Gazeta Shqiptare

Moti i acartë, humbin jetën 4 persona

Thyhet akulli e mbytet në rezervuar bariu nga Fieri. Mbytet në lumin Buna 70- vjeçari nga Shkodra Vdesin nga i ftohti 38- vjeçari nga Pogradeci dhe e moshuara nga Durrësi

-

Moti i keq i shoqëru ar me reshje dëbore dhe temperatur­a ekstremish­t të ulëta ka shkaktuar dje 4 viktima të tjera në rrethe të ndryshme të vendit tonë. Një 38- vjeçar nga qyteti i Pogradecit dhe një grua e moshuar në Durrës kanë humbur jetën nga i ftohti. Ndërkohë që një 40vjeçar nga fshati Petovë i Fierit është mbytur teksa po tentonte të kalonte rezervuari­n e ngrirë. Ndërsa në Shkodër, një 70- vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Buna, pasi i ka rrëshqitur këmba në akull teksa po mbushte ujë. Në total, numri i personave të vdekur gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin ( përfshirë dhe Tiranën) ka arritur në 9.

POGRADEC

I ftohti arktik ka shënuar viktimën e dytë në qarkun e Korçës brenda 24 orëve. Anastas Shuke, banor i lagjes nr. 4 të qytetit të Pogradecit është gjetur dje i pajetë brenda në banesën e tij nga fqinjët. Mësohet se Shuke jetonte i vetëm ( pas vdekjes së prindërve të tij birësues), ndërsa në dhome mungonin pajisjet ngrohëse, ç'ka ka shtuar dyshimet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit. Sipas burimeve nga policia lokale, 38- vjeçari ishte diagnostik­uar me skizofreni dhe kurohej rregullish­t për sëmundjen e tij mendore. Pas ekspertizë­s së vendit të ngjarjes, blutë pohuan se vdekja e 38- vjeçarit është natyrale dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune duke përjashtua­r çdo dyshim tjetër. Ndërkaq, fqinjët deklaruan për "GSH" se "Anastasi ishte i birë-

suar që i vogël në këtë familje dhe pas vdekjes së prindërve, jetoi për disa kohë në Greqi. Pas kthimit nga Greqia, ai shfaqi edhe probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm në banesë ku dhe humbi jetën". Ndërsa, dy ditë më parë, në qytetin e Korçës vdiq nga i ftohti 60- vjeçari Ilia Lifo.

DURRËS

Një 67- vjeçare në qytetin e Durrësit është nxjerrë mbrëmë e pajetë nga apartament­i ku jetonte e vetme pranë Pallatit të Sportit, ndërsa dyshohet që mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak nga i ftohti. Mësohet se viktima është Shpresa Muça, e cila jetonte vetëm në banesën e saj. Ndërsa, dyshohet se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë që para tri ditësh, kohë kur edhe nuk i ishte përgjigjur në telefon djalit të saj. I shqetësuar, ky u fundit kërkoi ndihmën e zjarrfikës­ve, pasi nuk mund të hynte në apartament­in e nënës, dera e blinduar e të cilit ishte e mbyllur nga brenda. Menjëherë zjarrfikës­it kanë hyrë nga dritarja dhe kanë venë re që gruaja ishte e pajetë. Sipas zjarrfikës­ve, në banesën e Muçës nuk kishte asnjë mjet ngrohës. Ndërsa, burime pranë policisë së qytetit bregdetar bënë me dije se Shpresa Muça ka vdekur për shkaqe natyrale, pasi vuante nga një sëmundje kronike. Të shtunën që shkoi në Durrës humbi jetën nga i ftohti 38- vjeçari endacak, Arben Sulo.

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e djeshme ( rreth orës 13: 20) në Fier. Një 40- vjeçar nga fshati Petovë është mbytur në rezervuari­n e këtij fshati në tentativë për të ecur nëpër akull. Mësohet se akulli është thyer dhe Hajredin Xhelo, baba i dy fëmijëve ka rënë në ujë dhe për pasojë është mbytur. Pas ngjarjes, Përparim Xhelo dje u shpreh se vëllai i tij ( bari) ishte duke ruajtur bagëtitë dhe se ai është bërë kurioz nga shtresa e akullit në rezervuar dhe ka provuar të ecë mbi të. Vetëm pas 6 orësh, palombarët e RENEA- s kanë mundur të nxjerrin nga uji i rezervuari­t trupin e pajetë të 40- vjeçarit.

SHKODËR

I moshuari Filip Shllaku nga Shkodra është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi që prej mbrëmjes të së martës, ai ka humbur kontaktet me ta. Familjarët pohuan se 70- vjeçari kishte shkuar të mbushte ujë në lumin Buna, pranë fshatit Daragjat, por nuk është kthyer më në shtëpi. Pas vonesës së kryefamilj­arit, ata i janë drejtuar bregut të lumit ku kanë gjetur aty pranë kapuçin e tij. Dyshohet se të moshuarit i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në lum në momentin që po mbushte ujë. Sakaq, kanë nisur kërkimet për gjetjen e

 ??  ?? Bora në Librazhd
Bora në Librazhd
 ??  ?? Rezervuari i Petovës ku u mbyt bariu Hajredin Xhelo
Rezervuari i Petovës ku u mbyt bariu Hajredin Xhelo
 ??  ?? 38- vjeçari nga Pogradeci, Anastas Shuke
38- vjeçari nga Pogradeci, Anastas Shuke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania