Gazeta Shqiptare

Blushi: Jemi në dimër politik, pas zgjedhjeve shqiptarët më pesimistë

Kreu i LIBRA- s flet për jetën e tij: Do rrija në PS po të isha karrierist "Nuk duhet ta çojmë konfliktin deri në revolucion"

-

Deputeti dhe themelue si i LIBRA- s, Ben Blushi deklaroi dje se Shqipëria është në një dimër politik. I pyetur nga studentë të ekselencës, në emisionin e mëngjesit "Vila 24" në ' News24', Blushi u shpreh se konflikti politik në vend nuk mund të zgjidhet me revolucion, por ai tha se pesimizmi pas zgjedhjeve do të shtohet.

Si ka ndikuar të qenët djali dhe nipi i një shkrimtari në jetën tuaj?

Fakti që bëj këtë që bëj është edhe për këtë arsye. Jo vetëm në rastin tim, fëmijët ndjekin zanatet e prindërve. Kam përshtypje­n, po të kisha lindur në një familje që merret me ekonomi do isha bërë biznesmen, apo me sport. Absolutish­t që ka ndikuar! Kur isha 2- 3 vjeç, shihja babain dhe gjyshin tim duke shkruar.

Është babai lexuesi i parë i librave tuaj? Jo. Ose gruaja? Në disa raste po. Është shumë pak e dobishme. Edhe miqve të mi iu them ' mos m'i jepni sepse do jua ndryshoj tërësisht'. Kur shkruaj, nuk ia tregoj askujt, sepse më duket sikur do më ikë frymëzimi.

Kë nga 5 librat pëlqeni më shumë?

Më pëlqen më shumë libri që nuk kam shkruar akoma. Që nga viti 2005 kam botuar 7 libra.

Kanë elementë biografikë librat e tu?

Nuk e them dot. Unë jam në një moshë të ndërmjetme dhe më duket edhe vetja i ri dhe sikur nuk jam shumë i ri. Në këtë kuptim ka ardhur koha të shkruaj për veten. Mund të gjesh gjëra të përafërta, por nuk jam unë tek asnjëri nga personazhe­t.

Ju shkruani për të ardhmen; pse?

Nuk është e vërtetë. Në vitin 2008 kam shkruar "Të jetosh në ishull"; tregonte se si shqiptarët u konvertuan në myslimanë. Më pas "Otello, Arapi i Vlorës", sërish historik. Pas tij "Shqipëria", që bënte fjalë sërish për mesjetën. Pasi shkrova 3 romanet e para, thashë ' e kam unë aftësinë të shkruaj për të ardhmen'? Njëherë kur më kanë pyetur kam thënë se kam frikë se nuk kam aftësinë të përshkruaj shqiptarin e ditëve tona. Ndaj vendosa të shkruaj për të tashmen dhe të ardhmen. Vitin e kaluar shkrova "Kandidati", shumë skenik. Libri i fundit "KM" është projektuar në të ardhmen. Shkrimtari gjithë kohën eksperimen­ton. Në radhë të parë me veten.

Çfarë natyre jeni përtej librave?

Kam arsye të jem pesimist për Shqipërinë. "Hëna e Shqipërisë" nuk është roman, është një libër që projekton Shqipërinë në 20- 30 vitet e ardhshme. Jam marrë shumë me çështjen e popullsisë. Shqipëria është një vend që po tkurret.

A mendon Blushi të ketë një revolucion demokratik në 2017- ën?

Unë jam përpjekur që Shqipëria të ndryshojë me mjete politike. Nuk duhet ta çojmë konfliktin tonë deri në revolucion. "Unë kam bërë fushatë me PS- në dhe kam miq, por nuk po flas kundër socialistë­ve, por kundër Rilindjes. Rilindja nuk është Partia Socialiste. Kur një vend pushtohet, atij i hiqen të drejtat. Unë kam ikur pasi u hoq e drejta e votës. Ika me dëshirë, pasi m'u hoq një e drejtë themelore", - tha dje, Blushi.

A mund të ketë një revolucion në Shqipëri?

Mund të ketë shumë të rinj që të përpiqen ta ndryshojnë me mjete të tjera politikën.

Mendoni se do ketë zgjedhje të lira?

Shpresoj, por nuk kam besim. Pas zgjedhjeve, pesimizmi në Shqipëri nuk ka gjasa të zbehet, do shtohet. Sido që të dalin zgjedhjet. Pesimizmi nuk ka gjasa të zbehet.

Ka në politikë vit me 3 stinë, pas këtij pasazhi që ndoqëm...

Ky pasazh nuk ka lidhje, në politikë ka një dekadë që ka vetëm një stinë. Aktualisht kemi kapërcyer vjeshtën dhe jemi në dimër politik. Libra çfarë është? LIBRA është një projekt politik që do të ndryshojë Shqipërinë. Sot LIBRA ka 600 anëtarë online dhe shumë të paregjistr­uar. Regjistrim­i mund të kryhet online përmes "Libra. al". Pas kësaj ti je një kandidat potencial për të garuar. Ka çdo ditë njerëz që vijnë te LIBRA pasi shohin çfarë është LIBRA dhe më pas vendosin. Dikush merret me programin, dikush tjetër me organizim. LIBRA merr përsipër të mbështesë shtresat e varfra dhe të mesme.

Një nga gjërat aktuale është arrestimi i Haradinajt; kush është arsyeja e arrestimit sipas jush?

Haradinaj nuk mendoj se do ekstradohe­t në Serbi. Ky është një presion që i bëhet politikës në Kosovë. Kanë gjetur një kleçkë që është konsumuar, pasi ai është shpallur i pafajshëm nga Haga. Kosova ka shumë presion ashtu si Shqipëria, për të ndryshuar.

Në Kosovë sot do bëhet tubim për Haradinajn; po në Shqipëri?

Ne duhet të jemi më diplomatik­ë, Shqipëria do bëjë të vetën me aq sa mundet.

Keni bërë një kritikë të vazhdueshm­e ndaj Ramës; ka ndonjë gjë që doni të shprehni?

Unë kam bërë fushatë me PS- në dhe kam miq, por unë nuk po flas kundër socialistë­ve, por kundër Rilindjes. Rilindja nuk është Partia Socialiste. Kur një vend pushtohet, atij i hiqen të drejtat. Unë kam ikur pasi u hoq e drejta e votës. Ika me dëshirë, pasi m'u hoq një e drejtë themelore. Unë kam bërë betejë për të drejtën time.

Kam dëgjuar se ju jeni larguar nga PS- ja se Rama nuk ju bëri ministër...

Këto gjëra i kam kapërcyer. Nuk është betejë karriere, pasi nëse do ishte, do rrija te Rilindja. PS- ja është parti legale, pranoi të pushtohej nga nevoja për të ardhur në pushtet. PS- ja na la pa statusin kandidat. E dini pse nuk u hapën negociatat? Një nga arsyet ishte se Shqipëria ka probleme me kanabisin.

 ??  ?? Deputeti Ben Blushi
Deputeti Ben Blushi
 ??  ?? Deputeti dhe themeluesi i LIBRA- s Ben Blushi me studentët e ekselencës në “NEWS 24”
Deputeti dhe themeluesi i LIBRA- s Ben Blushi me studentët e ekselencës në “NEWS 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania