Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, tapi për 30 mijë familje, procedura për të përfituar

Zbardhet vendimi, hipotekë për 1.320 pallate që kanë shkelur lejen duke ndërtuar shtesa Rreth 18 mijë familje përfitojnë vetëm në Tiranë

-

Rreth 30 mijë familje në të gjithë vendin që kanë blerë shtëpi në pallate ku është shkelur leja e ndërtimit nga pronarët do të pajisen me hipotekën e shtëpive. Në procesin e legalizimi­t do të përfshihen 1.320 pallate në të gjithë vendin, 700 prej të cilave janë në Tiranë. Numri i familjeve që do të marrin tapinë e shtëpisë pavarësish­t faktit se ndërtuesi ka shkelur lejen duke ndërtuar shtesa në lartësi ose anësore, vetëm në Tiranë është 18 mijë. Punonjësit e ALUIZN- it do të kryejnë matjet në terren dhe do të përfundojn­ë gjithë procedurën deri në pajisjen me tapi. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe parashikon gjithë procedurën që duhet të ndjekin përfituesi­t për t'u pajisur me tapi. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni bën të ditura detajet e vendimit.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave miratoi projektven­dimin "Për përcaktimi­n e rregullave të legalizimi­t të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatës­he pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënie­n". Ky projektven­dim u hartua nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe ALUIZNI, në zbatim të neneve 36 dhe 43/ 1 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. "Sipas të dhënave që kemi, janë rreth 30 mijë familje në Republikën e Shqipërisë, të cilat jo për faj të tyre, nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës ku jetojnë. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1.320 pallate që preken nga ky vendim, 700 prej të cilave janë në territorin në administri­m të

Bashkisë së Tiranës. Këto familje, edhe pse e kanë blerë pronën në mirëbesim, nuk janë bërë pronarë, për shkak të mospërmbus­hjes së detyrimeve ligjore nga ana e ndërtuesve. Pra, qytetarët të cilët kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj ndërtuesve të pallateve, nuk mund të penalizohe­n prej këtyre ndërtuesve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat apo dety-

rimet ligjore", - tha Gjermeni. Ministrja bëri të ditur se vendimi i miratuar dje nga qeveria i jep zgjidhje përfundimt­are kësaj problemati­ke të mbartur në vite dhe bën të mundur legalizimi­n e pronave për këto familje. "Nga njëra anë rregullohe­t e drejta e regjistrim­it të banesave nga individët që i kanë blerë dhe, nga ana tjetër, synohet vjelja e të gjitha detyri-

meve financiare nga ndërtuesit dhe investitor­ët. Ligjërimi i pronës nëpërmjet këtij vendimi, bën të mundur disponimin dhe qarkullimi­n e saj në tregun e lirë. Në aspektin ekonomik pritet të ketë një ndikim pozitiv në financat e këtyre familjeve si dhe në financat e njësive të qeverisjes vendore dhe buxhetit të shtetit. Me gjithë vështirësi­të e hasura, për shkak të problemati­kës së mbartur, Ministria e Zhvillimit Urban dhe ALUIZNI mbeten plotësisht të angazhuar për finalizimi­n e procesit të legalizimi­t. Në funksion të kësaj ecurie, që prej vitit 2014, MZHU ka ndërmarrë 4 nisma ligjore të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, si dhe 24 vendime të Këshillit të Ministrave, një prej të cilave sapo u miratua", - tha Gjermeni.

LEGALIZIME­T

Deri më sot janë kryer 110 mijë legalizime, 90 mijë vetëm në vitet 2014- 2016 ose, thënë ndryshe, 5 herë më shumë se në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme. Megjithatë, ekziston një kategori qytetarësh të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë nga ky angazhim madhor i qeverisë.

 ??  ?? Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania