Gazeta Shqiptare

Bursa studimi në Hungari, aplikimi mbyllet më 5 mars, ja kriteret që duhet të plotësoni

Preferohen fushat: Bujqësi, Inxhinieri dhe Shkenca Natyrore

-

zbatim të programit të bashkëpuni­mit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria e Republikës së Hungarisë, përmes Fondacioni­t Publik Tempus, shpall programin e bursave shtetërore për shtetasit e huaj, për vitin akademik 2017- 2018, sipas kategorive të ndara si më poshtë: Studime të pjesshme në nivelin bachelor/ master/ doktoratur­ë ( 12 semestra). Kandidatët e interesuar duhet të jenë të regjistrua­r dhe të kenë sta-

PROGRAMET

Preferohen aplikimet në fushat e studimit si vijon: Bujqësi, Inxhinieri, Ekonomi, Arte dhe Shkenca Natyrore. Studentët që aplikojnë për kurse master duhet të kenë përfunduar studimet bachelor dhe të kenë diplomën përkatëse për këtë nivel studimesh.

tusin e studentit në një nga universite­tet e vendit të tyre. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm për studime të nivelit që janë duke ndjekur në vendin e tyre. Këto studime janë të vlefshme maksimumi për një vit akademik pa mundësi

shtyrjeje të mëtejshme. Studime të plota në nivelin bachelor/ master ( 6 semestra). Programet bachelor zgjasin nga 24 vite akademike ndërsa studimet master nga 1.5- 2 vite akademike. Preferohen aplikimet në fushat e studimit si vijon: Bujqësi, Inxhinieri, Ekonomi, Arte dhe Shkenca Natyrore. Studentët që aplikojnë për kurse master duhet të kenë përfunduar studimet bachelor dhe të kenë diplomën përkatëse për këtë nivel studimesh. Studime Doktorale PHD, program i plotë ( 2+ 2 vite akademike). Kandidatët që aplikojnë për këto studime duhet të kenë një diplomë të nivelit master. Për të gjitha nivelet e studimit, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e nivelit të njohurive të gjuhës të përcaktuar­a nga programi i studimit për të cilin do të aplikojnë. Kandidatët do të bëjnë fillimisht aplikimin online, i cili do të jetë i hapur nga mesi i janarit 2017. Sugjerohet që të gjithë kandidatët, përveç aplikimit online duhet të dorëzojnë kopjet origjinale të dokumentac­ionit me postë në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve për këto bursa studimi deri në datën 5 mars 2017, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania