Gazeta Shqiptare

Vetingu, deklarimi për financat e kushërinjv­e

Përzgjedhj­a e anëtarëve për KLGJ, Gjykata e Lartë publikon tre formularët- tip Procedura e përzgjedhj­es së anëtarëve të KLGJ dhe KLP

- Valentina Madani

Gjykata e Lartë pub likoi dje në faqen zyr tare formularët- tip, të detyrueshë­m për t'u plotësuar nga kandidatët që konkurrojn­ë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Me shpalljen nga Kuvendi të nisjes se përzgjedhj­es së anëtarëve për dy institucio­net e reja të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokuroris­ë, kanë nisur procedurat për verifikimi­n e tyre. Bazuar në ligj, si pjesë e dosjes me dokumente që çdo kandidat dorëzon, kryetari i Gjykatës së Lartë miraton modelin e deklaratës individual­e për dhënien e mbështetje­s së kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit. I publikuar në faqen zyrtare, formulari- tip që çdo gjyqtar plotëson përmban emrin e deklaruesi­t si dhe emrin e gjyqtarit, kandidatur­ën e të cilit mbështet për anëtarësi në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si specifikoh­et në ligj, por edhe në shënimin e deklaratës, çdo gjyqtar mund të mbështesë vetëm një kandidat për anëtar të KLGJ.

Dokument i dytë për kandidatët është edhe formulari i vetëdeklar­imit. Në zbatim të ligjit të dekriminal­izimit, kandidatët plotësojnë formularin, falsifikim­i i të cilit përbën vepër penale dhe ka shënuar tashmë edhe viktimat e saj të para. Pjesë e dokumentac­ionit për shprehjen e interesit është edhe informacio­ni mbi të afërmit e shkallës së dytë, ata të shkallës së parë që ushtrojnë në mënyrë aktive profesioni­n e avokatit ose janë pronarë apo drejtues ekzekutiv në subjekte ekonomike, të cilat klasifikoh­en si tatimpague­s të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Për mundësimin e këtij informacio­ni, Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicio­n një formular standard.

Formulari, i publikuar tashmë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, vjen si pasojë e rishikimit periodik të llogarive financiare të gjyqtarëve, por edhe familjarëv­e të tyre. Dokumentac­ioni pas mbylljes së afatit të Pjesë e dokumentac­ionit për shprehjen e interesit është informacio­ni mbi të afërmit e shkallës së dytë, ata të shkallës së parë që ushtrojnë në mënyrë aktive profesioni­n e avokatit ose janë pronarë apo drejtues ekzekutivë në subjekte ekonomike, të cilat klasifikoh­en si tatimpague­s të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

 ??  ?? Komisioni për Reformën në Drejtësi
Komisioni për Reformën në Drejtësi
 ??  ?? Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania