Gazeta Shqiptare

Forumet rinore: Lironi Haradinajn, është heroi i të gjithë shqiptarëv­e

Të rinjtë e PS, PD, LSI e PDIU protestojn­ë bashkë para ambasadës franceze

-

rinjtë e forumeve rinore politike protestuan dje para Ambasadës së Francës në Tiranë për të kërkuar lirimin e ishkryemin­istrit, luftëtarit dhe politikani­t të shquar të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rreth 500 të rinj morën pjesë në protestën paqësore, teksa në duar mbanin slogane "Me Ramushin", "Ramush Haradinaj është Kosova", "Francë, mos na zhgënje, thuaji jo lojërave të Serbisë" apo "LRI në mbështetje të lirisë", "Haradinaj simbol i lirisë", "Për Haradinaj, një komb një qëndrim", etj. Gjatë protestës, drejtuesit e forumeve kryesore politike në vend bënë thirrje për lirimin e menjëhersh­ëm të Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar nga policia

PARULLAT

Rreth 500 të rinj morën pjesë në protestën paqësore, teksa në duar mbanin slogane "Me Ramushin", "Ramush Haradinaj është Kosova", "Francë, mos na zhgënje, thuaji jo lojërave të Serbisë" apo "LRI në mbështetje të lirisë", "Haradinaj simbol i lirisë", "Për Haradinaj, një komb një qëndrim", etj.

franceze në bazë të një urdhër- arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004. "Është në traditën e shqiptarëv­e që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cenon ne si komb dhe dinjitetin tonë si komb", tha Eljo Hyska,

kreu i FRESSH. "Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëv­e, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëv­e në çdo cep të globit", tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD- së. Në fjalën e saj, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Inte- grim, Floida Kërpaçi, kërkoi lirimin sa më parë të Ramush Haradinajt, për të cilin tha se është simbol i sakrificës për të gjithë shqiptarët. "Më vjen mirë që sot jemi këtu së bashku me gjithë kolegët e mi të forumeve rinore dhe me të gjithë të rinjtë shqiptarë me një kauzë shumë të madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne jemi këtu sot për të kërkuar lirimin e z. Ramush Haradinaj dhe rikthimin e tij në Kosovë. Z. Haradinaj është një simbol i sakrificës, i cili ka bërë që të gjithë shqiptarët të gëzojnë lirinë, dinjitet dhe drejtësi. Ne kërkojmë lirimin e menjëhersh­ëm të z. Haradinaj dhe kemi besim te Franca. Kemi besim tek ajo Francë, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne kemi besim se kjo Francë nuk po ndihmon Serbinë e Milloshevi­çit", - tha Kryetarja e LRI- së. "Është një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore", tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU.

 ??  ?? Të rinjtë e forumeve rinore politike gjatë protestës së djeshme para Ambasadës së Francës në Tiranë
Të rinjtë e forumeve rinore politike gjatë protestës së djeshme para Ambasadës së Francës në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania