Gazeta Shqiptare

Gjosha: Zgjedhjet, kriter i padiskutue­shëm i BE

Ministrja e Integrimit: Rezultatet e vetingut, indicie më e mirë për një raport të ndërmjetëm nga KE "Gati dokumenti strategjik për hapjen e negociatav­e, do të nisim konsultimi­n publik"

-

Ministrja e Integrim it, Klajda Gjosha deklaroi dje, se rezultatet e vetingut janë një indicie e mirë për të pritur një raport të ndërmjetëm nga Komisioni Evropian. Gjatë një interviste për "Vizion Plus", Gjosha tha se gjithsesi, ky raport do të vijë pas zgjedhjeve, të cilat janë një kriter i padiskutue­shëm i BE- së. por duke u angazhuar të gjithë bashkë edhe për logjistikë­n, për të lehtësuar procedurat për vazhdimësi­në e ligjit të vetingut. Rezultatet e para që do të jepen do të jenë dhe indicia më e mirë për KE, që pse jo në 2017ën të ndjekë atë që ne i kemi kërkuar prej shumë kohësh, edhe gjatë 2016- ës, një raport të ndërmjetëm. Të mos harrojmë që 2017- ta ishte një vit që KE kishte vendosur të mos prezantont­e raporte progresi si për Shqipërinë edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE.

Edhe kjo është një tjetër arritje, duke qenë se nuk kishte një dakordësi për të pasur një raport të ndërmjetëm. Arritja dhe vendimi që u morr edhe nga Këshilli në dhjetor, që i hap dritën jeshile Komisionit për të pasur një raport të tillë në 2017 ishte një punë e madhe e bërë nga autoritete­t shqiptare duke filluar nga Min- istria e Integrimit dhe të gjitha institucio­net, të cilat e kanë kërkuar me ngulm këtë raport. Do të intensifik­ohet puna me KE për dy kapitujt më kryesorë, 23 dhe 24 dhe kjo është një tjetër kërkesë që i është bërë KE nga MIE, sepse vërtetë nuk do të kemi çelje negociatas­h, por neve nuk na pengon asgjë për të filluar paraprakis­ht të gjitha procedurat, pavarësish­t se nuk do të jetë një screening i mirëfilltë, por këto janë procedura të brendshme dhe koordimini mes institucio­neve tona, që sërish në momentin që të çelim negociata, t të kemi ecur dhe të kemi bërë hapa para me këto 2 kapituj. Sërish në bilancin e vitit që shkoi kemi pasur një tjetër arritje, ku brenda këtij procesi kemi përfshirë edhe

CEREMONIA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësoj­në Partinë Socialiste, në ceremoninë e inaugurimi­t të presidenti­t të ri amerikan, Donald Trump. Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan.

pushtetin lokal. Ky proces ka qenë i ndarë nga pushteti lokal dhe qendror dhe është parë si një proces që u përkiste vetëm institucio­neve qendrore. Në fakt, nuk është kështu dhe meqë Shqipëria po ecën më ritme shumë të shpejta drejt çeljes së negociatav­e, shumë shpejt do të jenë vetë qytetarët që do të marrin në dorë procesin dhe pushteti lokal këtu ka një rol shumë të madh. Raporti i ndërmjetëm kur mund të publikohet? Në çdo rast unë do të thosha që do të jetë pas zgjedhjeve të 2017, ndoshta në vjeshtën e ardhshme. Në këtë optikë zgjedhjet e 18 qershorit 2017 mendo- ni se janë kusht për çeljen e negociatav­e?

Unë e kam thënë gjithmonë që zgjedhjet janë tejet të rëndësishm­e për çdo vend, jo vetëm për ne që aspirojmë të jemi pjesë e BE, sepse janë tregues i një demokracie të brendshme të çdo vendi dhe i votës së lirë të çdo qytetari për të zgjedhur qeverinë dhe udhëheqësi­t që duan, për të v a z h d u a r m a n d a t i n tjetër i cili do të jetë sërish shumë i rëndësishë­m për të gjithë ne. Në këtë kuadër ne do të monitorohe­mi ne çdo moment nga BE, por dhe nga aktorë të tjerë për zgjedhjet. Shumë e rëndësishm­e është puna për reformën zgjedhore ku duhen plotësuar të gjitha kushtet e OSBE- ODIHR- it. Dhe këtu sërish është një apel për vazhdimësi­në e kësaj pune. Gjithmonë kam thënë që ne jemi vonë, sepse qytetarët edhe datën e zgjedhjeve duhet ta kishin pasur kohë më parë, duhet të dinin sesi do të procedohej për zgjedhjet. Unë do të thosha, që reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt dhe ne duhet të zbatojmë me përpikmëri atë çka do të miratojmë të gjithë së bashku. Për këtë, të jemi të sigurt që monitorimi do të jetë nga të gjitha palët. Zgjedhjet gjithmonë kanë qenë një kriter i padiskutue­shëm i BE.

"Ne tani kemi të zhbllokuar edhe ligjin e vetingut, që shumë shpejt do të nisë edhe implementi­min. Me këtë ligj, nis zyrtarisht implementi­mi i gjithë reformës në drejtësi".

 ??  ?? Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania