Gazeta Shqiptare

ISIS vë në shënjestër Italinë, policia: Të ruhemi nga shqiptarët

Shqetësime­t, pas kapjes së terroristi­t të Berlinit nga policia italiane në Milano Gabrielli: Shqipëria duhet të ndiqet nga afër

-

Italia ka shprehur hapur shqetësimi­n për një sulm të mundshëm nga ISIS- i. Ka qenë Shefi i Policisë së Italisë, Franco Gabrielli ai i cili ka deklaruar se Itali është shënjestra e radhës. Zyrtari i lartë ka përmendur edhe frikën nga xhihadistë­t shqiptarë që janë përhapur shumë në shtetin fqinj. Kur u pyet nëse rreziku për të pasur sulme terroriste në Itali ishte seriozisht i lartë, Gabrielli u përgjigj pa mundësinë e keqkuptimi­t: "Po, unë besoj se për këtë duhet të jemi të vetëdijshë­m se mundësia e një sulmi është shumë e lartë". Shqetësime­t në lidhje me sulme të mundshme terroriste në Itali janë ngritur gjatë muajve të fundit, që kur Anis Amri, tuniziani që konsideroh­et përgjegjës për sulmin e dhjetorit të 2016- ës në Berlin, u kap nga policia italiane në Milano. Ajo që duket të jetë më shqetësues­e për njerëzit që jetojnë në Itali është se Amri kaloi katër vjet në një burg italian, ku u radikalizu­a. Për më shumë, flamujt e ISIS- it janë parë në qytete të ndryshme në Shqipëri. Sipas shërbimeve të fshehta italiane, kërcënimi kryesor tani përfaqësoh­et nga anëtarët e radikalizu­ar të komunitete­ve shqiptare që jetojnë në rajonin e Pulias në juglindje të Italisë. "Kërcënimi i Ballkanit është diçka e mundshme, nuk është e vërtetë", - tha Alessandro Orsini, drejtor i Observator­it për Sigurinë Ndërkombët­are në LUISS, Universite­tin e Romës, për "Al Arabiya". "Sulmet terroriste që ndodhën në qytetet perëndimor­e nuk janë kryer nga shtetas shqiptarë, armët e përdorura për sulmet nuk kishin lidhje me trafikun e armëve të paligjshme në Shqipëri dhe nuk ka pasur përfshirje të organizata­ve kriminale shqiptare", - shpjegoi Orsini, i cili është gjithashtu anëtar i Institutit të Teknologji­së në Massachu- setts ( MIT), duke shtuar se këta tregues empirike tregojnë se Shqipëria duhet të ndiqet nga afër, por se nuk ka kërcënime direkte për Italinë nga Shqipëria. "Unë do të flas drejt. Herët apo vonë ne do e paguajmë këtë çmim, nuk ka dyshim. Është e kotë të gënjejmë vetveten. Vetëm shpresojmë se do të jetë sa më i përmbajtur të jetë e mundur, por jemi në rrezik", - tha Gabrielli në një Sulmet terroriste që ndodhën në qytetet perëndimor­e nuk janë kryer nga shtetas shqiptarë, armët e përdorura për sulmet nuk kishin lidhje me trafikun e armëve të paligjshme në Shqipëri dhe nuk ka pasur përfshirje të organizata­ve kriminale shqiptare.

intervistë të botuar në gazetën italiane "Il Giornale". Fjalët e tij mbështeten nga fakti se hetimet për të dyshuarit besohet se lidhen me ISIS- in në Itali dhe treguan se ata ishin në fakt "gati për të zbatuar sulme dhe për të vrarë njerëz", - siç shpjegoi Gabrielli.

 ??  ?? Shefi i Policisë së Italisë, Franco Gabrielli
Shefi i Policisë së Italisë, Franco Gabrielli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania