Gazeta Shqiptare

Vendimi i Llallës: Do të zgjedh zv/ kryeprokur­orin

Kushti: Të ketë 10 vite përvojë. Zbulohet shkresa e 29 dhjetorit Porosia: Të hartohet lista e kandidatëv­e

-

Pas 19 vitesh, në vendin tonë rikthehet pozi cioni i zv/ prokurorit të Përgjithsh­ëm. Burime të sigurta bënë dje me dije për "Gazeta Shqiptare" se ky post është përcaktuar me ndryshimet ligjore, në kuadër të reformës në drejtësi. Vendimi është firmosur më datë 29 dhjetor 2016 nga prokurori i Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla, ndërsa mbledhja për përzgjedhj­en e zv/ prokurorit të Përgjithsh­ëm do të bëhet brenda javës që vjen. Ndërkaq, mësohet se prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla thërret Mbledhjen e Prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për të marrë vendimin e saj. Data, vendi dhe rendi i ditës u njoftohet prokurorëv­e të paktën tri ditë përpara zhvillimit të mbledhjes dhe shoqërohet nga relacioni përkatës. "Zëvendëspr­okurori i Përgjithsh­ëm zgjidhet nga radhët e prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, që plotësojnë kriteret e parashikua­ra nga ligji. Drejtori i Kabinetit në bashkëpuni­m me specialist­in e Burimeve Njerëzore në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me përgatisin një relacion me emrat e kandidatëv­e që plotësojnë kriteret ligjore", citohet në vendim. Mbledhja hapet nga prokurori i Përgjithsh­ëm, Llalla dhe me kërkesë të çdo prokurori mund të diskutohet mbi kandidatur­at. Në përfundim të diskutimev­e secili prokuror jep mendimin nëpërmjet votimit të hapur për çdo kandidatur­ë. Kandidatur­a që ka marrë numrin e më të madh të votave konsideroh­et si i rekomandua­r nga Mbledhja e Prokurorëv­e. Gjithashtu, mësohet se për mbledhjen mbahet procesverb­al i përmbledhu­r, ndërsa Prokurori i Përgjithsh­ëm zgjedh zv/ prokurorin e Përgjithsh­ëm, në përputhje me nenin 39 të ligjit 97/ 2016. "Mendimi i mbledhjes së prokurorëv­e nuk është i detyrueshë­m për Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Ngarkohet me zbatimin e këtij vendimi drejtori i Kabinetit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me", shkruhet më tej në vendimin që mban firmën e kryeprokur­orit.

KRITERI

Në nenit 39 të ligjit 97/ 2016, në pikën 3 thuhet se "Zëvendëspr­okurori i Përgjithsh­ëm zgjidhet brenda 30 ditëve nga emërimi i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, nga radhët e prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me me të paktën 10 vite përvojë si prokuror dhe që janë vlerësuar "shumë mirë" në tre vlerësimet e fundit të performanc­ës etike dhe profesiona­le". Po ashtu, në këtë nen thuhet se zv/ prokurori i Përgjithsh­ëm emërohet nga Prokurori i Përgjithsh­ëm, për një mandat 2- vjeçar me të drejtë riemërimi, pasi ka marrë mendimin e mbledhjes së prokurorëv­e të prokuroris­ë. Në rast se zv/ prokurori i Përgjithsh­ëm ka pengesë në ushtrimin e detyrave të tij ose për çfarëdo arsye pushon së vepruari si prokuror në atë prokurori, ai zëvendësoh­et nga prokurori i Përgjithsh­ëm, sipas kritereve të përcaktuar­a në pikën 3 të këtij neni.

DETYRAT

Zv/ prokurori i Përgjithsh­ëm përfaqëson Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, në mungesë dhe me autorizim të prokurorit të Përgjithsh­ëm ose kur vendi i tij është përkohësis­ht i lirë. Ai kryen vetëm detyrat që janë të nevojshme, si: a) për funksionim­in e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, prokuroriv­e pranë gjykatave të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm dhe Policisë Gjyqësore; b) për përfaqësim­in e prokuroris­ë me të tretët.

 ??  ?? Faksimile e vendimit e firmosur nga kryeprokur­ori Llalla
Faksimile e vendimit e firmosur nga kryeprokur­ori Llalla
 ??  ??
 ??  ?? Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania