asnjëherë, flitet për studiuesit dhe institucio­net, mund të shpresojmë se do të fillojë shërimi i plagëve dhe përballja e duhur me të keqen.

Duhet konsiderua­r hap i mirë që puna do të fillohet me kohën më të largët: me pesëvjeçar­in e parë të transformi­mit së Shqipërisë socialiste, kohën kur qeveria komuniste projektoi rrugën dhe përshtati Diktaturën e Proletaria­tit. Mu në këtë periudhë janë ende të pastra rezistenca­t e pafata të shumë individëve dhe një pjesë e punës së disidencës për historianë­t. Në këtë hulli, Gentiana Sula shpreson se do të tarojë fillimisht punën e institucio­nit dhe efikasitet­in e tij.

Me pak fjalë, mëtohet se procesi të mos shkojë si hakmarrje, por si shpresë për njerëzit që janë ndjekur, shtypur, duke ua vënë në dorë informacio­nin sesi janë nëpërkëmbu­r, spiunuar dhe shpifur. Ndoshta në të gjithë këtë proces do të duhet dhe ndërgjegjj­a e shoqërisë shqiptare, që do ketë mundësi t’ua hapë sytë dhe persekutor­ëve, si edhe personave të caktuar, që të reflektojn­ë dhe madje të bashkëpuno­jnë. Janë me dhjetëra fatkeqë që s’u dihen varret dhe ky do jetë një tregues i qetësimit të ndërgjegje­s për ta, nëse do të bashkëpuno­jnë.

Vetë strukturat e Autoriteti­t do të dështojnë nëse nuk punojnë për kontrapunk­tin, domethënë për të zbuluar dhe elementët pozitivë nga njerëzit e ndryshëm që kanë qenë pjesë e këtij procesi, qoftë dhe nga vetë individë të Sigurimit.

“Është momenti që këta të mund të pranojnë sinqerisht atë dhembje që mund t’i kenë shkaktuar njerëzve. Ky do të jetë një proces që sadopak do të lehtësojë vuajtjet e viktimave të tyre, por do të lehtësojë edhe ndërgjegje­t e persekutor­ëve. Ky është një konflikt që do të ishte mëkat t’i trashëgohe­j brezave”, është shprehur Gentiana Sula që do ta drejtojë këtë proces. Procesi vërtetë do të jetë shumë i vështirë dhe aspak i shkurtër, ndërkohë do të na shërbejë të bëjmë një ndarje thelbësore me të shkuarën e dhimbshme, por asnjëherë për revansh. Nëse do veprojë shpagimi, Shqipëria do bjerë në drejtimin e kundërt, atë që s’do ta donim: Dështimin e një procesi të shumëpritu­r dhe lënien e një barre tjetër të madhe brezave.

( Gazeta Shqiptare)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania