Turqia dhe Rusia akuzojnë SHBA- të: Kemi prova, kanë financuar terroristët
Reagon Amerika: Janë pretendime qesharake dhe pa baza
Partneriteti
mes An karasë dhe Uashingtonit po vihet seriozisht në pikëpyetje, aq sa në arenën ndërkombëtare po hidhen dyshime rreth vijueshmërisë normale të marrëdhënieve SHBA- Turqi. Kjo për shkak se presidenti Rexhep Taip Erdogan, në mënyrë të papritur akuzoi administratën amerikane se po mbështesin ISIS- in në Lindjen e Mesme. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Moskës zyrtare, që ka mbështetur akuzat e Erdoganit. Aleksey Pushkov, një nga senatorët e Këshillit të Federatës të Dhomës së Lartë në Parlamentin e Rusisë dhe një nga politikanët më me influencë pranë presidentit Putin, ka deklaruar dje se "presidenti Rexhep Taip Erdogan ka të drejtë në deklaratat e tij se forcat e koalicionit ofrojnë mbështetje ndaj organizatave terroriste, duke përfshirë edhe ISIS- in". Sipas agjencisë së lajmeve "Anadolu Agency", Pushkov, në një deklaratë në median sociale ka thënë: "Erdogan ka të drejtë. Ka shumë ngjarje që tregojnë se SHBA- të mbështesin organizatat terroriste. Është absurde që Departamenti i Shtetit është në përpjekje për të mohuar këtë rast të qartë". Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka lëshuar akuza mjaft të rënda në drejtim të partnerëve më të mëdhenj të NATO- s, duke u shprehur se Ankaraja disponon prova që vërtetojnë se SHBA- të kanë mbështetur organizata të ndryshme terroriste në Lindjen e Mesme, përfshirë ISIS- in. Në fjalën e
DASH
"Dua të them se këto akuza janë qesharake, për të qenë i sinqertë. Nuk kanë asnjë bazament, sikurse edhe ju mund ta kuptoni. Nuk mendoj se dikush mund të vërë në dyshim mbështetjen tonë në punën që po bën koalicioni në Sirinë Veriore, Irak dhe në të gjitha vendet e tjera. Jemi 100% të përkushtuar për të shkatërruar përfundimisht Shtetin Islamik", - u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
tij, kreu i shtetit turk nënvizoi se për të provuar këto akuza ekzistojnë materiale të shumta, si fotografi, video etj. Erdgoan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e thyen premtimin e bërë kur themeluan koalicionin ndërkombëtar anti- ISIS, duke ndryshuar qëndrimin e tyre. "E mbani mend se çfarë thanë forcat e koalicionit në fillim të misionit? Ata thanë, ' do të luftojmë Shtetin Islamik deri në sh-
katërrimin e tyre'. Në fakt, na akuzuan edhe ne që po mbështesnim ISIS- in, por tashmë ata janë zhdukur. Për më tepër, ata kanë ndryshuar edhe qëndrimin e tyre, duke mundësuar mbështetje për grupe terroriste si Shteti Islamik, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit dhe Partia e Unionit Demokratik. Kjo gjë është mjaft e qartë, pasi ne kemi prova të ndryshme, si fotografi, video etj.", - akuzoi Erdogan.