Gazeta Shqiptare

Kapen 2.3 kg heroinë në traget, arrestohen 2 korrierët nga Tirana

SHÇBA prangos policin kufitar, lejoi kalimin e transportu­esve të lëndës narkotike Droga me destinacio­n Bolonjën, në kërkim Erlin Çaushi

-

për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e së martës kanë sekuestrua­r rreth 2 kg e 330 gr heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan Laureta Lama dhe Bashkim Hasani, të dy banues në Ti- ranë. Ndërkaq, është shpallur në kërkim Erlin Çaushi 29 vjeç, banues në Mëzez të Tiranës. Sipas hetuesve të çështjes, më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës- Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjell­a me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e" në bashkëpuni­m", e mbetur në tentativë.

DËSHMITË

Edhe pse katër pakot e drogës të mbështjell­a me celefon u gjetën në dhomën e tragetit të prenotuar nga Laureta Lama dhe Bashkim Hasani, dy të arrestuari­t nga policia Kufitare në Durrës, në deklarimet e para për policinë kanë fajësuar njëritjetr­in. Mësohet se 38vjeçarja Laureta Lama ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se Bashkim Hasani është personi që mund ta ketë futur drogën në çantën e saj. Nga ana tjetër, edhe 67- vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me lëndën narkotike dhe se ajo i përket Laureta Lamës. Pas hetimeve të kryera, hetuesit deklaruan se destinacio­ni i heroinës ishte Bolonja dhe se do të trafikohej për llogari të 29- vjeçarit të shpallur në kërkim, Erlin Çaushi, ndërsa pritësi i saj nuk dihet ende. Gjithashtu, në pranga ka përfunduar dhe babai i këtij të fundit, Kujtim Çaushi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një pistolete tip "Glok" pa leje.

 ??  ?? Korrierja e arrestuar, Laureta Lama
Korrierja e arrestuar, Laureta Lama
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Vlorë
Droga e sekuestrua­r në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania