"CEZ", Balla: Prova e lidhjes së sekserit dhe Berishës
Deputeti i PS- së publikon mesazhin
dorëzimit në 16 janar, do të verifikohet nga administrata e Gjykatës së Lartë duke shpallur më pas në faqen zyrtare kandidaturat. Ky proces sipas ligjit pritet të zgjasë vetëm 1 javë, duke parashikuar datën 23 janar si ditën kur shpallen zyrtarisht kandidatët gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Vendimet për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore i merr Komisioni i Kualifikimit, i përbërë nga kryetari i Gjykatës së Lartë dhe dy gjyqtarë të tjerë të saj, të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. E është pikërisht ky institucion, i cili në rastin e ankimeve nga kandidatët e përjashtuar do të përballet me ta në Gjykatën Administrative të Apelit, e ngarkuar me vendimmarrje ndaj ankimeve kundër vendimeve për përjashtim të kandidatëve. Në 16 janar mbaron afati për paraqitjen e kërkesave nga të interesuarit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë. Në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ligji i ri parashikon se 6 nga 11 anëtarët e tij janë gjyqtarë të niveleve të ndryshme të pushtetit gjyqësor. 5 anëtarët e tjerë zgjidhen nga radhët e juristëve e më përkatësisht: avokatëve, pedagogë të drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. E njëjta formulë vlen edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku i vetmi ndryshim janë radhët nga përzgjidhen anëtarët. Deputeti
i PS, njëkohësisht kryetar i Komisionit heti mor parlamentar për Privatizimin e OSHEE- së, Taulant Balla publikoi dje për mediat një mesazh elektronik, që sipas tij vërteton rolin e shtetasit Nuel Kalaj në marrëveshjen mes CEZ dhe qeverisë "Berisha". Sipas Ballës, email- i i shkëmbyer mes krerëve të kompanisë çeke provon edhe përfshirjen e të birit të ish- kryeministrit Berisha në aferën e privatizimit. "Kjo është një ndër shumë provat e pakontestueshme, e cila dëshmon qartë rolin që ka luajtur Nuel Kalaj. Ai ka qenë i lidhur me të birin e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Kjo kuptohet qartë në këtë e- mail, ku drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i thotë nëndrejtorit të CEZ në Pragë, Tomas Pleskaç, se do ta priste së bashku me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Hejsek thotë gjithashtu se, sipas Nuelit, "takimin me të birin do ta shtyjmë për nesër, pas ardhjes së kryeministrit". Pra, kuptohet që Tomas Pleskaç, së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij", tha z. Balla. Sipas tij, ky mesazh do të jetë në fokus të mbledhjes së ardhshme të komisionit hetimor parlamentar. Ai shtoi se, ndërkohë komisioni ka marrë nën administrim edhe disa dokumente nga banka të nivelit të dytë, të cilat konfirmojnë kryerjen e transfertave bankare me vlerë miliona euro nga CEZ, të cilat më pas janë tërhequr në formë kesh nga Nuel Kalaj në qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve. "Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë kesh Nue Kalaj", tha z. Balla.