Gazeta Shqiptare

Basha: Votimi elektronik, kusht i panegociue­shëm

Zgjedhjet e 18 qershorit, opozita kushtëzon çdo veprim, me avancimin e Kodit Zgjedhor "Përshëndes LSI- në për të shkuar në zgjedhje me lista të hapura"

- Valentina Madani

Opozita u dakordësua dje për një platformë të plotë që garanton standardet në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërkohë që kreu i PD- së, Lulzim Basha ripërsërit­i si kusht votimin dhe numërimin elektronik, ndërsa shprehu mbështetje­n për listat e hapura. Sipas tij, opozita do të kushtëzojë qëndrimin e saj politik në Kuvend dhe jashtë tij me votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit. Pas takimit që zhvilloi me përfaqësue­sit e partive opozitare, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha tha se reforma zgjedhore është kusht i panegociue­shëm, pasi zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit e shitblerje­s së votës. "Opozita do të kushtëzojë çdo akt tjetër para reformës zgjedhore; kemi një platformë në themel që është votimi dhe numërimi elektronik, nuk ka më kohë. Çështja numër 1 janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. I gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë parlamenti­t do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këto zgjedhje do vendosin qytetarët, jo kriminelët", - theksoi z. Basha. Kreu i opozitës rikonfirmo­i se pikat kyçe të kësaj platforme mbeten: "Votimi elektronik, numërimi elektronik, kufizimi i shpenzimev­e të fushatës dhe barazia në aksesin mediatik". "E reja është se kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishm­e për shqiptarët se kjo nuk ka dhe s'mund të ketë! Ndaj opozita do të kushtëzojë çdo lëvizje të mëtejshme me platformën për reformën zgjedhore. Votimi elektronik është dhe mbetet kërkesë kyçe e patejkalue­shme. Demokracia nuk është projekt- pilot, por projekt kombëtar", - u shpreh kreu i PD- së. Z. Basha u shpreh pro edhe propozimit të bërë nga LSI- ja për lista të hapura. Konkretish­t, lidhur me kërkesën e LSI- së për sistemin zgjedhor, Basha u shpreh pro çdo varianti që u jep pushtet qytetarëve, përfshi listat e hapura, sistemin maxhoritar, apo edhe zgjedhjen e kandidatëv­e për deputetë nga anëtarësia. Por ai kërkoi të sigurohet më parë vota e lirë përmes votimit me shenja gishtash dhe numërimit elektronik të votave. "PD- ja nuk është pengesë për listat e hapura, personalis­ht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë do t'ua kalojë qytetarëve. Por diskutimi për listat e hapura apo çdo sistem zgjedhor mbetet një diskutim propagandi­stik sa kohë që nuk garantohet vota dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme", - u shpreh kreu i PD- së. Takimi i Bashës me aleatët vjen një ditë pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku palët ranë dakord që ditët në vijim pas diskutimit në nivel politik, të gjitha çështjet të adreso- hen në formën e amendament­eve në tryezën e punës të komisionit. "Sot ( dje) kemi mbajtur një takim të opozitës parlamenta­re, që vjen pas një koordinimi paraprak edhe me opozitën joparlamen­tare, dhe kemi rastin të konfirmojm­ë qëndrimin tonë për zgjedhjet e ardhshme. Qëndrimi i unifikuar i opozitës është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por qytetarët. Nuk mund të vendosin varfëria dhe korrupsion­i qeveritar, por vullneti i qytetarëve", - theksoi z. Basha. Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit, ndërkohë që akuzon se Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve. Për këtë platformë është rënë dakord dje se ajo është kusht i patejkalue­shëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me përfaqësue­sit e partive opozitare
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me përfaqësue­sit e partive opozitare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania