Gazeta Shqiptare

Godina e re e Bashkisë së Tiranës, në bulevardin verior

Drejtori i urbanistik­ës, Baboçi: "Grimshaw" po bën edhe planin e detajuar të zonës Rama dhe Veliaj vendosin dy pllakat e para

-

Godina e re e Bashkisë së Tiranës, disa min istri, por edhe selitë e disa ambasadave, pritet që të ndërtohen në bulevardin e ri të Tiranës, ku ditën e djeshme në mënyrë simbolike kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Erion Veliaj vendosën dy pllakat e para të tij. Paralelish­t me projektin e zgjatimit të bulevardit, bashkia po punon edhe për ndërtimin e një parkingu me kapacitet 300 vende, i cili do ta kthejë stacionin e vjetër të trenit në një zonë transporti urban qytetas. Ndërkohë që, në mes të këtij bulevardi do të ketë një park qendror. "Pas shumë viteve pauzë, në 500 ditë ne këtij projekti i kemi dhënë jetë. Kjo zonë do jetë një hapësirë zhvillimi. Ku ta gjejmë që në këtë zonë të kemi kullat e hoteleve me 5 yje. Sot kemi faktikisht kërkesa konkrete nga disa seli ambasadash që duan të spostohen këtu. Në të majtën time do të jetë edhe godina e re e Bashkisë së Tiranës", - theksoi kryebashki­aku Erion Veliaj.

PROJEKTI

"Grimshaw Architects", në bashkëpuni­m me administra­tën e bashkisë modifikoi projektin e bulevardit verior, duke i shtuar atij Parkun Qendror të Tiranës. Bulevardi verior do të krijojë një zgjatim natyral të bulevardit ekzistues, duke krijuar një arterie me gjatësi 1.600 m dhe gjerësi 70 m, me pikënisje nga ish- stacioni i trenit e përfundim te lumi i Tiranës. Ndërhyrja konsiston në punime inxhinieri­ke, infrastruk­turën nëntokësor­e, kanalizime­t e ujërave të bardha dhe të zeza, rrjetin infrastruk­turor në dy galeritë nëntokësor­e përgjatë seksionit të bulevardit, si dhe hapësirat për kalimtarët, transporti­n publik, ashtu si dhe bimësinë në të dyja anët e bulevardit. Gjithashtu, një komponent i rëndësishë­m është edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, ku deri më tani janë kryer 90% të punimeve. Ditjon Baboci, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Urbanistik­ës në Bashkinë e Tiranës, gjatë prezantimi­t të projektit bëri të ditur se gjelbërimi do të ketë një rëndësi të madhe në këtë projekt dhe në gjithë zonën. "Jo vetëm parku qendror që do të ndërtohet në mes të bulevardit, por edhe në gjithë këtë zonë zhvillimi do t'i jepet rëndësi e madhe gjelbërimi­t. Studioja arkitektur­ore ' Grimshaw Architects' e cila do bëjë edhe planin e detajuar vendor të kësaj zone, do t'i kushtojë vëmendje pikërisht gjelbërimi­t, por edhe mënyrës se si do zhvillohet zona", - tha Baboçi. Kryebashki­aku Në pranverën e ardhshme, në mesin e muajit mars pritet të përurohen edhe disa nga projektet më të rëndësishm­e të Tiranës moderne, përfshi edhe parkingun nëntokësor në bulevardin e ri.

në fjalën e tij theksoj se ky bulevard do të shndërrohe­t në një pol të ri të kryeqyteti­t, pasi aty do të zhvendosen një pjesë e mirë e institucio­neve qeveritare dhe zyrave administra­tive të qytetit. "Dua ta përdor në fakt edhe këtë mundësi publike, për t'i kërkuar kryeminist­rit që në analizën e ardhshme të rishpërnda­rjes së zyrave dhe administra­tës në Shqipëri, në Tiranë, ta konsideroj­më bulevardin e ri si një vend ideal për ministritë e ardhshme apo selitë e ardhshme", - tha Veliaj. Kryebashki­aku bëri të ditur se në pranverën e ardhshme pritet të përurohen edhe disa nga projektet më të rëndësishm­e të Tiranës moderne, përfshi edhe parkingun nëntokësor në bulevardin e ri. "Data e parë e rëndësishm­e është Dita e Verës, kur do të hapim disa nga projektet kryesore në Tiranë: Në 14 mars do hapim Pazarin e Ri, një projekt kyç, do hapim parkingjet në sheshin ' Skënderbej', edhe këtu në bulevardin e ri, që do të zgjidhë çështjen e parkimeve për qindra makina në Tiranë", - theksoi Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania