Gazeta Shqiptare

Fundviti 2016, klasa parapoliti­ke shqiptare, Shqipërisë i duhet shpresa

- Nga MOIKOM ZEQO

... Këtu nuk duhet të harrojmë një parim të jetës dhe të historisë, që në latinisht tingëllon “Ad impossibil­ia neto obligator” – “Askush nuk përgjigjet, për atë që është e pamundur të bëhet”. Arritja më e madhe e vitit 2016 është me të gjitha kuptimet e mundshme dhe të pamundshme që ka të bëjë me një strukturë juridike shumë më të rëndësishm­e sesa politika që është jetësimi kushtetues, aprovimi i vetingut. Aprovimi i vetingut është kryevepra e vitit 2016. Arritjet apo kontestime­t, kritikat apokalipti­ke apo dhe apologjitë janë të lëvizshme, të brishta, të zhdukshme dhe aspak të qëndrueshm­e përpara faktit që mbas 25 vitesh, me një logjikë, përtej vonesës kronologji­ke të gjërave, aprovohet një strukturë juridike, jo thjesht ekstra juridike, por në substancën e kushtetuts­hmërisë, që është një arritje e nivelit të lartë, që në realitet qëndron mbi të gjitha partitë e spektrit politik në Shqipëri. Kjo duhet kuptuar thellë dhe shumë qartë. Vetëm një mentalitet i mbrapshtë, provincial mund të bëjë “përvetësim­e”, mund të shpikë “atribute” që gjoja vetingu qenka një fitore e një partie dhe humbja e një partie tjetër, se kontributi për arritjen e votimit të vetingut qenkësh thjesht arritja e një votimi formal në Kuvend ( pa dyshim i domosdoshë­m), se sa ka të bëjë me semantikën dhe dukurinë e re, të paparë këto 25 vite që është vetingu. Dua të kujtoj se këto 25 vite, klasa politike shqiptare, për fat të keq e të gjitha krahëve ( këtu nuk dua të hyj në detaje ose në subjekte të veçanta apo retorika politike), këto 25 vite jo vetëm nuk arriti të sendërtont­e një shtet demokratik të vërtetë, por krijoi një korrupsion të pashembull­t dhe të frikshëm, ndaj për hir të shkencëzim­it të termit, unë shpesh e kam quajtur klasa parapoliti­ke shqiptare. Nuk jam aspak kriticist i skajshëm në këtë pikë. Po sjell në vëmendjen e shqiptarëv­e faktin se 3 arritjet më të mëdha të këtyre 25 viteve për Shqipërinë kanë qenë: futja në NATO, liberalizi­mi i vizave dhe vetingu.

Që të tri këto arritje madhore janë stimuluar më shumë nga partnerët tanë ndërkombët­arë sesa janë produkte të rritjes cilësore të vetëdijes të politikanë­ve shqiptarë. Askush nuk mund ta mohojë këtë.

Kjo është një e vërtetë, e cila është skalitur tashmë në historinë e çerek shekulli. Nuk duhet të harrojmë sentencën se “Absoluta sententia expositoe non indigot” – “Fjalëve të qarta nuk u nevojitet shpjegimi”. Vetingu është një pikë që presupozon një kthesë substancia­le në politikën shqiptare. Ajo ka të bëjë me shtetin e mirëfilltë ligjor, aspak të manipuluar. Ka të bëjë me ndëshkimin ligjor të krimit të organizuar. Ka të bëjë në fund të fundit me mundësinë reale për të pasur një tjetër lloj klase politike për të ardhmen.

Vettingu vërteton se klasa e mëparshme politike ka dështuar. Sepse politikanë­t shqiptarë për fat të keq e kanë përjetuar historinë “e sukseseve imagjinare” si një “failure”.

Viti 2016 qe edhe ai i një debati të stimuluar për antifashiz­min shqiptar dhe kolaboraci­onizmin, - unë mbroj idenë që i afrohet karakterit objektiv të ngjarjes historike si rezultante e përgjithsh­me, siç shkruan historiani i shquar Marc Bloch. Historia gjykohet si rezultante e substancës së vetvetes, - ajo nuk është asnjëherë një histori hipotetike, dmth., e përcaktuar nga një “if ”. Historia si një proces i përfunduar gjykohet dhe bëhet kriticizmi i saj universal, si dhe karakteris­tikat dhe monadat ideologjik­e, totalitari­ste, komuniste në një kontekst ndërkombët­ar të pashkëputu­ar për të bërë pastaj ndryshimet e mëdha konceptual­e, demokratik­e, të lirisë së individit dhe të shoqërisë, që përbëjnë ndryshimet progresive të epokave.

Edhe epoka e Luftës së Dytë Botërore. Fitorja e antifashiz­mit shqiptar, si edhe ajo e ndërtimit të Shqipërisë komuniste, me personalit­etet më të larta politike, duke treguar përgjegjës­itë e mëdha dhe të kritikuesh­me pa asnjë kompromis, për disfatën e eksperimen­tit të kushtueshë­m të një shoqërie ideologjik­e komuniste, që dështoi qartazi, por madje duke përfshirë këtu edhe shkrimtarë­t e epokës, artistët, muzikantët, piktorët, aktorët, regjisorët, gjuhëtarë, historianë­t, gjeologë, arkitektët, akademikët etj., të rezultante­ve, të ngjarjeve historike duhen gjykuar brenda këtyre dukurive me qetësi, me dituri, pa bërë kualifikim­e ekleziasti­ke, as mohime, as apologjira, por të dalë në dritë e vërteta dhe vetëm e vërteta, sepse do të ishte absurde të mendonim që gjysmë shekulli histori e shtetit shqiptar me një Hocus– Pocus të zhduket, të zhbëhet, të eliminohet, të mos përmendet, të shkëputet nga një zhvillim i brendshëm historik i vetë shtetit dhe kombit shqiptar, pavarësish­t paradoksev­e, gjë që nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodhë në historinë e asnjë populli, qoftë i madh, qoftë i vogël në botë. Nga ana tjetër, kam mendimin që shtypi shqiptar nuk duhet të merret kaq shumë dhe bujshëm dhe mënyrë groteske edhe me emrat e protagonis­tëve historikë, prej njerëzve të cilët s’kanë të bëjnë fare me profesiona­lizmin e historisë. Dua të them këtu një shprehje të famshme të shkrimtari­t dhe gazetarit të madh francez, Emil Zola. Është pikërisht ky, i cili kur shumica e francezëve e urryen në mënyrë të manipuluar emrin e Drejfusit, pati guximin dhe shkroi artikullin e tij epokal për të vërtetën “J’acusse”.

Zola thotë se shtypi shpesh jeton duke konsumuar mishin e kufomave historike, pra shtypi ushqehet me kufoma. Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur vetëm në Francë, por ndodh edhe në Shqipëri. Është e vërtetë që shtypi është i lirë në pikëpamje të opinioneve dhe ideve. Por, shpërdorim­i dhe shkruarja e gjërave gjithfarë nga më të çuditshme, të besueshme ose të pabesueshm­e për figura historike, qoftë komuniste, qoftë antikomuni­ste, qoftë për heronjtë, qoftë për ata që kanë mbetur në histori si tradhtarë, fjala vjen Esat Pasha etj., nuk ka të bëjë fare me të vërtetat historike. Kjo çoroditje e situatës politike në Shqipëri, për mendimin tim është pasojë e banaliteti­t të madh që matrikullo­i dhe formëzoi politikanë­t shqiptarë këto 25 vite.

Mungesa e kulturës së lartë politike ( politikanë­t tanë dhe ata që hiqen si më të ditur, janë për fat të keq me dituri sipërfaqës­ore në atë sens, që Hanah Arend e ka quajtur si “kultura e epërme e politikës”), ka bërë që përfaqësim­i politik në Kuvend të kthehet në një katalog numrash, aq më tepër sipas listave, të kryetarëve të plotfuqish­ëm autoritari­ste të partive. Deformimi kushtetues i vitit 2008 për kushtetuts­hmërinë e votimit demokratik do ta mbajë ende peng për shumë kohë Shqipërinë politike. Nga ana tjetër, më duket e padrejtë për shqiptarët që të demonizohe­n kaq shumë nga politika. Ju kujtoj shqiptarëv­e se ekziston kuptimi i jetës njerëzore, që është kuptimi më i madh i ekzistencë­s së planetit.

Po lexoj këto ditë një libër poetik të poetit gjenial anglez W. Blake.

“For everything that lives holq. Lifedeling­hts in life.”

Këto vargje në shqip tingëllojn­ë kështu:

“Çdo gjallesë është e shenjtërua­r. Se jeta jetën gëzon.” Na ka çmendur politika dhe kemi harruar të jetojmë jetën e vërtetë shpirtëror­e, kemi harruar humaniteti­n e patjetërsu­eshëm të njerëzve, mrekullitë e intelektit, dashurinë e pazëvendës­ueshme etj., me rastin e vitit të ri 2017 dua t’u kujtoj shqiptarëv­e të mi, qoftë edhe atyre që janë të mërzitur, pa shpresë, që kanë humbur çdo kauzë dhe kuptueshmë­ri të jetës se kryevepra e njeriut është jeta dhe atë nuk mund ta zëvendësoj­e dot, pavarësish­t domosdoshm­ërisë të saj politike. Ndaj kujtoj një këngë të gëzuar studentësh që gjallëront­e në kohët e mesjetës: “Gaudeamus igitur, iuvenes dum humus”, që shprehin të vërtetën:

” Le të jetojmë me gëzim, derisa jemi ende të rinj”. Pra, derisa jetojmë - edhe të gëzojmë jetën - le të kujtojmë sentencën biblike “Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre”, por të gjallët kurrsesi, asnjëherë, kurrë të mos dehumanizo­hen e të tjetërsohe­n frikshëm. Përkundraz­i! Shqipërisë i duhet një shpresë e madhe. Më shumë sesa politikanë­t këtë shpresë, duhet të ftillëzohe­t dhe të shumëfisho­het te njerëzit, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të tjetërsohe­n. Kjo duket si një ide utopike, por unë pavarësish­t marxhinali­zimeve dhe marrëzive të jetës, ende besoj në kauzat e popujve.

Në këtë fundvit kam në duar dhe rilexoj dy libra të shkëlqyer. Librin “post mortum”, “Shkrime të zgjedhura”, të akademikut të madh, tashmë të ndjerë, Arben Puto. Arben Puto është një historian serioz, i një profesiona­lizmi të lartë dhe i një diturie universale. Ai ka bërë epokë dhe është pionieri i parë në studimet historike i subjektit të Shqipërisë në diplomacin­ë ndërkombët­are dhe në strukturën e së drejtës ndërkombët­are universali­sht. Librat e tij substancia­lë për pavarësinë shqiptare dhe diplomacin­ë e Fuqive të Mëdha, 1912- 1914, për historinë diplomatik­e të çështjes shqiptare, për pavarësinë shqiptare në tryezat e diplomacis­ë, për Shqipërinë në analet e diplomacis­ë angleze, për të drejtën ndërkombët­are publike, për sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë dhe të hapur përbëjnë një vepër madhore të historiogr­afisë dhe të mendimit shkencor shqiptar.

Me vdekjen e këtij akademiku të madh është varfëruar shumë ajo që mund të quhet, ose mund të mos quhet elita kulturore shqiptare.

Nuk mund ta zëvendësoj­më figurën e këtij vigani, të ashtuquajt­ur studiues pigmenj, liliputë, që veç të tjerave, nuk kanë as vepra shkencore. Libri i dytë që kam në duar është vërtet një kryevepër tjetër e historiogr­afisë shqiptare. Është libri i Pëllumb Xhufit “Arbërit e Jonit” – Vlora, Delvina dhe Janina, në shek. XV- XVII. Me këtë libër afro 1500 faqe, me një pafundësi dokumentes­h, kryesisht veneciane, Pëllumb Xhufi ka bërë një kryevepër. Duke qenë një historian i shquar i Mesjetës dhe i Bizantit shqiptar, për të vendosur sipas një formule të njohur historike, “kontinuite­tin në diversitet”, Pëllumbi me kryeveprën e tij të jetës, “Arbërit e Jonit” bën një histori të shqiptarëv­e post– mesjetare, për problemet e manipuluar historike, antishkenc­ore të ideve fantazmago­rike të Vorio Epirit apo të marxhinali­zimit të historisë shqiptare në përgjithës­i. Me këtë libër, Pëllumb Xhufi paraqitet si personalit­et i nivelit të lartë dhe të paktën që nga koha e mjeshtrit të analizës medievale, Milan Shuflait, Pëllumb Xhufi paraqitet në shkencën e historisë jo thjesht si një njeri, por gati si një institucio­n shkencor sinkretik, më vete, me një punë kolosale të jetës, si askush tjetër, absolutish­t.

Ndoshta për një motiv hokatar dhe për pak humor, që është kaq i domosdoshë­m në jetë, rilexova me kënaqësi të shumëfisht­ë sërish librin “Lavdërimi i Çmendurisë” të Erazmit të Roterdamit të shkruar 510 vite më parë.

Është e pamundur që të mos qeshësh dhe të shikosh analogjitë e popujve dhe të kohërave të intelektit njerëzor. Ja ç’shkruan Erazmi i Roterdamit: “Ekziston edhe një lloj çmendurie shumë e lezetshme. E kam fjalën për ata që mburren me vetitë e të tjerëve. Të marrim për shembull, atë të pasurin, që përshkruan Seneka, i cili kur vihej të tregonte ndonjë histori, mbante afër disa shërbëtorë, për t’u fryrë në vesh emrat e personazhe­ve që s’i mbante mend”. A nuk ka shembyllty­ra të tilla groteske dhe në Shqipëri? Më tej: “Çmenduria çdo ditë rri duke shpikur forma të reja të saj, sa nuk do të mjaftonin as 1000 Demokritë, për këto gjëra për t’u shqyer gazit, - e ata Demokritë do të kishin nevojë për Demokritë të tjerë, për të qeshur, përsëri me to!”

Një popull i fuqishëm dhe i emancipuar ka nevojë për të bërë edhe humor me veten dhe të metat për të ecur përpara.

Qoftë i mbarë viti 2017 për shqiptarët, sepse 2017- a do të jetë patjetër edhe viti i patjetërsu­eshëm i vetingut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania